Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Virusi që ndryshoi botën

Bota E enjte, 30 Prill 2020 12:28
Virusi që ndryshoi botën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një hapësirë kohe prej vetëm disa javësh, pandemia e COVID-19 e ka ulur në gjunjë brezin më të aftë në aspektin teknologjik. Pavarësisht kontrollit tonë mbi natyrën, kriza tregon se institucionet tona politike nuk janë më të përshtatshme për këtë qëllim dhe duhet të bëhen nga e para.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pandemia e COVID-19 ka ekspozuar pa mëshirë dobësitë e institucioneve mbi të cilat mbështetet shumica dërrmuese e njerëzve të botës. Kjo përfshin si qeveritë kombëtare ashtu edhe rendin ndërkombëtar.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 7 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 7 orësh
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 9 orësh

Shumë kohë para se komentuesit të shpallnin ardhjen e “Antropocenit” – një epokë gjeologjike e përcaktuar nga komandimi e njerëzimit mbi natyrën – ishte një truizëm në ekonomitë e përparuara të industrializuara që bota ishte nën kontrollin tonë. Më pas erdhi një organizëm mikroskopik dhe me të një tronditje globale. Pavarësisht të gjitha njohurive tona shkencore dhe aftësive teknologjike, COVID-19 është ai që ka pushtetin, të paktën për momentin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke si për ironi, vendet më të përparuara dhe më të fuqishme në botë ishin ndër më pak të përgatiturat për pandeminë. Duke shpenzuar qindra miliarda dollarë për kërkime dhe zhvillim, ato kanë teknologjitë dhe ushtritë më të forta në botë, por ato nuk e morën seriozisht rrezikun që kërcënimi tjetër i madh mund të vinte nga natyra. Tani e dimë se ky ishte një gabim i përmasave historike.

Në fillim, kriza e COVID-19 duket se po forcon institucionet e përforcuara. Shteti-komb tradicional ka marrë përsipër detyrën e menjëhershme të frenimit të virusit dhe pasojave të tij ekonomike, dhe institucionet multilaterale të pas luftës kanë luajtur vetëm një rol mbështetës. Edhe në Europë, shtetet kombe dhe jo Bashkimi Europian, po udhëheqin luftën kundër pandemisë.

E megjithatë, kjo tregon për një konceptim të gabuar. Sistemi ndërkombëtar përfshin shtete me madhësi shumë të ndryshme, me shkallë të ndryshme pushteti, por të gjitha përqafojnë mitin e vjetër të sovranitetit kombëtar. Ky sistem, siç e njohim ne, doli nga hiri i luftërave fetare të Europës në shekullin e XVII, duke e konsoliduar veten nëpërmjet kolonializmit dhe më pas dekolonializimit (edhe vetë ky një reagim i lindur nga shtete të reja kombe).

Në gjysmën e parë të shekullit XX, trauma e dy luftërave botërore dhe ardhja e epokës bërthamore demonstruan nevojën për një reformë rrënjësore të sistemit ndërkombëtar. Risia kryesore ishte krijimi i Kombeve të Bashkuara si kundërpeshë ndaj pretendimeve të shteteve-kombe. Transnacionalizmi u bë tipari i ri dominues: të gjitha shtetet-kombe pritej të frenonin egoizmin e tyre dhe të ruanin paqen dhe bashkëpunimin përmes një kuadri institucionesh globale.

Në realitet, natyrisht, pushteti nuk iu dorëzua kurrë Kombeve të Bashkuara. Ai qëndronte ende në duart e e superfuqive të botës, pra, anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Si rezultat, sistemi ndërkombëtar u mbështet për dekada në një kompromis të nënkuptuar midis nacionalizmit dhe transnacionalizmit, me Amerikën duke ruajtur dhe duke operuar brenda kuadrit multilateral. Por, që kur presidenti Donald Trump erdhi në pushtet, Shtetet e Bashkuara nuk janë ndjerë më të detyruara për asgjë.

Siç ndodh, periudha pas Luftës së Dytë Botërore është gjithashtu ajo kur bota hyri me të vërtetë në Antropocen, duke përqafuar plotësisht idenë e përparimit material të drejtuar nga njeriu në nivelin global. Gjatë dekadave pasuese, popullsia e botës u rrit në mënyrë dramatike, nga rreth 2.5 miliardë në rreth tetë miliardë që është sot.

Megjithatë, Antropoceni ka qenë gjithashtu një periudhë zhdukjesh masive. Dhe ndërkohë që gjithnjë e më shumë pjesë të botës janë industrializuar, konsumi i burimeve natyrore është rritur. Një rezultat i kësaj është se ngrohja globale antropogjene ka arritur në një fazë të rrezikshme përpara se në të mund të hartojmë përgjigje të përshtatshme.

Në të njëjtën kohë, teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit, ndryshimet në shpërndarjen e punës dhe rritja e zinxhirëve të vlerës globale kanë çuar të gjitha në rritje të ndërvarësive. Por tani që një virus ka ndalur të gjithë botën, ne po mësojmë se një ekonomi e globalizuar është si një makinë garash me performancë të lartë: shumë efikase dhe shumë delikate.

Duke parë përpara, shteti-komb tradicional – qoftë edhe një aq i fuqishëm s SHBA-ja ose Kina – nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë një botë të ndërlidhur me më shumë se tetë miliardë banorë. Horizonti i interesave i shtetit-komb thjesht është përkufizuar shumë ngushtë. Antropoceni në mënyrë të pashmangshme do të theksojnë rritjen e interesave të përbashkëta të njerëzimit, jo vetëm çështjen e vazhdimit të mbijetesës së tij. Pandemia e COVID-19, e cila në fund do të kërkojë koordinim ndërkombëtar, po tregon se interesat kombëtar përfundimisht do të duhet të zvogëlohen. Krizat që vijnë nga ndryshimet klimatike do të jenë shumë më të mëdha dhe pasojat e tyre janë të pakthyeshme.

Ndërsa shtetet-kombe do të mbeten të domosdoshme për të siguruar qeverisje të mirë dhe për të kontribuar në përpjekjet globale, parimi i nacionalizmit thjesht do të përkeqësojë krizat sistematike në të ardhme. Pandemia duhet të pasohet nga një epokë e re bashkëpunimi ndërkombëtar dhe nga një forcim i institucioneve multilaterale. Kjo vlen sidomos për Europën.

Tani më shumë se kurrë ne kemi nevojë për dy superfuqitë e shekullit XXI, Amerikën dhe Kinën, që të japin një shembull, duke lënë pas krahëve rivalitetin e tyre dhe duke bashkuar të gjithë njerëzimin rreth një përgjigje kolektive ndaj krizës aktuale dhe ndaj atyre që na presin në të ardhme. Siç na ka mësuar COVID-19, sistemi i vjetër ndërkombëtar nuk mund të garantojë më sigurinë e njerëzimit. Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta mësojmë dy herë këtë mësim.
Project Syndicate.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.