Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të pritet nga Biden

Bota E mërkurë, 13 Nëntor 2024 17:43
Zëri i Amerikës: Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të pritet nga Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Takimi ka për qëllim të demonstrojë një tranzicion të qetë mes administratave dhe ndodh ndërsa ekipi i zotit Trump nuk ka nënshkruar ende dokumentet për të filluar procesin e kalimit të pushtetit. Zoti Biden, do të mirëpresë presidentin e ardhshëm të vendit në Zyrën Ovale, një mikpritje tradicionale që kryejnë presidentët në largim, të cilën zoti Trump e anashkaloi në vitin 2020, kur ai humbi garën për t’u rizgjedhur.

“Ai beson tek normat dhe institucionet tona, ai beson tek transferimi paqësor i pushtetit”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, në lidhje me vendimin e Presidentit Biden për të ftuar për takim zotin Trump. “Kjo është ajo që supozohet të ndodhë”, shtoi ajo. Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin për vite me rradhë. Ekipet e tyre kanë qëndrime shumë të ndryshme mbi politikat, nga çështjet që lidhen me ndryshimin e klimës, tek ato që lidhen me Rusinë deri tek tregtia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Biden, 81 vjeç, e ka portretizuar zotin Trump si kërcënim për demokracinë, ndërsa zoti Trump, 78 vjeç, e ka portretizuar zotin Biden si të paaftë. Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë pohime të pa bazuara në fakte për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Para takimit në Shtëpinë e Bardhë planifikuar të ndodhë rreth orës 11 me orën lokale të Uashingtonit, zoti Trump do të takohet edhe me ligjvënësit republikanë si dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Biden synon ta përdorë takimin për të treguar vazhdimësi, por tranzicioni nga një administratë tek tjetra është pjesërisht i bllokuar. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ekipi i zotit Trump, nuk ka nënshkruar ende marrëveshjen që do t’i mundësonte njerëzve të administratës së tij të ardhshme, qasje tek objektet dhe informacionet qeveritare.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

“Avokatët e ekipit të tranzicionit Trump-Vance po vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me avokatët e administratës Biden-Harris në lidhje me të gjitha marrëveshjet e parashikuara nga Akti i Tranzicionit Presidencial”, tha Brian Vance, një zëdhënës për tranzicionin i zotit Trump, duke iu referuar ligjit që rregullon transferimin e pushtetit.

Valerie Smith Boyd, drejtoreshë e Qendrës së Partneritetit për Tranzicionin Presidencial, një organizatë jofitimprurëse që këshillon administratat e ardhshme, tha se marrëveshja nënvizon se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një president deri më 20 janar, si dhe përfshin nënshkrimin e rregullave etike për të mos përfituar nga informacioni i vënë në dispozicion gjatë periudhës së tranzicionit.

“Kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet që të fillojë ndërveprimi me agjencitë federale”, tha ajo. “Gjithçka varet nga kjo gjë”. Gjasat janë që zoti Biden dhe zoti Trump do të diskutojnë mbi një mori temash, përfshirë politikën e jashtme. Presidenti në largim mund t’i kërkojë zoti Trump të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Mbështetja amerikane për Kievin është vënë në pikëpyetje pas fitores së zotit Trump. Ndërkohë presidenti i zgjedhur është zotuar t’i japë fund luftës së shpejti, por pa dhënë shpjegime se si do ta bëjë një gjë e tillë. Zonja Jean-Pierre nuk pranoi të japë detaje rreth çështjeve që do të diskutohen në takimin mes dy udhëheqësve.

Ky do të jetë i pari takim mes zotit Biden dhe zotit Trump që nga debati mes tyre në muajin qershor, kur presidenti demokrat nuk ishte tërhequr ende nga gara. Paraqitja e dobët e zotit Biden rriti shqetësimet në mesin e demokratëve mbi moshën e tij madhe dhe çoi në largimin e tij nga gara presidenciale. Pas këtij zhvillimi zonja Harris u zgjodh si kandidate e demokratëve për presidente. Ajo udhëhoqi një fushatë të shkurtër që përfundoi me humbjen e saj më 5 nëntor. /VOA/

Etiketat e lidhura

BidenTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.