Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opozita në sulm kundër kryeprokurores Marku

Editorial E hënë, 16 Gusht 2021 06:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku kaloi sot testin e Vettingut për pasurinë, figurën morale dhe profesionale. Institucionet e kontrollit të përbëra nga ekspertë vendas dhe të huaj dhanë miratimin për vijimin e detyrës së kreut të akuzës shqiptare.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë opozita prej dy ditësh ka nisur një sulm frontal ndaj Arta Markut. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama kanë kritikuar mënyrën sesi u bë kontrolli ndaj numrit një të prokurorisë. Përfaqësuesit e opozitës kanë hedhur dyshime dhe për njëanshmëri politike të institucioneve të Vetingut.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj hodhi dyshime mbi kriteret e kontrollit të figurës  së Arta Markut nga institucionet e Vettingut. Sipas deputetit demokrat, Vettingu po korruptohet politikisht, pasi për llogari të Edi Ramës u lejua vazhdimi i detyrës së Arta Markut. Alibeaj foli para mediave për pesë arsye se pse Arta Marku duhet të ishte shkarkuar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arsyeja e parë sipas tij ka të bëjë me faktin se Arta Marku, “në 6 muaj në krye të organit të prokurorisë ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore”.

Shkelja e dytë, sipas Alibeaj “duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit”.

Shkelja e tretë që renditi deputeti i PD-së është se “gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, Arta Marku ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji”.

Akuza e katërt e PD është se Arta Marku “ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit”.

Akuza e pesë, po sipas PD, është se Arta Marku “në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë”.

Nisur nga këto akuza, PD arrin në përfundimin se “nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra”. Sipas PD, derisa Vettingu nuk rrëzoi Arta Markun, atëherë gjithë procesi i reformës në drejtësi vihet në pikëpyetje.

Ndërsa PD renditi të paktën pesë shkelje të Prokurores së Përgjithshme, LSI e sulmon Arta Markun për mos përballje me institicionet e vetingut. Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama e cilëson flagrant faktin që kryeprokurorja nuk del vet para komisioneve të Vetingut, por dërgon avokaten e saj. Luan Rama thotë se Arta Marku nuk duhet të ishte përfaqësuar me avokate në komisionet e Vettingut, por të ishte përballur vetë me ekspertët, pasi kontrolli nuk ishte vetëm për pasurinë, por edhe punën e saj në institucionin që drejton.

“Ligji ia njeh të drejtën e përfaqësimit edhe me avokat! Por, avokati nuk mund t’a përfaqësojë e të përgjigjet në emër të Prokurorit të Përgjithshëm, për ato elementë të vlerësimit në procesin e vetingut, që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës së lartë në krye të organit të akuzës, si për shembull, lidhur me transferimet, komandimet apo uljet ne detyrë të shumë prokurorëve apo edhe për ç’organizimin e Prokurorisë, intimidimin dhe cenimin e pavarësisë profesionale!”,- shprehet Luan Rama. Përfaqësuesi i LSI shton se komisionet e Vetingut nuk duhet të kishin pranuar këtë poshtërim nga kryeprokurorja që nuk u paraqit vetë në seancë.

Realisht kontrolli i pasurisë së Prokurorisë së Përgjithshme nuk rezultoi me probleme. Pronat që ka prokurorja ishin modeste dhe justifikoheshin në bazë të pagës që kishte përfituar si prokurore. Në këtë drejtim Arta Marku mund të jetë njeriu më i varfër në sistemin e drejtësisë. Të paqarta janë vetëm një pjesë e ndryshimeve që ka bërë në organin e akuzës që kur ka marrë drejtimin, por këto gjëra nuk mund të sqaroheshin nga avokatja e saj.

Pavarësisht akuzave të opozitës, fakti është se me vendimin e sotëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk kemi me një prokurore të përkohshme, por një kryeprokurore me mandat të 7 vjeçar. Vendimi i komisioneve të Vetingut që i lejon asaj vazhdimin e detyrës i zgjat dhe mandatin si kryeprokurore. Tashmë mazhoranca nuk ka më arsye të shpejtojë për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.