Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Presidenti Putin sfidon urdhër arrestin ndërkombëtar me vizitën në Mongoli

Bota E martë, 3 Shtator 2024 17:23
Zëri i Amerikës: Presidenti Putin sfidon urdhër arrestin ndërkombëtar me vizitën në Mongoli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti rus Vladimir Putin po viziton Mongolinë, e cila i ka refuzuar thirrjet për ta arrestuar atë pavarësisht se është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo gjykatë, para 18 muajsh, lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin Putin me dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Ukrainë. Para vizitës, Ukraina dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje Mongolisë t’ia dorëzojë Gjykatës me seli në Hagë udhëheqësin rus.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990 duke vendosur marrëdhënie edhe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Rusia dhe Kina. Mongolia organizoi pritje shtetërore për Presidentin Vladimir Putin duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare dhe të opozitarëve rusë për të zbatuar urdhër arrestin ndërkombëtar për udhëheqësin rus. Kjo është vizita e parë e Presidentit Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila para 18 muajsh lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar duke e akuzuar udhëheqësin rus për krime lufte në Ukrainë.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 10 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 12 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 13 orësh

Para takimit me homologun mongol, Presidenti Putin parakaloi në sheshin kryesor në kryeqytetin Ulanbator në mes të rojeve të nderit të veshur me uniforma të ngjashme me ato të gardës personale të sundimtarit të shekullit të 13-të Genghis Khan, themeluesit të Perandorisë Mongole. “Marrëdhëniet me Mongolinë janë ndër prioritetet e politikës sonë të jashtme në Azi. Ato janë ngritur në një nivel të lartë partneriteti strategjik gjithëpërfshirës”, tha Presidenti rus gjatë takimit me homologun mongol, Ukhnaa Khurelsukh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vizita e tij e vendos Mongolinë në një pozitë të vështirë. Vendet anëtare të gjykatës ndërkombëtare janë të detyruar të arrestojnë të dyshuarit, nëse është lëshuar një urdhër arresti, por Mongolia është shumë e varur nga Rusia për karburant dhe një pjesë të energjisë elektrike të saj. Ndërkaq, Gjykatës Ndërkombëtare Penale i mungon një mekanizëm për të zbatuar urdhërat e saj. “Vizita juaj do t’i japë një shtysë zhvillimit të marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike, kryesisht në sektorë të tillë si karburanti dhe energjia, logjistika e transportit rrugor dhe të tjera”, tha Presidenti mongol Khurelsukh gjatë takimit me delegacionin rus.

Pas dekadash nën komunizëm me lidhje të ngushta me Bashkimin Sovjetik, Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990. Ajo tani ka marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe partnerë të tjerë të rinj. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Rusia dhe Kina. Gjatë vizitës u zhvillua një protestë e vogël në kryeqytetin mongol. Disa demonstrues mbanin një tabelë ku ishte shkruar: “largoni kriminelin e luftës Putin nga këtu”. Sidoqoftë, disa të tjerë nuk pajtohen që vendi i tyre të zbatojë urdhërin e arrestit ndaj Presidentit rus. “Është e vërtetë që ne jemi vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndjekim çdo urdhër. Kina dhe Rusia janë vende fqinje shumë të rëndësishme për ne”, thotë Altanbayar Altankhuyag, banor i kryeqyteit mongol.

“Ne mongolët nuk e mbështesim arrestimin e Putinit sepse kjo do të ishte një sjellje e keqe”, thotë Tsevegdorj Luvsandorj, një veteran 79 vjeçar i ushtrisë mongole. Presidenti Putin ka bërë një sërë udhëtimesh jashtë shtetit në muajt e fundit në përpjekje për të kundërshtuar izolimin ndërkombëtar me të cilin përballet si rezultat i agresionit të Moskës në Ukrainë. Ai vizitoi Kinën në muajin maj, bëri një udhëtim në Korenë e Veriut dhe Vietnam në qershor dhe shkoi në Kazhakstan në korrik për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Kenneth Roth, ish-drejtori i organizatës ‘Human Rights Watch’, e cilësoi udhëtimin e Presidentit Putin në Mongoli si “një shenjë dobësie”. Zoti Roth shkroi në rrjetin social X se udhëheqësi rus tani ka mundësinë të realizojë vizita vetëm ‘në një vend me një popullsi të vogël prej 3.4 milionë banorësh që funksionon nën hijen e Rusisë’. /VOA/

Etiketat e lidhura

Mongoliaputin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 14 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 28 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 45 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 45 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.