Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Zëri i Amerikës”, Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit

Bota E martë, 4 Mars 2025 18:01
”Zëri i Amerikës”, Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump të hënën ndërpreu të gjithë ndihmën ushtarake për Kievin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell zhvillimet e fundit, posaçërisht pas debatit të ashpër në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e kryeqyteteve të mëdha në pothuajse të gjitha anët e botës.

Në Evropë janë shtuar shqetësimet mbi Ukrainën, ndërsa bota merret me pasojat e takimit që u mbajt javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Diskutimi i ashpër mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit ukrainas Volodomyr Zelensky bëri që të mos nënshkruhej marrëveshja mbi mineralet e rralla ukrainase. Presidenti Trump thotë se marrëveshja është me rëndësi thelbësore për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kievin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të hënën, presidenti tha se nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë, Presidenti Zelensky duhet të jetë i gatshëm për paqe. “Ne duhet të bëjmë një marrëveshje dhe ajo mund të bëhet shumë shpejt. Unë besoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje. Unë besoj se populli i Ukrainës dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Presidenti Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti Trump gjithashtu reagoi ashpër në rrjetin social ‘Truth’ kundër deklaratës së Presidentit Zelensky se lufta mund të vazhdojë shumë më gjatë. Rusia e filloi agresionin në Ukrainë më 2022. Analistët thonë se ata nuk mund të parashikojnë lëvizjen e ardhshme të Presidentit Trump në lidhje me marrëveshjen që duket se është çelësi i kësaj situate. Anna Borshchevskaya Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt

Mund t'ju interesojë

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Para 58 minutash
Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 1 ore
Ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA, mijëra përdorues në panik

Ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA, mijëra përdorues në panik

Para 10 orësh

“Është ende e paqartë se cili është në të vërtetë plani i zotit Trump. Atë që kemi parë gjatë fundjavës, është se Evropa po bën më shumë për të penguar Rusinë”, thotë Anna Borshchevskaya nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt. Presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten dhe fluturoi përtej Atlantikut, për të marrë pjesë në një takim me aleatët kryesisht evropianë. Kryeministri Keir Starmer e priti atë ngrohtësisht në Londër të hënën, duke përsëritur planin britanik për dërgimin e paqeruajtësve dhe duke ndarë 2 miliardë dollarë për 5000 raketa të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

“Është e vërtetë që Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbështetur paqen në kontinentin tonë. Megjithatë, për të pasur sukses, kjo përpjekje duhet të ketë edhe mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri Starmer gjatë një fjalimi në Parlamentin britanik. Megjithatë, udhëheqësit e dy vendeve në luftë përsëritën mesazhet e tyre, duke treguar se sa larg janë në këtë konflikt që ka bllokuar Evropën për tre vjet. “Mendoj se mbështetja amerikane do të vazhdojë, sepse dështimi i Ukrainës nuk është vetëm sukses i Putinit, është dështim i Evropës, është dështim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj se të gjithë jemi të interesuar që të mos i japim Putinit një mundësi për të fituar”, tha Presidenti Zelensky.

“Ata duan që lufta të vazhdojë. Prandaj, në këtë situatë, natyrisht që përpjekjet e Uashingtonit dhe vetëm gatishmëria e Moskës nuk do të mjaftojnë, mungon një element vendimtar”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse. Ndërkaq, Pekini gjithashtu shprehu dëshirën për fundin e luftës. “Kina nuk është palë e krizës në Ukrainë, por ne mbështesim të gjitha përpjekjet që ndihmojnë në arritjen e një zgjidhje paqësore. Shpresojmë që të gjitha palët e interesuara të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme që trajton shqetësimet e njëri-tjetrit”, tha Lin Jian zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka shtuar trysninë, duke thënë se administrata Trump “po ndalon dhe rishikon ndihmën tonë (për Ukrainën) për të siguruar që ajo po kontribuon për një zgjidhje”. Presidenti Trump gjithashtu paralajmëroi për një njoftim të ardhshëm të rëndësishëm për Ukrainën. “Do të mbaj një fjalim. Ju ndoshta keni dëgjuar për fjalimin e të martës,”, tha ai. Presidenti Trump do të mbajë një fjalim para dy dhomave të Kongresit, të martën në mbrëmje, me orën e Uashingtonit. /VOA/

Etiketat e lidhura

TrumpZelensky
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 12 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 58 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 59 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.