
Miliona vetë në mbarë botën janë nën urdhra të reja për të kufizuar aktivitetet në prag të Pashkëve, si rezultat i shtimit të infeksioneve nga koronavirusi, megjithë vazhdimin e vaksinimeve.
Italia vendosi kufizime tri ditëshe të shtunën, duke ndaluar grumbullime të mëdha në Sheshin e Shën Pjetrit për të dytin vit radhazi në kohën e kremtimeve të Pashkës.