Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

The Guardian: Si mafia po del nga hija duke pushtuar skenën publike në Turqi

Bota E enjte, 25 Shkurt 2021 17:13
The Guardian: Si mafia po del nga hija duke pushtuar skenën publike në Turqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bethan McKernan, The Guardian

Në shikim të parë, fotografia e dy burrave të moshuar turq, të veshur mirë, duke pozuar para kamerës në një zyrë të mbushur me flamuj, mund të jetë e ndonjë prej personaliteteve më të rëndësishme në vend – por është e rrallë që një foto të tregojë kaq shumë për të kaluarën dhe të ardhmen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 6 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 6 orësh

Në të majtë është Devlet Bahçeli, një politikan ultranacionalist, i cili  vitet e fundit është bërë  partner i koalicionit të qeverisë së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Personi në të djathtë, Alaattin Çakıcı, është mafiozi më famëkeq në Turqi. I akuzuar për 41 vrasje politike dhe i burgosur për vrasjen e ish-gruas së tij, e cila u qëllua para djalit të tyre, ai megjithatë u lirua nga burgu së bashku me dhjetëra persona të tjera të mafias vitin e kaluar.

Mafia turke është rikthyer në skenën publike. Ajo çfarë shihet është se po shfaqet një  klimë e re politike në të cilën shteti në rastin më të mirë toleron, dhe në rastin më të keq, mbështet këto personalitete.

Miqësia e veçantë e Bahçeli dhe Çakıcı është një miqësi që ka zgjatur me dekada. Të dy u bënë të njohur në fund të viteve ’80 si anëtarë të ‘Ujqërve Gri’, një grup paramilitar neofashist i cili sot funksionon si krahu i të rinjve, i partisë  ‘Lëvizja Nacionaliste’ e Bahçelit (MHP) dhe mohon çdo veprimtari politike ose të dhunshme.

Ajo cilësohet si një periudhë e errët dhe e përgjakshme, e karakterizuar nga dhuna midis organizatave ekstreme të djathta si ‘Ujqërit Gri’ dhe grupeve të majta të tilla si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Gjatë këtyre viteve, agjencia e inteligjencës turke  bashkëpunoi me mafian për të vrarë personalitete politike.

Një prej tyre ishte vrasja e një deputeti në vitin 1996, se bashku me nënkryetarin e policisë së Stambollit dhe udhëheqësin e ‘Ujqërve Gri’,  Abdullah Çatlı, të gjithë  udhëtonin me të njëjtën makinë.

Pas dekadave në fshehje, në burg ose të maskuar në  një profil të ulët, lojtarët nga kjo epokë po bëjnë një rikthim të guximshëm në sferën publike.

Vetë Çakıcı  ka kërcënuar me vdekje kreun e partisë kryesore të opozitës ndërsa kryente vizita të tjera politike dhe mburrej me miqtë në mediat sociale.

Ai gjithashtu u shfaq së bashku me një ish-ministër të brendshëm dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë në qytetin turistik Bodrum në tetor, fotoja e cila u postua nga një biznesmen i cili ishte pjesë e partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të Erdogan.

Sulmi në mes të ditës në Ankara,  i  një politikani, gazetari dhe avokati nga disa burra që ishin të pajisur me shkopinj dhe të armatosur, ishte një dëshmi që krimi nuk është zhdukur që nga jehona e viteve 80.

Sipas Ryan Gingeras, një profesor në Kaliforni dhe autor tha se konteksti politik sot është shumë ndryshe.

“Ringjallja e mafiozëve të jetës reale si Çakıcı nuk përfaqëson një rikthim të mafies aq sa fakti se këta burra janë tashmë idhuj në të djathtës turke,” tha ai.

“Ajo që na tregojnë këta personalitete mendoj, është se ekziston një mjedis i ri politik në Turqi – një mjedis në të cilin këta burra kanë hequr dorë nga krimet e së shkuarës.

Situata është duke u bërë edhe më e qartë për AKP që mbështet qëndrimin e ashpër nacionalist të MHP, duke mos dëmtuar projektin e tyre politik. Kjo situatë mund të jetë frytdhënëse.

Partia Bahçeli është një aleat problematik për Erdogan. AKP dhe MHP besojnë në lloje të ndryshme të nacionalizmit, duke nxitur shpesh mosmarrëveshje mes tyre për disa çështje të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Por një nga mënyrat më domethënëse në të cilën aleancat politike të Turqisë duhet të transformohen pas përpjekjes së grushtit të shtetit në 2016 duket të jetë rilindja e së djathtës ekstreme turke si një forcë e shquar politike.

Duke tjetërsuar shumicën e partnerëve të tjerë të mundshëm politikë në 20 vitet e fundit dhe me popullaritetin e AKP-së që vazhdon të zbehet, presidenti nuk ka zgjedhje tjetër veçse të mbështesë  MHP nëse dëshiron të qëndrojë në pushtet.

Vetë AKP nuk është e huaj për korrupsion dhe skandale kriminale. Prandaj  rritja e figurave jo të pastra politike, por dhe të lidhjeve të politikanëve me botën e krimit, ka ngritur pyetje nëse Turqia tashmë po shndërrohet në një shtet mafioz. Përktheu Sonila  Backa-abcnews

Etiketat e lidhura

Devlet Bahçelinjë politikan ultranacionalist
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.