Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
LSI vazhdon fushatën intensive, kurse Rilindja blen edhe sondazhet!

LSI vazhdon fushatën intensive, kurse Rilindja blen edhe sondazhet!

Editorial
E mërkurë, 20 Janar 2021 07:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çdo palë zgjedhje, mbartin edhe sondazhe, të cilat herë-herë dalin pak a shumë të sakta dhe shumë herë janë krejtësisht të gabuara.

Por në këto zgjedhje të 25 prillit do kemi edhe sondazhe të paguara siç bën Rilindja e Edi Ramës, duke blerë çdo gjë.

Pasi ka blerë e shitur PPP, koncensione, tenderime, tokat, zonat turistike; kryeministri ka strategji të blejë edhe zgjedhjet e këtij viti. Në funksion të kësaj skeme kriminale, duke ditur se zgjedhjet do jenë një Referendum i madh popullor, ai po blen sondazhet e kompanive gjoja të huaja, por që paratë i marrin në Tiranë.

Kjo skemë dhallëzore është vënë në veprim për të ulur energjinë opozitare dhe krijuar përceptimin në publik me anë të sondazhëve se “prapë zgjedhjet i fiton Rama”.

Kaq mjafton për të dekurajuar dhjetra mijë votues antiRama.

Ndërkohë që pjesë e kësaj loje mbetet dhe taktika që gjoja për ti bërë të besueshme këto sondazhe, ngrenë paksa kuotat e  PD, mbajnë stabël të PS apo edhe rrisin diku si në Tiranë, dhe ulin kastile LSI-në.

Realisht mbetet skemë djallëzore dhe e ideuar në kryeministri.

LSI vazhdon takimet pasi e dinte lojën e Ramës me sondazhet. Edhe në zgjedhje të tjera “sondazhet” e disa kompanive të “pavarura”, por që ushqehen me paratë e qeverisë, e nxirrnin LSI diku 3 apo 4 %. Por në qershor 2017 mori 20 deputetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndaj Monika Kryemadhi vazhdon takimet me njerëzit, duke mos e vrarë mendjen se çfarë sajon apo blenë Edi Rama!

Në një takim të zhvilluar me banorët e Fierit, kryetarja e LSI-së deklaroi se në qeverisjen e Ramës bizneset janë masakruar me taksa e gjoba dhe shumica e tyre ka falimentuar. Kryemadhi u shpreh se premtimet për ulje taksash janë pa sens në kohën kur edhe për shkak të krizës ekonomike dhe pandemisë, biznesi është në kushtet e mbijetesës. “Ka thënë që nuk do ketë as ulje as ngritje taksash. Nuk ka ca të ngrejë më se ka falimentuar biznesi. Nuk ka çfarë biznesi të tatojë më për shkak se njerëzit janë në limitet e mbijetesës”,- deklaroi kryetarja e LSI-së dje gjatë takimit me banorët në Fier. Kryemadhi u shpreh se vetëm gjatë pandemisë janë mbyllur 9 mijë biznese në Shqipëri dhe kjo është shira më e lartë në vendet e rajonit, që tregon për politikat e dështuara ekonomike të qeverisë “Rama”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryemadhi shtoi se në këto vite biznesi ka njohur goditjet më të madhe që shteti i ka bërë sipërmarrjes së lirë. Sipas kryetares së LSI-së, vetëm miqtë e Edi Ramës dhe oligarkët kanë shtuar pasurinë dhe nuk kanë njohur krizë në bizneset e tyre. “Fasada dhe propaganda për mua është bërë e neveritshme dhe gjykatësit më të mirë të kësaj fasade janë qytetarët shqiptarë dhe sidomos biznesi sepse sado të flasim ne në TV janë njerëzit ata të cilët e vuajnë në kurrizin e tyre. Dhe sot nëse shqiptarët janë më mirë se 4 vite më parë. Nëse paguajnë më shumë ose më pak taksa se 4 vite më parë. Nëse energjia është më e shtrenjtë. Nëse shqiptarët humbasin vitet e punës atëherë e kuptojnë shumë mirë që propaganda është një neveri për qytetarët. Sepse vetë zotëria këtu ka shkurtuar stafin në biznesin e tij për shkak të pamundësisë së pagesës. Është arroganca që njerëzit e qeverisë po krijojnë me qytetarët dhe biznesin”,- deklaroi kryetarja e LSI-së.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Kryemadhi ka prezantuar dhe disa nga pikat e programit të LSI-së për biznesin dhe kompanitë që prodhojnë produkte vendase. Mbështetja ndaj fermerëve për të nxitur punësimin dhe ekonominë duke zeruar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është një prej premtimeve kryesore për zhvillimin e bujqësisë. “Një nga pikat tona kryesore është që produktet Made in Albania të jenë me TVSH zero. Kjo do të thotë që qumështi i Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjës mos të vijë dhe të shkatërrojë tregun shqiptar, mos të shkatërrojë fermerët shqiptarë. Do të thotë që domatja, speci i Shqipërisë të kenë çmimin më të lirë sesa ato që vijnë nga importi. Dhe ti japim mundësi fermerëve tanë, blegtorëve, bujqësisë që të rimëkëmbet dhe të eci sa më shpejt”,- deklaroi kryetarja e LSI. Pjesë e paketës ndihmëse për fermerët do të jetë dhe subvencioni për çmimet e naftës, imputeve bujqësore dhe investimeve që do të kryejnë fermerët. Kryemadhi tha se është e papranueshme që një vend si Shqipëria që prodhon naftë, fermerët dhe qytetarët e paguajnë atë me çmimin më të lartë në vendet e rajonit. “Zona e Fierit, e Kuçovës, e Beratit prodhojnë 23 mijë fuçi naftë në ditë, ndërkohë që Maqedonia çmimin e naftës e ka gjysmë për gjysmë me çmimin tonë.  Kemi dëgjuar premtimet boshe të Edi Ramës që thotë naftën pa akcizë dhe jo vetëm që nuk e dha naftën me akcizë, por e ka dhënë sikur traktorët e fermerëve tanë të jenë ‘Ferrari’. Tha që do heqim TVSH-në e imputeve, ua hoqi importuesve atë TVSH-në, por në fakt fermerët vazhdojnë e paguajnë kokërr më kokërr çdo lloj pesticidi, mos të themi ndoshta edhe më shtrenjtë”,- deklaroi kryetarja e LSI.

E megjithatë prapë e do një përgjigje kryeministri për sondazhet e blera!

Fjala vjen në Tiranë LSI do jetë një forcë kryesore në zgjedhje, aqsa tronditja ka kapur Edi Ramën dhe Erion Veliajn, por edhe të tjerë. Këtu jetojmë dhe takojmë njerëz të ndryshëm, se nuk po flasim për rrethet, LSI mbetet një forcë e kudogjendshme.

Sondazhi surrelas edvinist e nxjerr me një rënie gjoja të vogël, kur realiteti mbetet krejt ndryshe. Sidomos në Tiranë LSI do bëjë histori.

Ndaj sondazhet nuk besohen më, sikurse dështuan në SHBA me 2016, apo në itali, Greqi,etj. Por atje nuk blihen, por gjithsesi dolën krejtësisht në të kundërt. Kurse në Tiranë sondazhet nxjerrin shifra në varësi të thesit të qeverisë me euro.

Nëse qeveria i ka eurot 500-she, sondazhi e nxjerr Ramën fitues! Por edhe monedhat e tjera bëjnë punë!

/Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 39 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 46 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.