Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania: S’ka negociata me BE nëse prekni KUSHTETUTËN

Editorial
E mërkurë, 15 Korrik 2020 06:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Kush, në PS, po nxit rrezikshëm kryeministrin Rama që të armiqësohet me ndërkombëtarët, kur deri dje thëniet e tyre i përdorte në favor të pushtetit të tij? Kush ia do të keqen kryeministrit që e bën të ndryshojë Kushtetutën, duke ia nxirë faqen Edi Ramës në Perëndim? Apo është dikush që synon ta rrëzojë dhe t’i marrë PS-në pas humbjes në zgjedhje? Dje në një lokal në ish-bllok një grup deputetësh të PS dhe që njihen si përkrahës të kryeministrit fërkonin duart dhe thonin: “E hëngri dhe ky si Nano se na çau..”

Tentativa e Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, në kohë pandemie dhe gjatë vitit zgjedhor, ka shënuar ndarjen përfundimtare të ndërkombëtarëve me qeverisjen e Rilindjes.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Brenda pak ditësh dy qendrat kryesore vendimmarrjes, SHBA dhe Gjermania, kanë reaguar ashpër ndaj tentativës së kryeministrit Rama për të sabotuar konsensusin me opozitën dhe për të prekur kushtetutën. Dje, Nënkryetari të CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johan Wadephul, ka bërë një nga deklaratat më të forta personalisht kundër Edi Ramës dhe qeverisjes që përfaqëson Rilindja. Politikani gjerman ka kërcënuar në mënyrë të hapur Rilindjen e Edi Ramës se nëse vijon me miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe rrëzimin e marrëveshjes së  5 qershorit me opozitën reale, Bundestagu do të bllokojë negociatat me Shqipërinë. Deklarata që vjen nga Gjermania nuk lë asnjë vend për keqkuptim lidhur me qëndrimin që fuqia kryesore e BE ka ndaj qeverisë së Tiranës. Kryeministri po akuzohet jo vetëm si autori kryesor i krizës politike dhe institucionale në Shqipëri, por dhe si njeriu që po mban vendin larg Bashkimit Europian.

Swiss Digital

Asnjëherë më parë një lider shqiptar nuk është trajtuar me këtë gjuhë të ashpër kërcënuese dhe nuk është akuzuar direkt si njeri kundër Bashkimit Europian. Deklarata të ngjashme nga politikanët gjermanë dhe të BE kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuese janë bërë vetëm për presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, për presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, si dhe për presidentin e Rusisë, Aleksandër Putin.

Që nga dje, Bundestagu dhe Gjermania që ka presidencën e radhës së BE, e ka futur Edi Ramën në klubin e liderëve problematikë dhe drejtuesve të regjimeve që nuk kanë lidhje me demokracinë. Deklarata e Bundestagut gjerman vjen pak ditë pas qëndrimeve po kaq të ashpra të Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Diplomatja e SHBA deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit mes PS, PD dhe LSI për reformën zgjedhore është çështje e mbyllur dhe duhet të miratohet në Kuvend. Veç qëndrimit kundër ndryshimeve kushtetuese, diplomatja e SHBA dha dhe një mesazh të qartë “pro” ndryshimit të qeverisjes në zgjedhjet e ardhshme duke paralajmëruar largimin e Edi Ramës.

Sinjalet e ndërkombëtarëve dhe zërave serioz mes diplomatëve të rëndësishëm flasin për kurs përplasje që Rilindja dhe personalisht Edi Rama kanë nisur me Perëndimin. Gjermania dhe SHBA e kanë thanë hapur mesazhin e tyre lidhur me Rilindjen dhe largimin e saj, sa më parë me zgjedhje normale. I vetëdijshëm për këtë përplasje me Perëndimin, Edi Rama ka vendosur t’i sfidojë të gjithë duke vijuar më marrëzinë e ndryshimeve Kushtetuese pa konsensus dhe në mes të pandemisë së koronavirusit. Kjo nuk është më lojë pushteti për PS, por një dramë që mund të kthehet në tragjedi për shqiptarët, nëse Edi Rama nuk heq dorë në mënyrë normale dhe pa përplasje me popull.

BE do të bllokojë në formë të prerë vazhdimin e negociatave me Shqipërinë për shkakun e mësipërm, përveç 15 kushtëve të paplotësuara.

Por kokëfortësia e tij në këtë rast lind disa pikëpyetje: Kush në PS po nxit kryeministrin Rama që të armiqësohet më ndërkombëtarët, kur deri dje thëniet e tyre i përdorte në favor të pushtetit të tij? Kush ia do të keqen kryeministrit që e bën të ndryshojë Kushtetutën, duke ia nxirë faqen në Perëndim? Apo është dikush që synon ta rrëzojë dhe ti marrë PS-në pas humbjes në zgjedhje?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.