Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 18:33 Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës Protesta e zhvilluar sot në Tiranë, e thirrur nga studentët, është shoqëruar me disa momente tensioni, por edhe me episode të veçanta gjatë marshimit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Hyrja e trupave ukrainase në Rusi shkakton shqetësim për shkallëzim të luftës

Aktualitet E martë, 13 Gusht 2024 16:48
Zëri i Amerikës: Hyrja e trupave ukrainase në Rusi shkakton shqetësim për shkallëzim të luftës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lëvizjet e ushtrisë së tij për ta “çuar luftën në territorin e agresorit” me sulmet në rajonin e Kurskut në Rusi. Lufta nuk po ndodh më vetëm në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se trupat e tij hynë ditët e fundit në rajonin e Kurskut në perëndim të Rusisë. Arsyetimi i tij? “Është e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë aty ku janë, nga i nisin sulmet e tyre; aeroportet ushtarake ruse, logjistika ruse. Kjo mund të jetë e dobishme për afrimin e paqes. Rusia duhet të detyrohet të negociojë për paqe, nëse Putini do të vazhdojë të luftojë kaq ashpër”, tha ai. Njëqind mijë civilë rusë u evakuuan dhe presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se është rritur numri i të rekrutuarve.

“Duket se armiku po synon të përmirësojë pozicionin negociues në të ardhmen. Por për çfarë lloj negociatash mund të flasim me njerëz që kryejnë sulme pa dallim ndaj civilëve, ndaj infrastrukturës civile dhe përpiqen të rrezikojnë objekte të energjisë bërthamore?”, tha ai. Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Departamenti i Shtetit lëshuan paralajmërime të rrepta për Moskën të hënën lidhur me përdorimin e municioneve iraniane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne jemi të përgatitur të japim një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Irani dërgon raketa balistike, gjë që sipas mendimit tonë, do të përbënte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për agresionin rus kundër Ukrainës. Zyrtarët iranianë gjithashtu vazhdojnë të mohojnë se i kanë dërguar dronë Rusisë kur provat janë të qarta”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u shpreh i rezervuar të hënën kur u pyet nëse Uashingtoni ishte i shqetësuar se Ukraina mund të përdorte armë të dërguara nga SHBA kundër Rusisë. “Ne po vazhdojmë të flasim me homologët ukrainas për këto operacione. Do t’ia lë atyre të komentojnë për operacionet e tyre”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 34 minutash
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 37 minutash
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 1 ore

Analistët thonë se lëvizja e Ukrainës ishte e befasishme dhe se ka të ngjarë të jetë një taktikë për të sfiduar Moskën. “Mendoj se ukrainasit donin ta zhvendosnin luftën në Rusi, për t’i dërguar popullit rus mesazhin se nuk është imun nga kjo luftë dhe do t’i ndjejë pasojat”, thotë Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Por të tjerë thonë se Presidenti Putin mund të përdorë lëvizjen e Ukrainës si një justifikim për të sulmuar ndonjë vend të NATO-s, në kufi me Rusinë. “Ai (Presidenti Putin) tani ka prova se ukrainasit që janë të armatosur dhe – siç pretendon ai të trajnuar dhe të nxitur – nga Perëndimi, tani po sulmojnë vetë Rusinë. Kështu do t’ua shpjegojë rusëve, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. Mendoj se janë ditë mjaft të rrezikshme”, thotë Leon Aron i Institutit “American Enterprise”. Diçka që banorët e Kurskut e kanë mësuar ditët e fundit. /VOA/

Etiketat e lidhura

russiaukraine
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës
Para 2 minutash

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 17 minutash

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë
Para 34 minutash

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, Policia shton masat e sigurisë
Para 34 minutash

Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, Policia shton masat e sigurisë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 18 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 21 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 22 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.