Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:12 Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë Në një mbrëmje të vështirë për Interin në Bergamo, ku zikaltërit u ndalën në një barazim spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, një emër spikati mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Bullgari, Presidenti del në protestë kundër kryeministrit

Bullgari, Presidenti del në protestë kundër kryeministrit

Editorial
E hënë, 28 Shtator 2020 07:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Opozita ka ditë që ka mbushur sheshet në Sofie kundër korrupsionit dhe uzurpimit të gjithë pushtetëve nga kryeministri. Ditët e fundit ka përplasje të dhunshme me policinë. Ndërkohë në Tiranë, Edi Rama, jo vetëm që ka bërë me keq se kryeministri bullgar, por ndryshoi edhe Kushtetutën për interesa personale. Pyetja publike shtrohet: Po në Tiranë kur do kemi protesta kundër qeverisë, mafias, medias së blerë, krimit të organizuar, kundër varfërisë dhe për vendosjen e demokracisë reale?

Në Bullgari, prej disa muajsh, mijëra qytetarë janë në protestë kundër korrupsionit qeveritar dhe drejtësisë së kapur nga kryeministri dhe banda e tij. Në rrugët e Sofies çdo ditë ka tubime masive, të cilave u bashkohen edhe bullgarë të ardhur nga diaspora; Berlini, Londra, Vjena. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Boyko Borisov, në pushtet që nga viti 2009, si dhe ndëshkimin e gjithë ministrave dhe zyrtarëve të akuzuar për korrupsion. Thirrjes së qytetarëve për largimin e qeverisë iu është bashkuar presidenti i vendit, Rumen Radev, i cili ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, si e vetmja mënyrë për të sjellë normalitetin në vend. Përplasja mes presidentit dhe qeverisë së Borisov u bë më e fortë pas publikimit në media të denoncimeve ku anëtarë të kabinetit qeveritar, aleatë politik të Borisov dhe pronarë mediash afër qeverisë rezultuan se kanë vjedhur prona publike, kanë shpërdoruar ligjet e vendit dhe kanë përfituar miliona euro të Bashkimit Europian. Publikimi në media i korrupsionit politiko-mediatik shpërtheu protestat e përditshme. Presidenti doli në krah të qytetarëve dhe kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Si përgjigje ndaj qëndrimeve të Presidentit, Prokuroria e Përgjegjshme nuk hetoi ministrat dhe politikanët e akuzuar, por nisi sulmin ndaj presidentit të vendit dhe arrestoi dy ndihmës të kreut të shtetit bullgar. Përplasja institucionale në Bullgari ka nxjerr në pah përdorimin e prokurorisë dhe gjykatave nga qeveria si të ishin institucione në varësi të saj. Ndërkohë që në lojë kanë hyrë dhe shërbimet sekrete me shantazhe dhe me dosje të hamendësura ndaj kundërshtarëve të qeverisë së Borisov. Protestuesit mblidhen me mijëra çdo ditë në rrugët e kryeqytetit që nga muaji korrik. Sondazhe publike tregojnë se protestat ku kërkohet largimi i qeverisë gëzojnë mbështetjen e më shumë se 70 % të popullsisë. Tubimet kanë qenë paqësore deri disa javë më parë dhe qytetarët denonconin korrupsionin dhe mafien qeveritare. Gjatë javës së fundit policia ka ndërhyrë me dhunë për të larguar protestuesit dhe për të mos lejuar ngritjen e çadrave para parlamentit. Kryeministri Boyko Borisov është mbrojtur duke deklaruar se “opozita dhe presidenti po përçajnë vendin”. Ai ka propozuar ndryshime kushtetuese për atë që e quan reformë në drejtësi. Kjo lëvizje ka nxitur dhe më tej protestat, pasi ndryshimet në kushtetutë shihen si një lëvizje politike për të mbajtur pushtetin edhe pas zgjedhjeve të ardhme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që po ndodh në Bullgari është shqetësuese për faktin se kemi të bëjmë me një vend të Bashkimit Europian dhe metodat qeveritare janë pak a shumë të ngjashme dhe me atë që ndodh në Shqipëri. Bullgaria gjatë viteve 2000 kreu një reformë në drejtësi nën monitorimin e fortë të Bashkimit Europian. Prokuroria dhe gjykatat u rimodeluan dhe ndryshimet ligjore në drejtësi i përshtaten atyre të një vendi të Bashkimit Euoprian. Rezultati i reformave të deritanishme në drejtësinë e Rumanisë është që protestuesit kërkojnë edhe largimin e prokurorit të përgjithshëm duke e cilësuar atë në shërbim të qeverisë së Borisov. Në mediat ndërkombëtare problemi kryesor që vihet në dukje në Bullgari është lidhja e qeverisë me oligarkët. Këta të fundit kontrollojnë shumicën e ekonomisë dhe medias dhe janë përfitues të rregullt të fondeve të qeverisë, por edhe të parave që vijnë nga BE për Bullgarinë. Ndërkohë, media europiane “Politico.eu”, në një analizë të sajën për zhvillimet në Bullari vlerësonte se “kapja e drejtësisë dhe biznesit nga oligarkët dhe qeveria, e ktheu këtë vend të BE në një shtet mafioz”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe në Shqipëri Edi Rama ka kapur gjithçka; pushtetet, median, oligarkinë, mafien dhe po punon të marrë prapë pushtetin me metodat e tij.

Opozita ka ditë që ka mbushur sheshet në Sofie kundër korrupsionit dhe uzurpimit të gjithë pushtetëve nga kryeministri. Ditët e fundit ka përplasje të dhunshme me policinë. Ndërkohë në Tiranë, Edi Rama, jo vetëm që ka bërë me keq se kryeministri bullgar, por ndryshoi edhe Kushtetutën për interesa personale. Pyetja publike shtrohet: Po në Tiranë kur do kemi protesta kundër qeverisë, mafias, medias së blerë, krimit të organizuar, kundër varfërisë dhe për vendosjen e demokracisë reale?/Mili Xhani/

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë
Para 2 minutash

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Para 8 minutash

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 12 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 14 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.