Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monika Kryemadhi: Të merret në mbrojtje vajza që bëri denoncimin

Editorial
E enjte, 9 Shtator 2021 06:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi sot për denoncimin e bërë nga nënkomisari i Policisë, Emiljano Nuhu. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se rasti i dhunimit të vajzës Xhisiela Maloku është flagrant.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Është e tmerrshme sesi institucionet e shtetit shqiptarë vijojnë të terrorizojnë dhe të ridhunojnë viktimën e ngjarjes së mëparshme. Është e tmerrshme sesi institucionet e kanë kthyer në qesharak shtetin shqiptar”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 6 orësh

Para 9 orësh
I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

20 Tetor 2026, 17:26

Monika Kryemadhi tha se më i rëndë është fakti që ngjarja ende nuk po hetohet. Ajo u bëri thirrje institucioneve të prokurorisë që të nisin hetimet. Ajo gjithashtu u bëri apel institucioneve ndërkombëtare që të marrin në mbrojtje Xhisiela Maloku.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Më i tmerrshëm ishte rasti i djeshëm. Prokuroria duhet të hetojë se kush ishin personat që e dërguan në atë televizion dhe e shoqëruan. Prokuroria të hetojë”,- deklaroi Monika Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1932112020423451/

Deklarata e plotë për mediat e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

“Jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë rastin dhe denoncimin e djeshëm të nënkomisarit të Policisë, Emiliano Nuhu. Rasti i Xhisela Malokut është një rast i cili jo vetëm shqetëson por tmerron familjet e shqiptarëve, por sidomos tmerron gratë dhe vajzat shqiptare.

Është vërtet e tmerrshme edhe mënyra se si edhe sot e kësaj dite vazhdojnë institucionet e shtetit shqiptar për të fshehur krimin, dhunën dhe përdhunimin e një vajze të re. Është e tmerrshme se si vazhdojnë akoma institucionet e shtetit shqiptar për të terrorizuar, për të kërcënuar dhe për ta ridhunuar viktimën e ngjarjeve të mëparshme.

Është sot e tmerrshme përsëri sesi mënyra e institucioneve të shtetit shqiptar tashmë të kapura nga krimi i organizuar e kanë kthyer në qesharak sistemin e shtetit shqiptar, kur nuk gjë tjetër veçse frikë dhe panik, sesa siguri dhe besim tek shqiptarët.

Do të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohej, prandaj i bëj thirrje Prokurorisë dhe të gjithë atyre segmenteve të Policisë së Shtetit, të cilat ndihen të pakapura dhe të painkriminuara jo vetëm në çështjen në fjalë, por në të gjithë situatën që është përfshirë sot Policia e Shtetit dhe situata e rendit në Shqipëri, që të marrin në mbrojtje me institucionet ndërkombëtare Xhisela Malokun, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo çështje do të zbardhet përfundimisht. Tre herë ka denoncuar Xhisela Maloku në institucionet e policisë dhe tre herë ka tërhequr denoncimin e saj si rezultat i dhunës, i presionit dhe i pambrojtjes së saj nga institucionet e shtetit shqiptar. Tre herë ka denoncuar Xhisela Maloku, tre herë ajo është tërhequr e frikësuar dhe e dhunuar.

Dhe më e tmerrshmja ishte rasti i djeshëm, kur i dha një intervistë në një nga televizionet e cila nuk dihet apo do të ishte një rast shumë i mirë për Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për të hetuar se kush ishin personat që e dërguan atë televizion, kush ishin personat që e shoqëruan në atë televizion, sepse shumë thjeshtë do të arrijnë tek personat, të cilët e kanë detyruar për ta dhunuar edhe njëherë psikologjikisht dhe moralisht Xhiselën.

