Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Humbja e PS nis nga Vlora

Editorial E diel, 28 Qershor 2020 21:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Lajmi më i rëndësishëm nga kampi qeveritar në këtë fundjave të nxehtë është përplasja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Në median online u fol për një sherr me tone të ashpra dhe kërcënime për ndërprerje të mandatit të Dritan Lelit nga ana e kryeministrit. Normalisht kërcënimi i një kryeministri ndaj një kryetari bashkie me shkarkim, është një skandal më vete. Por në mungesën e gjykatave dhe institucioneve të tjera kushtetuese nuk përjashtohet mundësia që Edi Rama të bëj ato që thotë pa pyetur për ligjet dhe ndarjen e pushtetit vendor nga ai lokal. Vlora ka një histori të tillë përplasjesh mes kryeministrit dhe kreybashkiakut, si në rastin e Shpëtim Gjikës, të cilin e shkarkuan me akuza dhe prokuroi.

Më shumë se detajet e sherrit që kanë rrjedhur në portale në variante të ndryshme, përplasja rilindase në Vlorë shërben si një sinjal për të kuptuar çfarë po ndodh në kampin qeveritar. Shqetësimi i Edi Ramës për Vlorën lidhet me tronditjen e ndjeshme të PS në sondazhe. Të dhënat flasin për pikatë prej 20-30 përqind. Në çdo qytet tjetër kjo shifër do të hapte debate për diskutime, por kur flasim për Vlorën dhe PS, 30 % vota më pak janë njëlloj si një disfatë kombëtare. Vlora është nga qarqet që historikisht ka votuar PS dhe bashkë me Fierin përbejnë atë që socialistët e quajnë me humor “hambari i votave të rinindjes”. Por më shumë se kaq, Vlora është dhe zona elektorale e kreut të qeverisë Edi Rama. Kreu i qeverisë ka vendosur që në këtë qark të bëjë më shumë investime se në çdo pjesë tjetër të vendit. Lungomarja e famshme e qytetit ishte një nga projektet me të cilat Edi Rama vijon të mburret edhe pse një pjesë e vlonjatëve nuk e shohin me syrin e një vlerë artistike. Ndërkohë në çdo dy vite, kryeministri u premton vlonjatëve aeroportin, i cili realisht ende nuk ka nisur. Në çdo takim që zhvillon në zonën e tij elektorale, kreu i qeverisë thotë se ka projekte për shekullin e ri të këtij qyteti. Projektet mbese janë në letër dhe mendjen e krerëve të qeverisë, por vlonjatët ende nuk kanë parë asgjë. Në takime dalin me urdhër nga drejtuesit e administratës për të pritur kreun e qeverisë, ndërsa në sondazhe thonë atë që mendojnë dhe siç duket nuk kanë ndërmend të votojnë më rilindjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rënia e përkrahjes së PS-së në Vlorë nuk ka lidhje me pushtetin vendor dhe as me kryebashkiakun Dritan Leli. Qeveria dhe bashkitë që prej 30 qershorit 2019 janë e njëjta gjë.  Krerët e Bashkive nuk kanë më asnjë pushtet dhe shkak të mungesës së legjitimitetit të zgjedhjes së tyre me një proces monist, janë gjithë kohës të shantazhuar dhe kërcënuar nga kryeministri. Nëse ka keqqeverisje kjo nuk është për faj të një apo dy emrave, por për shkak të modelit që kryeministri Edi Rama ka vendosur në gjithë institucionet shtetërore. Rënia gropë në sondazhe nuk janë nga bashkitë dhe këshillat bashkiak që nuk ekzistojnë më, por nga keqqeverisja e Rilindjes dhe Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse qytetarët nuk shohin më asnjë shpresë nga qeveria në Vlorë, në qytetet të tjera socialistët duhet të kenë braktisur të gjithë Partinë Socialiste. Kur nisin të bien bastione si Vlora, në Tiranë, Durrës, Elbasan, pa llogaritur Shkodrën etj, Rilindja ka kapitulluar me kohë.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
ReplyForward
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 10 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 17 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 24 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.