Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:37 Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për rastin e Brajan Grudës, talentit me origjinë shqiptare që ka zgjedhur të përfaqësojë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Fol Luli, fol!

Fol Luli, fol!

Editorial
E enjte, 19 Nëntor 2020 15:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi-

Një stuhi mediatike e financuar nga Rilindja ndaj Lulzim Bashës për çështjen e një kasete si dhe loja djallëzore për ta nxjerrë liderin e opozitës si bashkëpunëtor me ata që duan dënimin e zinxhirit komandues të UÇK nuk pret derisa stuhia të kalojë, pasi pasojat do mbeten “trotuarve të opozitës” dhe pemët e rrënuara nga kjo fortunë do duhen paksa kohë të ngrihen, sepse kryeministri Rama ka një dyzinë me njerëz në rrjetet sociale dhe në mediat kryesore, të cilët me një oreks të madh, duke nënçmuar barkun bosh të qytetarëve shqiptarë, do të lenë njolla në muret e pastra të opozitës.
Nuk e mendoj dhe as që dua ta besoj atë që po thonë këto ditë për Lulzim Bashën, pasi e kam bindjen se asokohe Luli, një djalosh 25 vjeçar, ka rendur për të përkthyer apo mbajtur dosjet e UNMIK, siç mund ta bënte çdo djalosh shqiptar, këtej dhe andej kufirit, aq më tepër që ka bërë vetëm punën e një përkthyesi.
Por akuzat janë të gjithëkahshme dhe me një dirigjent që ka emrin Edi Rama. E gjitha kjo po inskenohet në kuadrin e fushatës elektorale, ku edhe pak muaj na pret nga refendumi popullor me 25 prill për ndryshim të qeverisë, e ku sondazhet flasin haptazi për barazim ndër tre partitë politike; pra PD, LSI dhe PS sillen me vota aty-aty. Sulmi frontal ndaj Lulzim Bashës ka edhe një synim dreqnues rilindas, sepse nuk e duan kandidat për kryeministër nesër, kur LSI dhe PD të kenë shumicën kushtetuese për të krijuar qeverinë
Ndaj Lulzim Basha duhet të dalë e të flas ballë për ballë me akuzuesit, sepse nuk mund të mbrohet vetëm me intelektualin Agron Gjekmarkaj, që ndonëse mbetet kalibër i lartë si analist e njeri me popullaritet në të djathtën, apo edhe në majtën, por nuk mjafton. Në këtë katrahurë mediatike, këtej dhe andej kufirit, ku janë ndërsyer gjithë urdia e pisllëkut ndaj Bashës, ky pra Luli, duhet të futet në skenë, bile në duel në fushë për ta sqaruar gjithçka përsa flitet e llomotitet, për shkak se po i hedhin njolla balte në kostumin e bardhë të përgatitur për kryeministër.
Lulzim Basha nuk ka pse e kalon me të qeshur apo me një përgjigje tangent në një media, por ka nevojë të zbresë për t’u përballur.
N’daç në Top Channel apo te Fevziu i famshëm, apo ku ta duash që vijnë edhe akuzuesit, duhet të shkosh live dhe ti dërmosh me fakte dhe argumenta, manipuluesit dhe shantazhuesit tuaj.
Sulmet mbi Ju janë edhe mbi opozitën, indirekt, për arësye se je lideri i tyre.
Luli!
Në të vertetë po të ishte për mua (por pak me ke dëgjuar) unë do të sugjeroja që të mos pyesje as për Corona, as për polici e Surrelkarrike, por ti bëje thirrje popullit për t’u mbledhur mu para kryeministrisë dhe për t’u përballur me kryeministrin dhe krejt sojin e tij, njëherë e mirë.
Kur përpara ke një pushtet kriminal, arrogant dhe të lidhur me krimin, siç thoni përditë, atëhere lideri i opozitës i prin popullit kundër këtyre që sapo thamë, vihet në ballë, bile në rrjeshtin e parë kundër pushtetit mafioz.
Dhe në këtë rast për të sjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, lideri opozitar merr parasysh edhe arrestimin apo të vritet përballë tyre, sepse ky lloj pushteti rrëzohet duke mos pyetur për veten, por duke menduar se ja vlen edhe sakrifica që shqiptarët të shpëtojnë nga oligarki-krimi dhe Rilindja si sekt që ka pushtuar PS-në.
Unë nuk po të kërkojë as të vritesh dhe as të arrestohesh, por dilju para këtij taborri horrash që kanë marrë gjitha pushtetet!

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 6 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 9 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 12 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Para 15 minutash

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.