Nuk më shqetëson ose nuk më bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje sespe përpara se ai të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori, duhet të mbajë përgjegjësi si kryetar i grupit të deputetëve të PS dhe të thotë nëse qëndron apo jo që djali i një deputeti të Partisë Socialiste jo vetëm që ka kryer këtë dhunë dhe këtë krim , por edhe është i kërkuar dhe i ndjekur penalisht nga drejtësia shqiptare, Drejtësi e cila sot për hir të së vërtetës me reformën që është në duart e Edi Ramës është e kapur nga vetë djali i deputetit socialist, i cili është edhe ligji edhe Maliqi. Është ligji që vendos për veten e tij për të qenë i lirë dhe është Maliqi për ta përdorur kamxhikun e drejtësisë së Edi Ramës si ti dojë qejfi mbi Xhisela Malokun.

Mjafton të kërkoni emrin e deputetit socialist, ta google-oni në internet dhe di të shikoni që është në ndjekje penale dhe është precedent penal. Dhe nga ana tjetër, një nga precedentët e tij është rasti i zgjedhjeve në 2017. Do t`ju bëja thirrje shoqatave të grave dhe shoqatave civile, të mos heshtin, por të lëvizin dhe të kërkojnë të vërtetën. Ashtu siç marrin pjesë në seminaret luksoze nëpër hotelet luksoze, le të jenë sot në krahë me Xhisela Malokun, për ta përkrahur atë, për t`i dhënë besim dhe besim për të denoncuar përdhunuesin, kriminelin dhe dhunuesin e saj. I bëj thirrje shoqatave të grave, figurave publike të cilat i kemi dëgjuar shpesh në televizione dhe aktivitete të ndryshme, që flasin për projektet e tyre në mbrojtje të grave të dhunuara, që ja ku e kanë një rast flagrant. Të paktën të flasin për Xhiselën, ashtu sikurse nuk folën për gjyqtaren e vrarë.

Të mbrojnë Xhiselën ashtu siç nuk kanë mbrojtur dhe shumë vajza apo gra të tjera, të cilat sot janë viktima të trafikimit dhe dhunës së bandave të krimit të organizuar. Është më se e qartë që situata dhe ngjarja apo denoncimi që bëri oficeri i policisë është një nga qindra dhe mijëra denoncime që bëjnë qytetarët shqiptarë në rajonet e policisë. Është një nga rastet që nuk ka përfunduar me snajper, me plumbin e snajperit në lule të ballit dhe me dhunimin e një vajze të re, duke e nxjerrë përballë një televizioni për të dhënë një intervistë, nën frikën apo dhe nën dhunën e presionit të tij. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre prokurorëve të ndershëm dhe policive, që jo të distancohen, por të vazhdojnë më tej ta hetojnë këtë çështje dhe të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për të mbajtur në mbrojtje Xhisela Malokun.

Sot, Xhisela ka më shumë nevojë për mburojë të sigurisë së saj jetësore se sa ka nevojë për deklarata morale. Ndërsa shoqëria shqiptare, sot ka nevojë për një reagim dhe një siguri më të madhe sepse sot jeta e qytetarëve shqiptarë, jeta e fëmijëve shqiptarë është në duart e ca kriminelëve, të cilët nën efektin e substancave narkotike, kryejnë krime dhe dhunë monstruoze. Disa fëmijë të llastuar apo disa njerëz të përkëdhelur nga fuqia apo pushteti i Edi Ramës, sot janë kthyer në kriminelët e fëmijëve të shqiptarëve”.

Lexoni dhe:

  • Paloka: Qeveria “Rama”, gjysma e bandës në pushtet që mbron banditët e tjerë
  • Pikëpyetjet e një akuze publike për Taulant Ballën dhe deputetin e Krujës
  • Çupi: Skandaloze djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re
  • “Djali i deputetit hynte në polici, ndonëse policia e kërkonte!”
  • Dëshmia e oficerit, Basha: Rrezikojmë përplasje shoqërore
  • Kryemadhi: Pse nuk flasin shoqatat e grave për vajzën e dhunuar në Fushë-Krujë 
  • Balla padit Bashën, oficerin e policisë dhe gazetarin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.