Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zyrat e qeverisë në Gaza pritet të rinisin punën

Bota E diel, 23 Maj 2021 11:24
Zyrat e qeverisë në Gaza pritet të rinisin punën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zyrat e qeverisë në Gaza do të rinisin punën më 23 maj, teksa armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe grupit militant, Hamas po respektohet, tha një zëdhënës lokal palestinez. Aktivitetet e qeverisë ishin ndërprerë pasi më 10 maj nisën sulmet ajrore të Izraelit, pasi Hamasi hodhi raketat e para drejt Izraelit nga Jerusalemi. Izraeli tha se sulmet ajrore kishin për cak infrastrukturën ushtarake të Hamasit, por nga to është shkaktuar dëm edhe në ndërtesat rezidenciale, në ndërtesat shëndetësore dhe ndërtesa të tjera publike. Armëpushimi ndërmjet militantëve palestinezë dhe Izraelit po respektohet, teksa konvojet e para me ndihmë humanitare kanë arritur në Rripin e Gazës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Armëpushimi, që nisi në orët e para të 21 majit, erdhi pasi ndërmjetësuesit egjiptianë po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje më afatgjate. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 22 maj bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme për popullatën në Gaza. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përmes një deklarate theksuan “nevojën e menjëhershme për ndihmë humanitare për popullatën civile palestineze, veçanërisht në Gaza”.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 6 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 8 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 9 orësh

Ata po ashtu theksuan rëndësinë e arritjes së një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, e bazuar në vizionin e rajonit, ku dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, do të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe me kufij të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht”. Nuk kishte raportime për hedhje të raketave nga Hamasi apo për sulme ajrore nga Izraeli më 22 maj, edhe pse më 21 maj kishte pasur përplasje mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Jerusalem.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një zyrtare e lartë e OKB-së, që qëndroi në Rripin e Gazës më 22 maj, paralajmëroi se ka rrezik të shëndetit, pasi shtëpitë, rrugët dhe infrastruktura tjetër ose janë dëmtuar ose janë shkatërruar plotësisht. “Të gjithë duhet të përmbahen dhe të mos përfshihen në asnjë lëvizje provokuese”, tha Lynn Hasting, koordinatore humanitare e OKB-së për territoret palestineze. Më 21 maj, Egjipti dërgoi një delegacion në Izrael për të diskutuar për mënyrat se si të përforcohet marrëveshja e armëpushimit, përfshirë këtu edhe ndihmën për palestinezët në Gaza, thanë zyrtarët e Hamasit për agjencinë Reuters.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë raportuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në javën e ardhshme do të vizitojë Izralin dhe Bregun Perëndimor. Autoriteti Palestinez, që udhëhiqet nga Mahmud Abbas kontrollon zonat e banuara nga palestinezët në Bregun Perëndimor, por ka pak ndikim në Gaza, qytet që udhëhiqet nga lëvizja Hamas. /REL/

Etiketat e lidhura

Gaza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.