Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zëri i Amerikës: Çfarë ndodh nëse Biden tërhiqet nga kandidimi?

Zëri i Amerikës: Çfarë ndodh nëse Biden tërhiqet nga kandidimi?

Bota
E shtunë, 20 Korrik 2024 17:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden deklaroi se ai do të qëndrojë në garën presidenciale. Por numri i demokratëve që po shprehen publikisht se shanset e tij për të fituar në zgjedhjet e nëntorit janë të pakëta por rritet dhe ekziston ende mundësia që presidenti Biden të tërhiqet.

Vetëm të premten folën publikisht 12 demokratë të zgjedhur, duke e rritur në rreth 35 numrin e ligjvënësve dhe senatorëve demokratë që kanë kërkuar tërheqjen e presidentit nga gara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, demokratët duhet të marrin një vendim të shpejtë se kush do ta zëvendësojë atë dhe për mënyrën se si do të realizohet kjo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Biden është aktualisht i izoluar për shkak të COVID-it në shtëpinë e tij në Delauer. Nëse ai do të tërhiqej nga gara presidenciale, një skenar i mundshëm do të ishte që ai të mbështeste një kandidat alternativ. Pothuajse të gjithë 3,896 delegatët që do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Çikago muajin e ardhshëm e kanë përcaktuar votën për presidentin Biden, i cili fitoi në zgjedhjet paraprake në mbarë vendin. Por siç thotë analisti politik John Fortier, ekziston një alternativë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mund të bëhet ndonjë negociatë nëse Joe Biden vendos të tërhiqet dhe ndoshta mund të inkurajohet nënpresidentja Harris që të bëhet kandidatja zyrtare. Por nuk ekziston një garanci absolute, apo një mënyrë ligjore për ta zhvendosur mbështetjen drejt saj”, thotë zoti Fortier për Zërin e Amerikës.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

E dyta në hierarkinë presidenciale, nënpresidentja Kamala Harris do të ishte zgjidhja e logjikshme. 58% e demokratëve mendojnë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë, sipas një anketimi të ri nga Qendra për Studime Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press. Por vetëm 30% e amerikanëve mendojnë se ajo duhet të kandidojë për presidente.

Publikisht ajo mbështet presidentin Biden. “Joe Biden është kandidati ynë. E mundëm Trump-in njëherë dhe do ta mundim sërish. Pikë”, tha ajo. Emërimi i një kandidateje afrikano-amerikane si zonja Harris, mund të ndihmonte edhe për të siguruar votat e afrikano-amerikanëve, një bazë themelore mbështetësish të Partisë Demokrate.

Megjithatë, demokratët mund të duan edhe të shmangin një imazh jodemokratik me një “kurorëzim” automatik, në veçanti nëse ka persona të tjerë që do të shprehnin dëshirën për të qenë kandidatë. Ndër kandidatët e mundshëm janë edhe tre guvernatorë: Gavin Newsome i Kalifornisë, Josh Shapiro i Pensilvanisë dhe Gretchen Whitmer e Miçiganit.

“Objektivi i partisë do të jetë një proces përpara kuvendit dhe gjatë kuvendit, që do t’u japë pundësi personave që do të futen në garë të komunikojnë me delegatët. Mund të bëhen disa gjëra. Mund të ketë takime lokale. Mund të ketë edhe një debat”, thotë Elaine Kamarck, nga Instituti Brookings.

Gjatë kuvendit, demokratët duhet të vendosin edhe se cili do të jetë kandidat për nënpresident, një tjetër proces ky që mund të sjellë entusiazëm, por edhe ndasi. “Kushdo që do të kritikojë më shumë kandidimin e zonjës Harris do të jetë ndoshta nga fraksioni i partisë që do të paraqesë kandidatin për nënpresident. Por janë të gjitha spekulime në këtë pikë, pasi nuk është parë një gjë e tillë më parë”, thotë Jennifer Mercieca, profesore për komunikimin politik në Universitetin Texas A&M.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, situata duket e trazuar për demokratët. “Do ta bëjmë me shumë shpejtësi Amerikën sërish madhështore”, tha ish-presidenti Trump. Republikanët kanë përfunduar tashmë kuvendin e tyre, duke demonstruar unitet në mbështetje të kandidatit të tyre për president, Donald Trump. /VOA/

Etiketat e lidhura

Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.