Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mos luaj me zjarrin se do digjesh, Erion Veliaj!

Editorial
E premte, 13 Gusht 2021 00:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Erion Veliaj është kryebashkiak i suksesshëm. E verteta duhet pranuar edhe kur nuk na pëlqen. Ka ndryshuar Tiranën dhe po punon për ish-komunat, pjesë e bashkisë së Tiranës, që të jenë të jetueshme dhe turistike. Ka mbjellë pemë sa nuk kanë mbjellë krejt qeveria në të gjitha rrethet. Ka ndryshuar imazhin e kryeqytetit, tashmë i vizitueshëm nga shumë turistë të huaj. E ka bërë jetën artistike dhe të rinisë më të pëlqyeshme, relaksuese. Po ndërton shkolla, kopshte, rrugë. Me pak fjalë po punon 24 orë në 7 ditë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deri këtu mirë, pëlqyeshëm. Të mos harrojmë se vitin e ardhshëm janë edhe zgjedhjet vendore, ku PS-ja ka kandiduar që tani Erion Veliaj. E ka thënë publikisht kryeministri.  Dhe ka shanset sa asnjë tjetër të jetë prapë fitues, ndonëse është herët për të bërë parashikime, siç po e zhyt në krizë kryebashkiakun, vetë PS-ja me idiotsinë e saj për ta shembur me çdo kusht e formë Teatrin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Erion Veliaj ka mbetur në qarkun e kryeministrit Rama në raport me Teatrin Kombëtar. Është në qark, ndonëse përgjegjsinë kryesore e ka Rama dhe ministrja e kulturës, Kumbaro.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri e do me çdo kusht shembjen e Godinës së Teatrit Kombëtar. Flitet se janë interesa madhore financiare në lojë për tokën pronë e Teatrit Kombëtar. Deri tani prona jepet nga këshilli bashkiak. Por 2/3 e votave nuk i kanë. Ndaj po hartojnë projektligj që ta kalojnë dhe realizojnë projektin e tyre me 71 vota në parlament.

Është thënë e stërthënë se kryeministri e ka ndarë mendjen t’ia jap një kompanie private për të bërë kulla private në vend të godinës së teatrit. Si dhe një godinë teatrit të ri kombëtar, por brenda kullave. Por humb historia, shkrihen krejt dekadat e aktorëve si vlerë, ndaj nuk pranojnë njerëzit t’ju preket historia dhe memoria kombëtare e kulturës.

Ka patur plot diskutime, debate, sherre në parlament. Ka plot mendje të ndryshme në raport me godinën e teatrit kombëtar. Por shumica e aktorëve dhe artistëve janë hapur kundër prishjes. Ky grupim kryesohet nga aktorët e mëdhenjë Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi. Dhe shumë e shumë të tjerë. Këta dhe plot të tjerë do jenë therror për teatrin kombëtar.

Opozita është kundër prishjes së godinës. Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Edhe vetë, me sa ka deklaruar, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Edhe disa deputetë të PS-së. Bile ka shumë prej tyre të cilët e thonë nën zë, nëpër kafene, se “ kjo do të jetë si beteja e Termopileve”.

Por kryeministri e do të shembur! Afër Teatrit ka zyrën kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Edhe ai nuk e do shëmbjen, ndonëse nuk e thotë se kryeministri është dhe kryetar i PS. Nuk e do si tironas, por e di mjaft mirë se kjo betejë mund ti kthehet në humbje të mbështetjes së qytetarëve të tij.

Kur i ka punët mjaft mirë dhe vaj, pse i duhet kjo përplasje me popullin opozitar dhe me komunitetin e artistëve? A e di kryeministri dhe kryebashkiaku se kjo betejë mund të përfundojë shumë keq? Më keq se për dreq! Nuk është gjë beteja e Rrugës së Kombit për tarifën e rrugës.

Mbajeni mend këtë zoti kryeministër dhe zoti kryetar bashkie!

Opozita është në të drejtën e saj për të shfrytëzuar çdo pakënaqësi popullore apo komuniteti dhe do të jetë barrikadë para godinës së teatrit. Me mijëra njerëz do rrethojnë Godinën. Është bërë plani. A ka leverdi Erion Veliaj dhe natyrisht PS-ja që të humbin pikë dhe të rrezikojnë mandatin për një betejë, e cila mund të ketë edhe të plagosur nga përplasja? Imagjinoni sikur të plagoset, apo qoftë largu të vritet ndonjë artist, se ç’ngjet në Tiranë. Jo vetëm bie Erion Veliaj, por edhe qeveria. Por edhe pa “dëshmorë” kjo përplasje do jetë fatale, pasi opozita do ta përdorë mjeshtërisht, sepse kauza në këtë rast shkon kah saj dhe artistëve.

