Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artistët nuk ndalen, protestë çdo darkë te Teatri

Editorial
E premte, 13 Gusht 2021 07:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktorët kanë shpallur dje nisjen e protestave pa ndalesë kundër projektit të qeverisë për shembjen e godinës së  Teatrit Kombëtar. Ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, artistët u mblodhën dje në orën 19:00 në sheshin para Teatrit duke kërkuar anulimin e projektligjit që synon rrëzimin e godinës dhe ndërtimin e disa komplekseve tregtare. Ndryshe nga protestat e tjera që janë zhvilluar këto muaj, dje në shesh në krah të artistëve të mëdhenj të skenës; si Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Mirush Kabashi, etj, ishin shumë më tepër qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Për mbrojtjen e godinës së Teatrit në shesh nuk kishte qytetarë vetëm nga Tirana, por edhe të tjerë që kishin ardhur nga Shkodra dhe nga Fieri për t’ju bashkuar kauzës së artistëve. Tubimet janë organizuar në formën e protestave qytetare, ku në podium nuk flasin vetëm artistët dhe njerëzit që kanë lidhje me veprimtarinë artististike, por edhe qytetarë të zakonshëm që shprehin revoltën ndaj qeverisë. Kjo formë tubimi është vetëm nisja e një serie të gjatë protestash që parashikojnë artistët. Nga dje ata shpallën vendimin për të mos i ndërprerë për asnjë ditë protestat deri në tërheqjen e qeverisë nga projekti i shkatërrimit të një vlerë historike kombëtare.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ky model proteste ka dy qëllime. E para, që opinioni të sensibilizohet me kauzën e artistëve dhe e dyta, që të shmanget një aksion “blic” i qeverisë për shkatërrimin e godinës. Aktualisht mazhoranca ka gati projektin e ri për zonën ku ndodhet teatri dhe gati kompaninë që do të nis ndërtimin e kullave. Për të nisur punën i duhet vetëm miratimi i projektligjit që kalon tokën në pronësi të një kompanie private. Projektligji mund të votohet në seancat e fundit të sesionit parlamentar dhe PS i ka votat ta kalojë në çdo moment. Duke shfrytëzuar pavëmendjen e opinionit për ngjarjet e rëndësishme, për shkak të kampionatit botëror të futbollit, qeveria planifikon edhe një aksion të shpejtë për prishjen e teatrit dhe vendosjen e aktorëve para faktit të kryer. Për të shmangur këtë skenar, aktorët vendosën që protestat të jenë të përditshme. Që nga dje ka nisur “ruajtja” e godinës së Teatrit nga vetë aktorët dhe qytetarët. Një pjesë e artistëve kanë hedhur idenë e uzurpimit të godinës dhe mos lejimin e shembjes së saj. Është një variant që pritet të zbatohet në ditët në vijim, duke parë dhe reagimin e institucioneve qeveritare.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Protesta për Teatrin do të mbahet mend si ndër më të gjatat që janë zhvilluar në vend. Tubimet e para nisën që në muajin shkurt kur u bë publik projekti i ri i qeverisë. Pothuaj se prej 4 muajsh aktorët kanë protestuar në mënyrë periodike si dhe kanë zhvilluar takime me gjithë autoritet e vendit. Kanë bërë një sërë letrash publike dhe peticione për qeverinë, por në vend të përgjigjeve kanë marrë vetëm konfirmimin se godina do të prishet. Me mjeshtëri, mazhoranca ka arritur që të përçajë një pjesë të artistëve dhe t’i etiketojë protestuesit si njerëz që duan të ruajnë disa gërmadha dhe janë kundër zhvillimit. Kjo skemë vetëm sa ka rritur tensionet dhe paralajmëron përplasje të reja. Qeveria shpreson se duke sulmuar një pjesë të artistëve dhe duke i përçarë numri i atyre që mbrojnë teatrin do pakësohet.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, ajo që po ndodh është e kundërta. Beteja për Teatrin Kombëtar sapo ka nisur. Numri i qytetarëve dje në shesh ishte disa herë më i madh dhe në ditët në vijim do të jenë më të shumtë ata që do t’i bashkohen. Protesta që nisi vetëm nga një grup artistësh, për shkak edhe të qëndrimit të qeverisë, do të kthehet dhe në një përballje politike. Opozita deri më dje ka qenë e distancuar nga protesta pikërisht për të mos krijuar keqinterpretime për përdorim politik. Por qëndrimi i mazhorancës dhe arroganca ndaj artistëve ka bërë që dhe opozita të përfshihet në këtë betejë qytetare. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dha dje sinjalin e parë se Partia Demokratike dhe LSI do të jenë në krah të artistëve dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë në shesh gjatë protestave.

Protesta e ardhshme pritet të mos jenë thjesht tubime, por reagim mbarëpopullor.

Q.Xh.

https://www.facebook.com/232465630646137/videos/261901964369170/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 20 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 21 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 23 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 24 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.