Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:44 Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet Lara Colturi po kalon një moment fantastik në Kupën e Botës në ski alpine. Fitorja e arritur të shtunën në pistën e Gurgl, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Fataliteti i Shqipërisë prej Rilindjes, BE nuk hap negociatat. Rinia po ikën!

Fataliteti i Shqipërisë prej Rilindjes, BE nuk hap negociatat. Rinia po ikën!

Editorial
E martë, 1 Dhjetor 2020 07:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Në 7 dhjetor Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europina do të thonë fjalën e fundit për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi, deri më tani, duket se do të jetë kundër Shqipërisë. Kancelerja gjermane, Angela Merkel deklaroi dje në situata e reformave në Shqipëri nuk garanton hapjen e negociatave, të paktën për këtë vit. Duke vlerësuar reformat që ka bërë Maqedonia e Veriut, për vendin tonë, Merkel tha: “në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”. Deklarata e Merkel është dhe qëndrimi final i vendit kryesor të Bashkimit Europian dhe shtetit që mban presidencën e radhës së BE. Paralajmërimi i Merkel do të thotë se Shqipëria është ndarë nga Maqedonia e Veriut dhe nëse vendet e BE do të japin ditën jeshile për Shkupin, për Tiranën refuzimi është thuajse i sigurt. Para deklaratës së Angela Merkel, dje ishte ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok që sinjalizoi lajme negative për Shqipërinë. Në një konferencë online të zhvilluar mes përfaqësuesve të BE-së, kryediplomati i Holandës tha se “Shqipëria nuk ka bërë asgjë për të merituar hapjen e negociatave”.  Kritikat e Holandës janë të njohura dhe parlamenti i këtij vendi ka votuar pak muaj më parë për të mos lejuar hapjen e negociatave për shkak të dështimit të reformave. Veç Holandës dhe Gjermanisë qëndrime kritike ndaj Shqipërisë kanë mbajtur dhe Franca, Danimarka dhe Spanja.

Deklarata e Angela Merkel si kryesuese e BE dhe ajo e ministrit Holandez u bënë pak orë pas mbledhjes së ambasadorëve të vendeve anëtare të BE. Takimi i ambasadorëve zhvillohet gjithmonë para mbledhjes së ministrave të jashtëm apo krerëve të qeverisë së vendeve të BE dhe ka si qëllim hartimin e dokumentit final që ambasadorët do t’u dorëzojnë shefave të tyre në datën 7 dhjetor. Në këtë takim, sinjalet për Shqipërinë kanë qenë negative. Drafti i dokumentit të ambasadorëve nuk jepte asnjë datë për negociatat me Shqipërinë. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk kishte asnjë rezervë për reformat, përveç faktit që Bullgaria ka pretendime që lidhen me identitetin e gjuhës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dokumenti i BE për Shqipërinë thotë se vendi nuk ka plotësuar 5 nga 6 kushtet e vendosura për negociatat. Reforma zgjedhore dhe mungesa e gjykatave kryesore janë dy kushtet që janë cilësuar si më negativet për Shqipërinë. Qeverisë “Rama” ju kërkua që brenda muajit dhjetor të kishte përfunduar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Të dyja këto institucione kryesore nuk janë plotësuar ende. Ndërkohë që reforma zgjedhore që u miratua muajt e fundit, nga një proces që duhet t’u shërbente negociatave është kthyer në një pengesë serioze. Votimi i njëanshëm i saj nga Partia Socialiste dhe refuzimi i gjithë qëndrimeve të ndërkombëtarëve kundër këtij akti ka bërë që vendet e BE ta vlerësojnë si një kusht të pa përmbushur. Kjo edhe për faktin se Komisioni i Venecias ende nuk ka shprehur qëndrimin e tij për mënyrën sesi u ndryshua ligji i zgjedhjeve dhe Kushtetuta e vendit nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, korrupsioni, krimi dhe problemet serioze me demokracinë në vend janë kushtet që e kanë penalizuar më së shumti Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj 79 % e rinisë synon të ikë nga vendi, kjo sipas VOA.

Në muajin qershor, kur Gjermania mori presidencën e BE shanset për Shqipërinë ishin pozitive, për shkak të lobimit të fortë që Berlini ka bërë për integrimin e Ballkanit. Gjithçka për negociatat ishte në dorë të qeverisë “Rama” dhe në jo pak raste, BE ka mbyllur sytë ndaj problemeve serioze që ka Shqipëria, vetëm që të mos bllokohej integrimi . Megjithë këtë mbështetje ndërkombëtare, Edi Rama me keqqeverisjen dhe dështimin e reformave ja doli të zhgënjejë dhe vendet mike e mbështetëse të Shqipërisë. Vetëm një qeveri e paaftë dhe e dështuar totalisht mund t’i kthejë gjithë kundër vendet që na kanë mbështetur për integrimin në kundërshtarë të Shqipërisë. Ndaj në Bruksel askush nuk flet më për reforma pozitive për Shqipërinë, por mundohen ta shtyjnë vendimin pa datë. Nëse Shqipëria humb dhjetorin dhe ndahet nga Maqedonia, procesi i negociatave hynë në një rrugë të rrezikshme. Në muajin prill janë zgjedhjet parlamentare dhe BE nuk mund të japë vendim pa përfunduar procesi.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Ndaj duhet një qeveri e re e opozitës që të plotësojë kushtet, të cilat qëllimisht nuk u zbatuan nga Rilindja.

Rilindja e di se hapja e negociatave me BE nënkupton kontroll me të fortë të financave dhe parave nga Brukseli, gjë të cilën nuk e pëlqen Edi Rama.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet
Tani

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 7 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 10 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 13 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.