Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta dhe personi me emrin I.M.

Editorial
E mërkurë, 27 Korrik 2022 20:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ilir Meta dhe personi me emrin I.M.

Mbrëmë dhe sot një skandal ka zhurmuar mendjen e shqiptarëve. Autoriteti për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar një letër ku u ka dalë një person me emrin I.M. që paska qenë bashkëpunëtor Sigurimit famëkeq të kohës së Enver Hoxhës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 2 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

Para 18 orësh
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Para 20 orësh

Dhe pa e verifikuar dosjen plotësisht dhe në mënyrë transparente para publikut se kush fshihet realisht pas I.M. mënjëherë kanë filluar sulmet e mazhorancës kundrejt Ilir Metës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë po sot Ilir Meta doli në një konferëncë urgjente shtypi ku ironizoi Edi Ramën dhe parlamentin se duan të largojnë vëmendjen nga skandali i inceneratorëve duke sajuar një ngjarje ku ai nuk ka asnjë lidhje.

Më tej Meta sqaroi se në klasën e tij ka patur edhe  tre emra me inicialet I.M. duke nënkuptuar se ai nuk është por ta kërkojnë diku tjetër.

Ilir Meta ka marrë më herët çertifikatën e pastërtisë nga dy Komisionet e mëparshme të ngritura në vitet ’90, por dhe nga vetë Autoriteti i Dosjeve, në prill të vitit 2017.

Por sipas një njoftimit të këtij institucioni, anëtarët e tij janë ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e ish presidentit, në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit, gjë që ka sjellë në zbulimin e emrit të zotit Meta në këto dosje.

Mbi rastin nuk jepen detaje të shkallës së implikimit dhe angazhimit të mundshëm të ish kreut të shtetit në strukturat famëkeqe të ish sigurimit. Vetë zoti Meta sot hodhi poshtë në mënyrë kategorike që kjo të ishte e vërtetë.

“Siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi politik, sepse ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij e do vijojë dhe 30-40 vite të tjera”, deklaroi ai duke lënë të kuptohet se ishte në dijeni të rastit. “Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka, çfarë s’ka dhe sa e manipuluar është ajo dosje që thonë ata. Me një email anonim elektronik, dhe jam i sigurt që kur të bëhet publik, do të gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar se qenka një I.M.”. Ish presidenti akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë Autoritetin e Dosjeve se është përdorur për qëllime politike. “Autoriteti i manipulimit dhe falsifikimit të të vërtetave që përdoret si instrument propagandistik”, u shpreh ai.

Në shkresën dërguar parlamentit, autoriteti shpjegon se rasti i fundit por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynë atë, që për të disatën here, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka çertifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe parashikimi ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla organizoi sot takime me krerët e grupeve parlamentare dhe drejtuesit e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë ku i njohu me shkresën e Autoritetit të Dosjeve.

“Rasti është tronditës dhe parlamenti duhet të reagojë patjetër. Rasti ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike”, u shpreh zonja Nikolla ndërsa tha se ka shprehur “gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”, për të realizuar ndryshimet ligjore të propozuara nga Autoriteti.

Por për zotin Meta, edhe lëvizja e kryetares së parlamentit, është e nxitur nga kryeministri Edi Rama “për nevojat e tij personale për të shmangur vëmendjen nga çështje më urgjente, siç është ajo e inceneratorëve, dhe nga të gjitha aferat e tjera të zeza”.

Zoti Meta, menjëherë sa përfundoi mandatin e tij si president, rimori drejtimin e Lëvizjes socialiste për Integrim, parti e cila u shkri duke marrë emër të ri si Partia e Lirisë. Sipas Ilir Metës kjo partie e re do të jetë partia që do të sjellë rrëzimin e kryeministtrit Rama gjatë kësaj vjeshte. Natyrisht bashkë me PD e zotit Berisha.

Nëse Ilir Meta rezulton, sic tha edhe vetë se është I pastër në këtë histori dhe e kanë ngatërruar qëllimisht emrin e tij me dikë tjetër për ta bërë me baltë, atëhere kuotat e mazhorancës bien në fund të këmbëve. Sic edhe e kundërta nëse nga hetimi I dosjes konkrete del vetë Ilir Meta, ky ish-president ka mbaruar punë me politiken dhe ikën në shtëpi.

Por derisa kjo dosje të zbardhet e plotë, mbetemi me vesh në krah se kush ka të drejtë.

Etiketat e lidhura

Daniel Muçakuilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 15 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 19 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.