Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:02 Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe Një studim i mbështetur nga NATO paralajmëron se në një konflikt të madh në dekadën e ardhshme nevojat për karburant avionësh mund të tejkalojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komenti i ditës nga Nikoll LESI/ Sali Berisha dhe protestat e dhjetorit

Editorial
E diel, 31 Tetor 2021 18:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Rikthimi i Berishës, FRONTI ANTIRAMA dhe tkurrja në “kështjellë” e Kryeministrit

Nga Nikoll LESI-

Tashmë demokratët dhe krejt opozita shqiptare kanë hyrë në udhë pa kthim drejt një FRONTI ANTIRAMA në muajin dhjetor të këtij viti.

Berisha e merr PD-në dhe drejtimin e krejt opozitës shqiptare, pasi “Foltorja” tregoi hapur se demokratët janë me ish-liderin e tyre historik dhe jo me Lulzim Bashën. Nëse do të kishte sadopak mbështetje në bazën e PD-së, Lulzim Basha do të dilte të provonte në publik sa njerëz nga radhët e opozitës janë me të në këtë përballje me Berishën. Por deri më sot asnjë takim nuk zhvilloi edhe sa për të thënë se kam simpatizantë, sepse realisht nuk ka pasi demokratët janë zhgënjyer prej 8 vitëve duke mos patur asnjë fitore dhe asnjë pushtet. As edhe në pushtetin vendor nuk kanë një njeri, të paktën, që t’ju çonte një autobuz me militantë në Tiranë.

Demokratët janë njerëz si socialistët, të cilët kanë një lider të fortë si Edi Rama, paçka se të kritikueshëm për “diktator”, por ama socialistët i zgjidhin disi hallet e tyre jetike. Ndërsa opozita nuk kishte shpresë, ishin demoralizuar dhe drejt shkatërrimit sepse lidershipi aktual, paçka me pamje europiane, por nuk ngjiz besim, nuk krijon shpresë dhe për me tepër akuzohet se bashkëpunon fshehurazi me kryeministrin Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E ndodhur në këto kushte PD-ja dhe opozita shqiptare nuk ka tjetër shpresë përveç ish-kryeministrit Berisha, që po të ishim në kushte të tjera, pra në një vend normal demokratik Berisha duhet të ishte në pension duke lexuar e shkruar libra.

Por në kushtet kur Edi Rama ka çdo pushtet, zotëron përbukuri oratorinë politike si dhe nuk ka ndërmend të iki edhe pas 4 vitëve, atëhere nuk ka zgjidhje tjetër për të ruajtur sadopak demokracinë dhe shpresën, pra Berisha mbetet e vetmja shpresë demokracie.

Duket paksa ironike që edhe pas 30 viteve të thuash se “Berisha mbetet e vetmja shpresë demokracie”. Nëse do të kishte zbatim të ligjit, nëse do të kishim demokraci sot duhej të kishin ikur Berisha, Meta, Rama e krejt shpura e 30 vitëve. Dhe do të kishim të tjerë emra që drejtonin qeverinë dhe opozitën e ku brezi i ri i rritur në epokën digjitale do të administronte shtetin shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fatkeqsisht jemi prapa dhe në epokën kur Edi Rama, me një mjeshtri djallëzore, nuk do të iki edhe për shumë vite. Kjo edhe për fajin e një shoqerie të pa emancipuar, por kryesisht se opozita është një deziluzion kombëtar.

Mund t'ju interesojë

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

11 Nëntor 2026, 17:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31

Në mos e blerë!

Që të mos kemi një Rama-mbret ka nevojë që kjo lëvizje e inicuar nga Berisha të përhapet e të kthehet në ortek popullor. Nuk dua të besoj se Berisha e filloi për “statutin” e PD-së.

Por nisur nga kushtet e sotme kur opozitë nuk ka, kur pushteti po bëhet gjithnjë e me shumë për llogari të një grushti njerëzish dhe biznesmenësh, kur ndërkombëtarët e kanë braktisur Shqipërinë dhe nuk reagojnë më si dikur, kur media është e kontrolluar në masë dërmuese nga qeveria, kur biznesi i vogël dhe i mesëm punojnë për fitimet e 10 apo 15 oligarkëve, kur populli i revoltuar shkon pas Berishës si zgjidhje, atëhere nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështetet një PD ndryshe dhe më e madhe, një PD e hapur dhe me shpresën se do jetë e kujdesshme nga fajet e këtyre 8 vitëve, por duke mos përsëritur as gabimet që nga viti 1991 e këtej.

