
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një konference me kryeministrin britanik Rishi Sunak të mërkurën, kaloi një moment të veçantë. Një gazetare e BBC i ka kërkuar një përqafim, por në fund hezitoi. Përballë këtij hezitimi, Zelensky e mirëpriti si ftesë dhe shkoi i pari për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë.