
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pasur një ulje të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.
Autoritetet shëndetësorë të vendit fqinj raportojnë se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 13 574 të infektuarit e rinj, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 14372 raste.
Po ashtu, në këtë hark kohor ka pësuar një ulje të lehtë dhe numri i viktimave, sot u regjistruan 477 persona të vdekur, ndërsa ditën e djeshme ishin 492.
Por ajo që bën më optimistë epidemiologët italianë, është trendi i dy javëve të fundit, ku niveli i përhapjes ka rënë poshtë nivelit 1.
Sipas autoriteteve, COVID-19 po tkurret në mënyrë pothuajse në të njëjtën kohë në të gjithë territorin italian.
Ndërkohë, rajonet më të goditura mbeten Lombardia me 1900 raste dhe Emilja Romanja me 1320.
