Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:19 Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur si pikënisje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Më mirë vonë se sa kurrë, zoti Ambasador Soreca!

Më mirë vonë se sa kurrë, zoti Ambasador Soreca!

Editorial
E mërkurë, 13 Janar 2021 08:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka kritikuar për herë të parë publikisht kryeministrin Edi Rama lidhur me qëndrimet e këtij të fundit për ndihmat e Bashkimit Europian. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, diplomati që përfaqëson interesat e BE në Shqipëri është detyruar të shpreh veç habisë edhe disa kritika për mënyrën sesi qeveria “Rama” ka menaxhuar pandeminë. Në mënyrë direkte dhe pa përdorur taktin e zakonshëm të diplomatëve, Soreca thotë se është habitur me kritikat që Edi Rama ka bërë në adresë të Bashkimit Europiane gjatë ditëve të fundit. “Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020”,- deklaroi Soreca. Ambasadori kujton se gjatë vitit që lamë pas BE ka dhënë ndihma për tërmetin dhe personalisht ai ka dhuruar disa herë pajisje mjekësore për përballimin e koronavirusit. Ndër të tjera, Soreca thekson se Shqipëria është dhe pjesë e fondit prej 70 milionë eurosh që BE ka dhënë për vendet e Ballkanit. Intervista e Sorecës jo vetëm i kujton Edi Ramës gjithë ndihmat që BE i ka dhënë qeverisë së tij, por bën dhe një deklaratë që nxjerrë zbuluar keqmenaxhimin e pandemisë nga kabineti “Rama”. Ndërsa Edi Rama ankohet çdo ditë se Bashkimi Europian nuk po e ndihmon Shqipërinë, ambasadori Soreca thotë se kjo qeveri nuk ka as një plan kombëtar për vaksinat. “Unë jam takuar me Ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshme të ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vaksinimin”,- thotë Soreca. Akuza se qeveria nuk ka plan për vaksinat është një shuplakë e fortë ndaj qeverisë, sepse nëse një shtet nuk ka plan vaksinimi me procedura të detajuara, kompanitë ndërkombëtare të vaksinave dhe BE nuk mund të japin ndihma.

Deklarata e Luigi Sorecës vjen pasi qëndrimeve të përsëritura të Edi Ramës kundër Bashkimit Europian. Në gjithë deklaratat e javëve të fundit, Edi Rama ka akuzuar BE-në për mbyllje të kufijve dhe për atë që ai e ka quajtur përjashtim nga ndihmat për vaksinat. Kryeministri ka deklaruar se vaksinat po i siguron ai personalisht, falë aftësive që ka si diplomat dhe miqve në vende të ndryshme. Ky qëndrim prej “shpëtimtari” është rrëzuar dje nga një prej diplomatëve më të rëndësishëm në vend. Kryeministri Edi Rama, jo vetëm nuk ka kërkuar ndihma në vendet e duhura për vaksinën, por nuk ka asnjë plan kombëtar sesi do të bëhet ky proces. Hartimi i një plani nuk nënkupton vetëm gjetjen e parave për çmimin e vaksinave, por edhe detajet që lidhen me kohën dhe deri frigoriferët e transportit të tyre. Sulmet e Edi Ramës ndaj Bashkimit Eurpian dje kanë pasur jehonë dhe në median e Brukselit. Rama përdori të njëjtën gjuhë të ashpër ndaj BE si liderët autoritarë që akuzojnë Brukselin. Të njëjtat sulme i ka bërë sa herë që qeveria e tij ka dështuar për të ecur para me procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mesa duket, kryeministri e di se çështja e negociatave mund të jetë sërish refuzim ndaj tij dhe po përgatitet terrenin për të thënë se ai nuk ka faj, por është BE-ja që nuk e do Shqipërinë. Kjo strategji që po e largon Shqipërinë çdo ditë më shumë nga BE ka vënë në lëvizje ambasadorin Soreca. Diplomati i Brukselit, që njihet për mbështetjen e pakufishme që i ka dhënë kësaj qeverie, mesa duket është ndjerë i tradhtuar nga kryeministri. Sepse sulmet e Ramës edhe pse flasin për gjithë BE, përplasen te zyrat e Sorecës dhe vënë në vështirësi punën e tij si ambasador. Soreca dje foli vetëm parimisht dhe tregoi se ishte i habitur me Edi Ramën. Në fakt, është pak vonë për të mbajtur qëndrime të tilla. Nëse Edi Rama po largohet çdo ditë nga vlerat e BE dhe sot merr guximin që të flasë me gjuhën e antieuropianëve, kjo është dhe për faj të mbështetjes së pamerituar që i kanë dhënë diplomatët e BE qeverisë së tij, sa herë që ka shkelur ligjin.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ambasadori Soreca ka heshtur kur kryeministri Rama dhunonte opozitën apo kur Rama kërkonte ligj të ashpër për median. Sikurse kur thyhej një xham nga protestuesit opozitarë, ambasadori reagonte mënjëherë, ndërkohë që këto ditë bota shikoi se si turmat hyjnë dhe në Kongresin Amerikan. Por më mirë vonë se kurrë zoti Ambasador!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 8 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 26 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 56 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.