Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Viktor Orban po zemëron vendet anëtare me turet nëpër botë. A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

Aktualitet E hënë, 15 Korrik 2024 09:34
Viktor Orban po zemëron vendet anëtare me turet nëpër botë. A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban presidentin e radhës po zemëron BE me turet e udhëtimit nëpër botë. Por a mund t’i merret Hungarisë presidenca e BE?

Që prej marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së, më 1 korrik kryeministri hungarez ka shkaktuar zemërim në BE. Fillimisht ai vizitoi presidentin rus, Vladimir Putin, më pas udhëtoi në Pekin për t’u takuar me Presidentin Xi Jinping. Dhe së fundi, Orban u largua herët nga samiti i NATO-s në Uashington për t’u takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump. BE nxiton të thotë, se Orban nuk flet në emër të BE. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz e theksoi këtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 8 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 11 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 12 orësh

Shumë qeveri të BE-së po e humbasin ngadalë durimin. Orban po e bën veten një mjet të bindur të diktatorit në Kremlin, shkroi kryeministri polak Donald Tusk me qartësi të pazakontë në platformën e mesazheve të shkurtra X. Kryeministri hungarez duket se ndihet i sigurt nga pasojat – por ai mund të gabojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Paralajmërime të hershme

Parlamenti Evropian paralajmëroi nga dhënia e presidencës Orbanit në një rezolutë më shumë se një vit më parë. Hungaria nuk është në gjendje ta përmbushë këtë detyrë “në një mënyrë të besueshme”, thuhej në rezolutë. “Kjo do të ishte sikur ta bëje një nxënës të dhunshëm drejtor shkolle”, paralajmëroi në atë kohë eurodeputeti i FDP-së, Moritz Körner. Rezoluta u miratua me 442 vota, 144 deputetë ishin kundër dhe 33 abstenuan. Vendeve anëtare të BE-së iu kërkua të gjenin një “zgjidhje të përshtatshme” sa më shpejt të ishte e mundur – por asgjë nuk ndodhi sepse rezoluta nuk ishte detyruese.

BE nuk ka parë kurrë më parë një presidencë si kjo

Tanimë europarlamentarët ndihen të konfirmuar në pikëpamjen e tyre. “Presidenca e Këshillit duhet t’i hiqet Viktor Orbanit. Në fakt, ai nuk duhet ta kishte marrë atë që në fillim,” deputeti i Parlamentit Evropian, Daniel Freund nga të Gjelbrit, një nga kritikët më të ashpër të Orbanit. Një presidencë si kjo, BE nuk e ka parë më parë, thotë Freund. Një vend që BE i ka ngrirë një pjesë të madhe të fondeve për shkak të “shkeljeve të shumta të shtetit ligjor dhe korrupsionit” nuk duhet të flasë për të gjithë BE-në dhe “sigurisht nuk duhet të shfaqet në këtë mënyrë në Moska dhe Pekini”, thekson ai.

Dy modele kundër Orban

Do të kishte dy mënyra për të korrigjuar këtë gabim: BE-ja mund të prezantojë kritere që një vend duhet të përmbushë për të marrë presidencën e Këshillit. Një pjesë e këtyre kritereve mund të jetë që një vend kundër të cilit janë në vazhdim procedurat për shkeljen e vlerës themelore dhe të cilit Komisioni i BE-së i mban fondet për shkak të shkeljeve të sundimit të ligjit, mund të mos e marrë presidencën. Kjo është një ide që qarkullon këto ditë në Bruksel.

Një alternativë tjetër që dëgjohet edhe në grupet parlamentare: të afrohet data e fillimit të presidencës së ardhshme. Kjo do të bënte që Polonia, pasardhësja e radhës do ta merrte këtë rol që në dhjetor. “Dëmi që shkaktoi Orban në javët e para të presidencës së tij të Këshillit nuk duhet të vazhdojë pa u ndëshkuar,” kërkojnë Freund dhe deputetë të tjerë evropianë.

Shkelje e parimit të besnikërisë

Por pyetja thelbësore mbetet: A mund të shkarkohet Orban nga posti i tij në BE apo BE ka mënyra të tjera si t’ia tregojë vendin? Daniel Hegedüs, ekspert i Evropës Qendrore dhe Lindore në qendrën studimore, Marshall Fund në Berlin, beson se kjo është e mundur. Orbani është i detyruar të veprojë me besnikëri dhe solidaritet për BE, por ai e ka shkatërruar këtë parim si kryetar i presidencës. Po ashtu ai nuk ka kompetenca të politikës së jashtme.

Vërtet Orban siguroi në një letër drejtuar krerëve të qeverive të BE-së se ai nuk po udhëtonte në Moskë dhe Pekin në emër të BE-së. Por, sipas Hegedüs, ai perceptohet gjithmonë si një përfaqësues zyrtar i BE-së dhe duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë: “Jo vetëm një tërheqje e presidencës, por edhe një tërheqje e të drejtës së votës është e vonuar dhe gjithashtu e mundur”, thotë studiuesi.

Masat e para kundër Orban

Megjithatë, shumë diplomatë të BE-së janë skeptikë dhe qeveritë e BE-së duket se po i shmangen tërheqjes së presidencës. Në takimin e tyre të fundit, ambasadorët e BE-së e shprehën hapur zemërimin e tyre ndaj Orbanit. Por një “tërheqje” e presidencës së BE nuk ishte në rendin e ditës dhe nuk do të jetë çështje në të ardhmen”, shpjegoi më pas ministri hungarez për Evropën, Janos Boka. Megjithatë disa shtete kanë marrë masa demonstrativisht. Lituania njoftoi se nuk dërgojë “përkohësisht” ministrat e saj në takime që mbahen në Hungari në kuadrin e presidencës, por kjo vlen për takime jozyrtare. Në vend të ministrave do të dërgohen përfaqësues të lartë. Suedia gjithashtu njoftoi se nuk do të dërgonte ministra në Budapest. Estonia, Letonia dhe qeveri të tjera të BE-së duan të ndjekin këtë shembull, por nuk kanë dhënë ende detaje. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 1 ore

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 10 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.