Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Hashashi mjekësor lojë për të blerë zgjedhjet

Hashashi mjekësor lojë për të blerë zgjedhjet

Editorial
E martë, 12 Maj 2020 07:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka hedhur për konsum publik idenë e kultivimit të hashashit mjekësor. Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, mbjellja e bimës së kanabisit po serviret si një ide që do t’u jap fund dhimbjeve që do të sjellë kriza ekonomike. Për qëllime mjekësore apo përdorime të tjera, në të gjitha rastet hashashi mbetet drogë. Me këtë projekt qeveria synon të hyjë ligjërisht në tregun e narkotikëve dhe çfarëdo emri të bukur ti vendosim ligjit të Edi Ramës, çdo gjë rreth drogës do të rrotullohet.
Droga mbetet prapë drogë!
Projekti i Ramës është cilësuar nga mediat si një strategji propagande, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha që ka vendi. Por ky nuk është rasti kur Edi Rama do të luaj me reagimet e opinionit publik, siç e ka për zakon. Për fat të keq, çështja e hashashit është një problem serioz me të cilin Edi Rama nuk është tallur asnjëherë. E mbani mend sa seriozisht e mori betejën e Lazarati. U investua personalisht bashkë me Saimir Tahirin dhe e rrethuan fshatin rebel duke shkulur dhe shfarosur çdo rrënjë hashashi. Pasi qeveria thirri fitore dhe deklaroi se ishim vendi që s’kishe më asnjë farë kanabisi në rajon, lejuan që plantacionet e drogës të mbilleshin në çdo cep të Shqipërisë. Realisht e hoqën drogën nga fshati rebel në jug të vendit, por më pas gjithë vendi u kthye në një Lazarat të madh. Më pas hashashi nuk u mboll në mënyrë sportadike dhe pa dijeninë e qeverisë, por u lejua si një lloj industrie e re që do të sillte zhvillimin e madh ekonomik. Realisht solli zhvillim, por vetëm për një pjesë të vogël trafikantësh që kishin gjetur fijet e duhura dhe të biznesit, të lidhur me pushtetin. Dhe plasën ndërtimet kudo nga mafia ku sot më shumë kemi kate ndërtimi se sa perime në Shqipëri!
Sot jemi në një situatë tjetër dhe Rilindja ka menduar një skemë që do ta modernizojnë këtë industri. Nuk do ta lerë më industrinë në duar të kushërinjve amatorë dhe të besnikëve të partisë, por do ta kontrollojë vet biznesin në mënyrë të ligjshme. Nuk do mbillet më pa rregulla, por plantacionet do të lejohen me ligj. Si në çdo gjë tjetër të modelit rilindas, puna do ti jepet ndonjë kompanie private që duket anonime, por thellë-thellë ka shumë lidhje me pushtetin. Kjo kompani do ketë të drejtë mbjelljen, prodhimin dhe shpërndarjen, për “qëllime mjekësore”. Fijet që ndajnë ligjin dhe krimin në këtë lloj biznesi janë aq të holla sa nuk do të kuptohet kurrë sesa do të mbillet, sa fitohen dhe nëse realisht kjo drogë do të përdoret për të sëmurët apo për tregun e madh të narko trafikut.
Projekti i Edi Ramës mori një goditje nga Bashkimi Europian disa ditë më parë. Ambasada e BE që nuk ja prish kurrë qefin Edi Ramës në çdo marrëzi që bën, u detyrua të deklarojë publikisht se nuk ka asnjë lidhje me projektet e hashashit. Ndërkohë ka shoqata ndërkombëtare, lobistë të njohur dhe projekte politike që janë në krah të hashashit dhe nuk është çudi që të hedhin para për të mbështetur një ide të tillë. Maqedonia e Veriut është shembulli sesi miku i Edi Ramës, Zoran Zaev ka arritur të korrë disa herë plancacionet e kanabisit mjekësor me ligj. Vetëm se atje akuzat janë se kompanitë e prodhimit të drogës janë shumë afër qeverisë së Zaev dhe legalizimi po shërben për të mbuluar trafikun e paligjshëm shumë herë më të madh. Nuk dimë se çfarë ka në mendje Edi Rama, por skenari më i afërt është ai i Maqedonisë së Veriut.
Pa shkuar ende të miratimi i ligjit për legalizimin e hashashit, deklarata e Edi Ramës e ka bërë dëmin. Fermerët në fshatrat e Shqipërisë e kanë marrë qëndrimin e kryeministri si sinjal se duhet të nisin pa humbur kohë mbjelljet e kanabisit. Ndaj edhe nëse Rama nuk e miraton ligjin, rilindja edhe njëherë po jep lejen për të mbjellë drogë dhe për të korrur vota në zgjedhjet e ardhme.
Listat e kultivuesve të “hashashit mjeksor” janë në sirtarë e Rilindjës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.