Kryeministri britanik Rishi Sunak zbarkoi në Tel Aviv të enjten, duke filluar një vizitë në të cilën ai planifikon t’i ofrojë ngushëllime homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu për sulmin e Hamasit të 7 tetorit dhe të diskutojë luftën në Gaza.
Ndërkohë që Izraeli goditi Gazën me më shumë sulme ajrore të enjten, kryeministri britanik Rishi Sunak ndoqi presidentin e SHBA Joe Biden në vizitat për të demonstruar mbështetje për luftën kundër Hamasit ndërsa i kërkoi Izraelit të lehtësonte gjendjen e të rrethuarve.
Sunak ka zhvilluar bisedime me liderët izraelitë në Tel Aviv dhe pritet të vizitojë vende të tjera të rajonit.