Apo dikush në PS, apo që ishte në PS si deputet, po luan mjeshtërisht që ta përplas Erion Veliaj me popullin, duke larguar vëmëndjen nga gjyqi i tij për drogën? Ndërkohë ish-ministri Sajmir Tahiri do jetë krah artistëve dhe kundër mikut-armik Erion Veliaj.

Ndaj mos luaj me zjarrin Erion Veliaj! Kur i ke punët mirë ç’të duhet të sakrifikohesh për të tjerët!

S.Prulli

Reagimi i aktorëve dhe artistëve:

Aktorët kanë protestuar sërish mbrëmjen e kësaj të diele, ku kanë kërkuar që Teatri Kombëtar të mos prishet. Një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë, Mirush Kabashi i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos e prishë teatrin. Ai tha se Teatri Kombëtar është ‘Thembra e Akilit’. Ndërsa përmes vargjeve të poezisë Kabashi u shpreh se: Është koha e maskarenjve.

Aktori Robert Ndrenika ka marrë fjalën duke thënë: “Kjo ishte e papritur për të gjithë komunitetin, për mua personalisht. S’po marr vesh çfarë po ndodh. Ishim tek presidenti Ilir Meta, na dha të drejtë edhe kryetari i Kuvendit na dha të drejtë. Opozita është me ne. Jam i bindur se në PS ka anëtarë që janë me ne, por nuk flasin, kanë dhe ata hallet e tyre. Por nuk flasin! Unë i them dhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Le ta marrë ta hetojë, se ka dhe firma Kodra shpk. Ç’janë këto preferenca. Më vjen keq që nuk përfillet komuniteti ynë. Kryeministri na ka përbuzur. Ju lutem të hyjmë në bisedime, jo gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”.

Ja dhe reagimi i PD-së sot nga ana e deputetes Albana Vokshi:

“….në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Kulturës jam për të denoncuar veprimet korruptive të Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qëndrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet. Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Ky është një rast i paprecedent!! Ndërkohë që ekziston një ligj i posaçëm që rregullon këtë proces për realizimin e një projekti sipas procedurës së partneritertit Publik – Privat (ligji nr. 125/2013), Rama ka hartuar një ligj tjetër të posaçëm, që rregullon vetëm një rast individual, një projekt konkret, duke synuar shmangien e rregullave të paracaktuara dhe që kanë si synim mbrojtjen e interesit publik. Pra, qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt i klientit të Ramës, jashtë çdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti. Ky pr.ligj bën realitet një plan të kahershë, 20 vjecar të Ramës, pasi miratimi i tij nënkupton shembjen e menjëhershme të Teatrit aktual Kombëtar, ndërtimin e Teatrit të ri, shoqëruar me ngritjen e disa kullave të larta, në qendrën historike të Tiranës, për interesa të subjektit privat Fusha sipas një procedure të vecantë, në shkelje të Kushtetutës, dhe legjislacionit në fuqi. Kjo rrëzon të gjitha deklaratat e Ministrit të Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, që projekti ishte vetëm një ide për nisjen e procedurës (një propozim i pakërkuar), dhe se procesi do të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur. Së katërti, ky pr.ligj tjetërson pronat publike pa transparencë dhe pa një proces konkurimi. Ministrat e Ramës (dhe jo ligji), do të bëjnë vlerësimin mbi tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo vendore për realizimin e këtij projekti I cili do të ketë një process farsë negociimi të  të paracaktuar pa asnjë transparence Në krye të grupit të negocimit ka vënë Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Velia i cili i zhytur në konflikt interesi, do negociojën me partnerin e tij privat “Fusha sh.p.k.”, propozimin e paraqitur nga Fusha shpk, me termat e përcaktuara nga Fusha, dhe në kushtet e urgjencës brenda një afati kohor prej 30 ditësh. Duke mos patur këtë shumicën prej 3/5 në Këshillin Bashkiak Tiranë që ligji i qeverisjes vendore përcakton, Rama thjesht e shmang atë nga kompetenca që të vendosë për tjetërsimin e pronave në pronësi të Bashkisë Tiranë, me 3/5 e votave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe parashikon që kushtet e kontratës së negociuar të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit në shkelje të nenit 113 dhe 116 të Kushtetutës dhe nenit 54 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat.

Të gjitha këto tregojnë qartë, se Kryeministri Edi Rama ka vepruar në tejkalim flagrant të kompetencave të tij, duke marrë përgjegjësitë e institucioneve të posaçme, që ngarkon ligji nr. 125/2013, për realizimin e një projekti partneriteti publik privat. Projektligji është haptazi antikushtetues, mirëpo sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Prandaj Edi Rama e ka eleminuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka bllokuar plotësimin e saj, me qëllim që të grabisë i qetë pronat publike e private”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 20 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 21 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 22 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 24 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.