Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vrasja e shkencëtares amerikane, zbardhet dëshmia në gjykatë e të akuzuarit: Unë e vrava, por nuk e përdhunova

Bota E martë, 13 Tetor 2020 19:11
Vrasja e shkencëtares amerikane, zbardhet dëshmia në gjykatë e të akuzuarit: Unë e vrava, por nuk e përdhunova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria kërkoi sot dënimin e 28-vjeçarit, Yiannis Paraskakis, i cili akuzohet për vrasjen e shkencëtares amerikane Susan Eaton.

Prokurori deklaroi në seancën gjyqësore se i akuzuari është i vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe sugjeroi shpalljen fajtor të tij për vrasjen dhe përdhunimin e biologes.

Avokatët e mbrojtjes civile folën për një vrasës gati serial, i cili nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi.

“Në pjesën më amorfe të botës, u krye krimi më i urryer”, thanë ata, ndër të tjera.

Më parë, i akuzuari kishte pranuar fajësinë për krimin, por pretendoi se nuk kishte asnjë kontakt seksual me të dhe se gjithçka që ndodhi ishte një aksident.

“Ishte një ditë si çdo ditë tjetër. Kishte festë në shtëpinë tonë dhe unë kisha shkuar në Tavronitis për të bërë ca gjëra dhe për të mbledhur dru. Bëra një shëtitje për të kaluar kohën dhe pashë gruan amerikane por nuk i kushtova vëmendje. 

Kur po kaloja pranë dhe ajo ishte pranë meje, e pashë që përfundoi nën rrota. Nuk prisja që ajo të jetonte. Me vete nuk kisha celular për të thirrur policinë ose prindërit e mi. Nuk isha i kthjellët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E mora dhe e futa në bagazh. E vendosa atje sepse nuk mund ta shihja. E dija që policia do të më kapte, por nuk shkova në polici për të kaluar edhe ca ditë me familjen time,” tha i akuzuari në faljen e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Po mendoja për pasojat e asaj që bëra, por ishte tepër vonë,” shtoi ai.

 “I preka pulsin, ajo ishte e ngrirë dhe e kuptova që kishte vdekur. I preka pulsin sepse po të ishte gjallë do të shkoja te mjeku ”.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 49 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 50 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 10 orësh

I pyetur nga gjykata për veprimet seksuale që përshkruan në dëshminë e tij, ai tha se pas presionit u detyrua të thoshte gjëra që nuk janë të vërteta.

“Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me të,” pretendoi i akuzuari.

“Fillova të them po për gjithçka që ata më thanë,” tha ai.

Më tej ai përshkroi se si e nxori viktimën nga bagazhi.

“Qëndrova në vend për pak kohë që të qartësohem. Isha në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Disa e shohin atë si një krim të paramenduar, por nuk ishte kështu. Ajo donte të kalonte në anën tjetër të rrugës dhe unë e godita atë,” tha i akuzuari.

28-vjeçari tregoi gjithashtu se pas ngjarjes e kishte larë dhe pastruar makinën me zbardhues sepse në vijimësi nuhaste erën e viktimës dhe dëgjonte britmat e saj ndërsa ishte në bagazh.

“Në ditët që pasuan, u përpoqa ta harroja si ngjarje dhe t’i kaloja me familjen time,” përfundoi i akuzuari.

Ai gjithashtu këmbënguli që ai të merrej me magjinë e zezë dhe magjinë Solomon.

Më parë, gjykimi ishte gati të ndërpritet, pas një kërkese të bërë nga mbrojtja që ekspertët të dëshmonin personalisht në gjykatë për tu marrë pyetje në lidhje me gjendjen psikologjike të të akuzuarit.

Gjykata u tërhoq dhe vendosi të rrëzojë kërkesën e mbrojtjes.

Avokati mbrojtës i të pandehurit kishte bërë përpjekje të forta për të mbështetur pretendimet e tij.

Ai kishte thirrur një psikolog nga Komuna e Egaleo i cili kishte mbështetur deklaratat e nënës së të akuzuarit, sipas të cilës ajo kishte tre biseda telefonike me të birin, një javë para incidentit, që provonin se ai ishte mbyllur në vetëvete dhe sillej ndryshe.

Më herët, u lexua ekspertiza mjeko-ligjore, ku thuhej se i akuzuari ishte i aftë mendërisht kur e kreu krimin.

Dëshmia e motrës së Susan Eaton, Julia, shkaktoi emocione, ndërsa dy dëshmitarët që gjetën trupin e gruas amerikane i thanë gjykatës se ishte “sikur të kishte rënë nga një lartësi prej shtatë metrash në shkëmbinj”, ndërsa theksuan se e gjetën trupin për shkak të erës karakteristike.

Gjithashtu, një oficer i Sigurimit të Chania kishte deklaruar se autori gjatë dëshmisë së tij kishte treguar se ishte përpjekur të bënte diçka të ngjashme edhe më parë, por pa sukses.

Raporti i tij u hetua nga autoritetet dhe u zbulua se kishte një ankesë konkrete ndaj tij.

Etiketat e lidhura

shkencetareSusan EatonvrasjeYiannis Paraskakis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 49 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 50 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.