Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sulmohet baza ushtarake në Florida, tre të vdekur dhe shtatë të plagosur

Bota E shtunë, 7 Dhjetor 2019 15:56
Sulmohet baza ushtarake në Florida, tre të vdekur dhe shtatë të plagosur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zyrtarët amerikanë deklaruan se i dyshuari për sulmin e së premtes në stacionin ajror të marinës në Pensakola të Floridas, është një student aviacioni nga Arabia Saudite. Autoritetet thonë se katër persona duke përfshirë edhe vet sulmuesin u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë incidentit. Motivi i sulmit ende nuk dihet. Ky është sulmi i dytë me armë në një bazë ushtarake amerikane gjatë kësaj jave.

Incidenti i dhunshëm ndodhi në stacionin ajror të marinës në Pensakola të Floridas.

“Rreth orës 6:30 të mëngjesit u njoftuam se kishte një sulmues me armë në njërën nga ndërtesat”, tha Kapiten Timothy Kinsella, oficer komande në stacionin ajror të marinës.

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmuesi është një student aviacioni nga Arabia Saudite. Presidenti Donald Trump e dënoi ngjarjen dhe ndau një mesazh të dërguar nga mbreti saudit, Salman.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Mbreti tha se njerëzit në Arabinë Saudite janë të zemëruar nga veprimet barbare të sulmuesit dhe se ky person në asnjë mënyrë nuk përfaqëson sauditët të cilët e duan shumë popullin amerikan”, tha presidenti amerikan Donald Trump.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha se autoritetet po hetojnë incidentin.

“Kur është i përfshirë një i huaj, sigurisht se hetimet dallojnë nga ato që mund të kyheshin nëse sulmuesi do të ishte nga komuniteti lokal”, tha ai.

Sipas faqes zyrtare të stacionit ajror të marinës, Florida punëson më shumë se 16 mijë ushtarë dhe 7 mijë e 400 punonjës civilë. Ata gjithmonë kanë mirëpritur studentët ndërkombëtarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kemi studentë nga vende të ndryshme. Ata mësojnë aviacionin dhe bëhen pilotë të marinës gjatë qëndrimit këtu”, tha kapiten Timothy Kinsella, oficer komandues në këtë stacion.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

Kryetari i bashkisë në Pensakola, Grover Robinson, tha se ushtria është pjesë e komunitetit prej më se 200 vjet.

“Jemi qytezë ushtarake. Zemrat dhe lutjet tona janë të lidhura me ata që shërbejnë çdo ditë. Sigurisht, kjo që ndodhi ishte e papritur”, tha ai.

Po kaq i habitur ngeli edhe sherifi i qarkut Eskambia.

“Skena e krimit ishte si shesh xhirimi i filmave. Ashtu sikur tha kryetari i bashkisë, ishte e papritur. Nuk prisnim që kjo të ndodhte në qarkun tonë. Por ndodhi”, tha sherifi i qarkut Escambia, David Morgan.

Ky incident pason një tjetër sulm që ndodhi këtë javë në mjediset e ushtrisë amerikane. Të mërkurën, një marinar amerikan vrau dy civilë dhe më pas edhe veten në një bazë ushtarake në Hawai./VOA

Etiketat e lidhura

baza ushtarakeFloridaTre të vdekur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.