Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 16:16 Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave Protesta e thirrur nga studentët nisi fillimisht me bllokimin e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Zogut…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zelensky: Sulmi masiv rus në Kiev “goditje” ndaj presidentit Trump

Bota E premte, 29 Gusht 2025 09:30
Zelensky: Sulmi masiv rus në Kiev “goditje” ndaj presidentit Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev – ku u vranë të paktën 21 njerëz – si “goditje nga Rusia” kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili vetë ishte “i pakënaqur” me sulmin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Rusia tani po e godet këdo në botë që dëshiron paqe”, tha Zelensky në adresimin e tij të natës të enjten.

“Është një goditje kundër Ukrainës… Dhe është gjithashtu një goditje nga Rusia kundër presidentit Trump”, theksoi Zelensky.

Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta zemërojë Trumpin, i cili e ka kërcënuar Moskën me sanksione dhe tarifa të reja.

“Ne kemi dëgjuar në Uashington se [presidenti rus Vladimir] Putini gjoja është gati ta përfundojë luftën… Por, në vend të kësaj, ai zgjedh raketat balistike para çdo hap të mirëfilltë drejt paqes”, shtoi Zelensky.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zelensky tha se pret që të përcaktohet një kornizë për garancitë e sigurisë për Ukrainën javën e ardhshme.

Aleatët evropianë janë zotuar se do t’i ofrojnë Ukrainës garanci për sigurinë, në rast të një armëpushimi, me mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve gjithashtu.

Zelensky u tha një grupi liderësh evropianë në një takim virtual se është “e rëndësishme që presidenti Trump të shohë se ne në Evropë jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për ta përfunduar luftën”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se Trump ishte i pakënaqur për shkak të sulmeve të Rusisë të enjten, si pasojë e të cilave gjithashtu u plagosën dhjetëra njerëz në kryeqytetin ukrainas.

“Ai nuk ishte i kënaqur me këtë lajm, por nuk ishte as i befasuar. Këto janë dy vende që janë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për media.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Liderët evropianë, amerikanë dhe të OKB-së e dënuan sulmin rus kundër Kievit, ndërsa Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian thirrën diplomatët rusë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre.

Udhëheqës të lartë ukrainas pritet të takohen me të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Steven Witkoff, në Nju Jork, për të diskutuar mënyra shtesë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Të paktën 21 njerëz u vranë në Kiev në sulmin rus me raketa dhe dronë, gjatë të cilit gjithashtu u shkatërruan ndërtesa banimi dhe shtëpi në kryeqytet.

Një nga zonat më të goditura ishte në qarku Darnitsia të Kievit, ku një pjesë e një ndërtese banimi pesëkatëshe u godit drejtpërdrejt.

Në Kiev dhe rajonin e tij, e premtja u shpall ditë zie për të nderuar viktimat e sulmit rus. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do ta miratojë së shpejti një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, të 19-tën që nga nisja e pushtimit të plotë në shkurt 2022.

Mund t'ju interesojë

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 4 orësh
Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë am...

Para 4 orësh
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 7 orësh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një mbledhje urgjente për sulmet ajrore në pasditen e së premtes, me kërkesë të Ukrainës dhe pesë anëtarëve të Këshillit Evropian, Britanisë, Francës, Sllovenisë, Danimarkës dhe Greqisë./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave
Para 9 minutash

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave

Nisin tensionet e para në protestë
Para 50 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 1 ore

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 16 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 19 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 20 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.