Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: OSBE-ja emëron ekip ekspertësh të pavarur për hetimin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Bota E premte, 18 Shtator 2020 08:40
Zëri i Amerikës: OSBE-ja emëron ekip ekspertësh të pavarur për hetimin e zgjedhjeve në Bjellorusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtatëmbëdhjetë vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë emëruar një ekip të pavarur ekspertësh për të hetuar pohimet për shkelje në zgjedhjet presidenciale të gushtit në Bjellorusi, tha Danimarka.

“Në thelb, misioni ka të bëjë me kërkim llogarie ndaj autoriteteve të Bjellorusisë që janë përgjegjëse për shkeljet e rënda të së drejtës së popullit bjellorus për zgjedhje të lira dhe të ndershme, liritë themelore dhe një shtet funksional të së drejtës”, thuhet në një deklaratë të Ministrit të Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

Misioni pritet të publikojë një raport brenda gjashtë deri tetë javësh, tha ministria e jashtme daneze.

Ekipi i ekspertëve të pavarur do të hetojë njoftimet për përndjekje të kandidatëve, gazetarëve dhe aktivistëve si dhe përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet dhe torturat e paligjshme.

Presidenti Alexander Lukashenko thotë se ai i fitoi zgjedhjet në mënyrë të drejtë dhe është viktimë e një fushate të shpifjeve nga perëndimi.

Duke folur gjatë një vizite në Uashington, Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab tha se ai beson se plani i Lukashenkos dhe mbështetësit të tij kryesor, Presidenti rus Vladimir Putin, është që të presin dhe të mos bëjnë asgjë.

“Kur të marrim përgjigjet nga ekipi i ekspertëve të pavarur, mendoj se do të jetë shumë e vështirë për Lukashenkon që të vazhdojë sikur kemi të bëjmë me një situatë normale”, tha Sekretari Raab në një diskutim në organizatën e Këshillit Atlantik, duke iu referuar misionit të sapoemëruar të OSBE-së.

“Unë dyshoj se ata do të përpiqen, dhe gjëja thelbësore në atë pikë do të jetë veprimi që bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrë”, tha zoti Raab, duke shtuar se duhet të ketë hapësirë për dialog nën mbikëqyrjen e OSBE-së, ose “regjimi i Moskës dhe ai i Bjellorusisë do të përballen me kosto nëse nuk lëvizin në këtë drejtim”.

Misioni i OSBE-së nuk ka të ngjarë të ketë qasje në Bjellorusi. Minsku pengoi dërgimin e vëzhguesve të OSBE-së në zgjedhjet presidenciale, duke mos i ftuar ata dhe ka injoruar ofertat e përsëritura nga kryesuesi i radhës i OSBE-së, kryeministri shqiptar Edi Rama, për të vizituar vendin.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 40 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 44 minutash
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 58 minutash

Vendet anëtare të OSBE-së që mbështesin misionin në Bjellorusi janë Danimarka, Belgjika, Kanadaja, Estonia, Finlanda, Franca, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Shtetet e Bashkuara.

OSBE-ja, një organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe sigurisë, përbëhet nga 57 vende, përfshirë Rusinë.

Dënohet ndërprerja e pajustifikuara e internetit

29 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten, në të cilën dënohen njoftimet për ndërprerjen e internetit nga qeveria e Bjellorusisë pas zgjedhjeve presidenciale “të manipuluara” të muajit të kaluar.

“Ndërprerja, bllokimi apo filtrimi i shërbimeve (të internetit) në mënyrë të pajustifikuar kufizon të drejtat për tubim paqësor dhe lirinë e shprehjes, veçanërisht kur ato nuk janë të bazuara në procedura të drejta dhe transparente”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit./VOA

Etiketat e lidhura

Bjellorusiekip ekspertëshhetimOSBEzgjedhjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.