Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si funksionon vaksina e Oxford/Astra Zeneca kundër Covid-19

Bota E enjte, 7 Janar 2021 10:10
Si funksionon vaksina e Oxford/Astra Zeneca kundër Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vaksina anti-Covid e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, mori të mërkurën aprovimin e shpërndarjes masive në Britaninë e Madhe. Po si funksionon kjo vaksinë? Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 përdor një version të padëmshëm dhe të dobësuar të një virusi të zakonshëm, që shkakton një ftohje tek shimpanzetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Studiuesit e kanë përdorur tashmë këtë teknologji për të prodhuar vaksina kundër një numri patogjenësh përfshirë gripin, Zikën dhe Sindromën e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS). Shkencëtarët kanë transferuar tek vaksina udhëzimet gjenetike për proteinën me thumba, që vesh nga jashtë koronavirusin, dhe që i duhet për të pushtuar qelizat.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 4 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 5 orësh

Kur vaksina hyn në qelizat brenda trupit, ajo e përdor këtë kod gjenetik për të prodhuar proteinën e koronavirusit. Kjo indukton një përgjigje imune, duke filluar sistemin imunitar për të sulmuar koronavirusin nëse infekton trupin. Virusi është modifikuar gjenetikisht, ndaj është e pamundur që ai të rritet tek njerëzit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po sa efektive është vaksina e Oksfordit? Të dhënat e botuara në revistën mjekësore “Lancet” në fillim të dhjetorit treguan se vaksina ishte 62 për qind efektive në parandalimin e Covid-19 midis një grupi prej 4.440 personash që morën 2 doza standarde të vaksinës, dhe i krahasuar me 4.455 njerëzit që morën një ilaç placebo.

Nga 1.367 njerëz që morën gjysmën e dozës së parë të vaksinës të ndjekur nga një dozë e dytë e plotë, 90 për qind patën mbrojtje kundër Covid-19, kur u krahasuan me një grup kontrolli prej 1.374 personash. Të dhënat e përgjithshme të “Lancet”, të cilat u rishikuan nga kolegët, paraqesin rezultate të plota nga provat klinike me më shumë se 20.000 njerëz.

Në një intervistë për “Sunday Times”, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Paskal Sorio, sugjeroi se të dhëna të tjera të paraqitura tek autoriteti rregullator, treguan se vaksina mund të kenë një efikasitet 95 për qind të arritur nga vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

“Ne mendojmë se e kemi kuptuar formulën fituese, dhe si të kemi efikasitet që pas dy dozave”- tha ai. Midis njerëzve që iu dha ilaçi placebo, 10 u pranuan në spital me koronavirus, përfshirë 2 me formë të rëndë, me njërin që humbi jetën.

Por midis atyre që u vaksinuan, nuk kishte shtrime në spital ose raste të rënda. Por a funksionon kundër llojit të ri mutant të koronavirusit? Profesori i Oksfordit Endrju Polard thotë:”Për momentin nuk ka asnjë provë që vaksinat, nuk do të funksionojnë kundër një varianti të ri, Por kjo është diçka që duhet ta shohim hap pas hapi. Ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur për këtë variant, ose ndoshta edhe variantet e së ardhmes.

Një nga gjërat më të rëndësishme që shkenca duhet të vazhdojë të bëjë tani ndërsa ecim përpara, është të monitorojmë viruset që janë përreth, dhe të sigurohemi që vaksinat janë ende jenë efektive kundër tyre”- theksoi ai.

Po si u krijua “kaq shpejt” vaksina e Oksfordit, dhe a është e sigurt? Kjo vaksinë (ashtu si ajo e Pfizer) është zhvilluar më shpejt se vaksinat e tjera, për disa arsye. Asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me mungesën e sigurisë apo djegien e etapave. Së pari, puna për një plan për të trajtuar pandeminë tjetër të madhe në botë nisi vite më parë, me shpërthimin e Ebolës në vitet 2014-2016.

Ndërkohë financimi është një element kryesor për zhvillimin e vaksinave. Dhe paratë ishin me bollëk. Për më tepër vaksina ka nisur të testohet tek njerëzit që në prill. Dhe që atëherë, vaksina i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme. Faza e tretë përfshiu 30.000 vullnetarë.

Po si ndryshon vaksina e Oksfordit nga ajo e vaksina Pfizer-BioNtech? Ajo nuk ka nevojë të ruhet në -70 gradë Celcius siç bën vaksina Pfizer. Endrju Hajuord, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Kolegjin Universitar Londër, thotë se kjo do të bëjë “një ndryshim të madh”. “Kjo do të thotë që ne mund t’i çojmë vaksinat atje ku është e nevojshme, në vend se t’i sjellim njerëzit në vendet e kufizuara, ku ne mund ta shpërndajmë atë”- tha ai. Walesonline – bota.al

Etiketat e lidhura

astra zenecaCovid-19vaksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.