Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:38 1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen Sindikata e pedagogëve kanë dalë në mbështetje të studentëve. Ata janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lulzim Basha ndez motorat e PD-së!

Editorial E enjte, 8 Korrik 2021 18:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Daniel Muçaku-

U mendua se heshtja e Bashës pas 25 prillit kisht ndonjë rreng për të shuar reagimet e PD dhe LSI ndaj blerjes së votave nga Rilindja, por duket se nuk është kështu. Humbja e pushtetit me 25 prill duket se vjen jo vetëm nga mos bashkimi në një listë të PD dhe LSI, por edhe se vetë LSI nuk mori atë rezultat që fantazonte. Në LSI flitej për diku rreth 20 mandate deputeti, por sosi në katër deputetë. PD-ja mori aqsa pritej dhe kishte rritje nga 43 deputetë në vitin 2017 në 59 brenda katër viteve opozitë. Ndonëse mbetet temë e gjatë debati nëse PD-ja mund të merrte me tepër mandate deputeti, diku te 65, por prapë me katër deputetët e LSI, nuk fitonte asgjë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Lulzim Basha pranoi një proces konkurues brenda partisë së tij, deri në fyerje nga pala kundërshtare në PD. Në PS apo në LSI, nëse do kishte një garë të tillë, ku fyerjet dhe akuzat ishin të tmerrshme, konkurentët ndaj postit të kryetarit të Partisë, as që do të lejoheshin të futeshin brenda oborrit të partisë. Por në PD, këtë herë, u zhvilluan zgjedhjet demokratike, pavarësisht se akuzat nuk mungojnë asnjeherë nga humbësit.

Zgjedhjet në PD mbaruan, pushteti me 25 prill iku dhe tashmë duhet që Partia Demokratike të fokusohet të parlamenti. Që në shtator fillon dueli dhe ku kryeministri nuk do të ketë më përballë deputetë idiota, siç kishte tash dy vite.

Ndërkohë selia blu ka filluar të ziejë përditë, konferenca shtypi, dalje me akuza ndaj kryeministrit dhe qeverisë së PS. Pra motorët e fikur të pas 25 prillit, po ndizen fort në PD.

Në parlament edhe Monika Kryemadhi, Petrit Vasili si dy figurat kryesore të kësaj force politike do jenë aktivë, por numrat bëjnë forcën, sidomos në parlament. Ngrirjes se marrëdhënieve mes PD dhe LSI duhet gjetur mekanizëm që ti shkrijnë, përveç të nxehtit të këtyre ditëve. Gjithnjë nëse LSI nuk po luan nën rrogoz kundër Bashës!

Vjeshta e këtij viti do jetë me përplasje mes PD dhe qeverisë në parlament, por ka informacione se do kemi edhe popull në rrugë.

Motorat te selia blu, u ndezën! Pritet që qeveria të mos provokojë ndezjen e zjarrit në rrugë, ndonëse kryeministri Rama nuk ia përton gricjes me PD-në.

Por këtë herë populli opozitar nuk duron, dhe një shkrepse mund ta ndezë zjarrin që ndodhet si benzinë në zemërimin qytetar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 7 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 11 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo
SPORTI Para 12 minutash

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 14 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.