Berisha po rikthehet. Natyrisht jo si Berishë kryeministër i ardhshëm, jo si Berishë që kemi njohur në anët e errta të tij, por me shpresën endërrimtare se do krijojë një PD të madhe, më të madhe se ajo e vitit 2005, kur u rikthye në pushtet.

Basha realisht do mbetet minorancë në PD, zero në elektorat dhe me pak deputetë. Pas 11 dhjetorit vala e protestave kundër kryeministrit Rama do jenë të forta dhe pa asnjë kompromis me qeverinë. Këto protesta të reja, që po planifikohen për muajin dhjetor e në vazhdim, nuk do jenë si ato të Bashës para dy vitëve ku i silleshin me edukatë kryeministrisë dhe ku protestuesit shkonin të lodhur para drejtorisë së policisë së Tiranës!

E ku Basha u thoshte protestuesve: “Shkoni tani në shtëpi, se Rama u frikësua”!

Këto protesta do jenë më të vertetë sfiduese dhe ku do ta mbledhin kruspull Edi Ramën në Surrel pasi hyrja në kryeministri do jetë mision i pamundur.

Duke e radikalizuar situatën në Bulevardin kryesor të Tiranës, Berisha realizon edhe qëllimin që e zhbën Bashën si kryetar me vulë. Nuk do jetë çudi se nga Bulevardi një orë sa për “xhiro” demonstruesit do të kalojnë nga zyra e Lulzim Bashës te selia blu, ku bathorianët, laçianët, lebërit, tropojanët, shkodranët dhe kosovarët e Fierit do të mund të gjejnë mundësinë të “puthin” paksa Bashën në ballë. Dhe me pas t’ia çojnë tavolinën e tij në Lanë.

Kjo që po bën Berisha ka ndezur elektoratin opozitar. Kudo nëpër rrethe kanë filluar të organizohen e bëhen gati për protestën e madhe të dhjetorit.

Natyrisht kushdo që beson se Ilir Meta nuk ka një dorë, gabon rëndë. Presidenti mezi pret një “2 mars” të dytë, por këtë herë e do me dy “2-sha” si një 22 mars, dikur! 22 marsi i vitit 1992, kur Opozita mori përpara pushtetin e kohës.

Pra Berisha dhe Meta janë tashmë një. Meta mezi rri në zyrën presidenciale. Ai ka heshtur pas 25 prillit pasi u ndje i tradhtuar paksa nga vetvetja, por me shumë nga Lulzim Basha.

E verteta mbetet se LSI-në e rrethuan Rama përballë dhe Basha si “kolonë e pestë”. Dhe pothuaj e copëtuan.

Ilir Meta, pavarësisht disa oshilacioneve të pashpjegueshme para elektorale dhe në dy javët e pas zgjedhjeve, prapë mbetet një luan politik, ndonëse lidhur me zinxhir në presidencë. Orteku Berisha, që pa asnjë diskutim merr PD-në, do të ketë edhe gurët e Skraparit duke krijuar një Opozitë të madhe dhe të rrezikshme për pushtetin e Edi Ramës.

Nuk mund të themi se Rama bie në dhjetor nga vala e protestës ku do ketë mbi 100 mijë veta ditë-natë përreth “kërpudhës kryeministrore”, por një gjë dihet se tashmë nuk ka më një Lul Basha në shesh, por një dyshe të egër Berisha-Meta, të cilët e kanë për jetë a vdekje fitoren e tyre, e ku natyrisht fiton edhe populli opozitar.

FRONTI ANTIRAMA do jetë epokal. Lëre se çfarë thotë apo mundohet të ironizojë Basha apo të përqesh Edi Rama.

E verteta po vjen, nuk vonon. Dhjetori ka edhe një muaj, ndaj ka filluar të nxehet “zifti” dhe kazanët që do hidhen mbi pushtetin e akuzuar për korrupsion, që përdor buxhetin e shtetit për oligarkët, që po largon rininë nga vendi, që po rrit varferinë si dhe uzurpim të drejtave të Njeriut.

Këtë herë kam filluar të besoj se përplasja mes dy botëve të politikës shqiptare që administrojnë fatkeqsisht jetën tonë si shqiptarë, do jetë EPOKALE.

Etiketat e lidhura

nikoll lesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.