Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:00 Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmën e tyre në kampionatet europiane, menjëherë pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren. Kjo fundjavë ka rezultuar mjaft pozitive për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurajë e çmendur e Rilindjes të rrëzosh kërkesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Editorial
E enjte, 11 Qershor 2020 12:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dje Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njeriu më i rëndësishëm i diplomacisë amerikane dhe botërore, tha se “Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”.

E tha Pompeo!

Ndër punët e shumëta që ka kryediplomati amerikan gjeti momentin dhe kohën për ta pohuar qartë se mbështet Marrëveshjen. Dhe kjo deklaratë vinte pas një pune të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila falë një durimi titanik priti dhe punoi për dy ditë, mbi 9 orë çdo ditë, me PD, PS, LSI dhe deputeten Hajdari derisa realizoi Marrëveshjen e Madhe dhe Historike mes palëve politike shqiptare. Të mos ishte ambasadorja Kim sot do kishim një përplasje të egër, edhe me turma, mes palëve, por ambasadorja me përkushtim të pashoq, që rrallë ambasador e ka bërë këtë akt durimi me palët shqiptare, ia arriti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur ambasadorja amerikane e la “topin” në fushën e PD-së, atë natë, u mendua se do të ishte selia blu që mund të sillte dështimin e Marrëveshjes. Dhe mund të kishte të drejtë, pasi Edi Rama ia mori zgjedhjet me bandat, siç del nga dosjet penale të Dibres dhe Durrësit, i përlau edhe zgjedhjet vendore me votime të tipit komunist, ia zëvëndësoi vendet bosh në parlament me ca idiotë të listave; pra kishte arësye që PD-ja dhe LSI të mos e firmosnin pa një qeveri zgjedhore. Dhe kushte të tjera shtesë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por PD dhe LSI dëgjuan zërin e arsyes dhe garancisë amerikane dhe firmosën. Natyrisht një rol të vendimtar ka luajtur edhe Presidenti Republikës që ka ndikuar me autoritetin e tij mbi opozitën që ta firmosin Marrëveshjen, të cilën ambasadorja amerikane e kishte në dorë, bashkë me ambasadorët e BE dhe Britanisë së Madhe.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Pas firmosjes gjithçka dukej mirë. BE e përshendeti, SHBA po.

Por Edi Rama vuri në punë mekanizmin bllokues të deputetëve të “opozitës”, gjoja se nuk kam 84 vota dhe nuk votohej. Bile të gjithë deputetët e “opozitës” që i komandon dhe u jep dreka Taulant Balla e që votojnë si do PS-ja, u vunë në lëvizje se “nuk e votojmë”.

Preteksti duket “parimor”, sepse gjoja kërkojnë “lista të hapura”. Por ata e dijnë se këta soj deputetësh nuk fitojnë me lista të hapura e as të mbyllura, sepse nuk janë përfaqësues të rrymave apo grupimeve popullore. Ata thjesht hynë nga gabimi i Bashës dhe Kryemadhit, të cilët dolën fatalisht nga parlamenti, duke ia lenë, pa dashje, krejt pushtetet Edi Ramës.

Pra futja në lojë e “deputetëve të opozitës” për të mos e votuar Marrëveshjen tregon se ka urdhër nga kryeministria, ndërkohë që edhe pesë vota duhen, sepse Lefter Maliqi e Suzana Topi e dhanë votën hapur pro Marrëveshjes. Në atë zullumahi deputetësh idiotë nga radhët e “opozitës” të mos gjenden edhe 5 deputetë për ta votuar, ndërkohë që 77 i ka PS-ja, plus 2 që e dhanë hapur dje votën; tregon se është vetë Rilindja që nuk e do votimin e Marrëveshjes Politike për Reformën Zgjedhore.

Madje, informacione të besueshme ka se janë edhe 7 deputetë që duan ta votojnë, por janë kërcënuar nga Rilindja.

Por mosvotimi do të sjellë trazira politike, pasi opozita ka të drejtën e Zotit të dalë në sheshe kundër kësaj qeverie dhe ta rrëzojë duke kërkuar atë që kishte në fillim si kusht: qeveri zgjedhore.

Kur nuk dëgjon as ambasadoren amerikane, as Sekretarin Amerikan të Shtetit, tregon se një kurajë e çmendur e Rilindjes po vepron për interesa destabilizuese në vend e nga ku përfiton përherë mafia shqiptare e kokainës.

Themi kurajë e çmendur, pasi të poshtërosh sekretarin amerikan të Shtetit do të thotë të ofrosh fundin tënd politik. E provoi Presidenti Berisha pas zgjedhjeve të manipuluara të maj 1996, kur refuzoi të priste zv/sekretarin amerikan të Shtetit, Timi Worth.

Por dihet fati i ish-presidentit!

Ndaj duket se dhe fati i kryeministrit Rama do jetë më fatal se në vitin 1996-1997!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 1 minute

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 15 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 21 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 28 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.