Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:49 Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OSBE/ODIHR rrëzojnë përfundimisht votimet njëpartiake të 30 qershorit

Editorial
E enjte, 30 Shtator 2021 14:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR shkruan: KQZ cënoi sigurinë jurdike dhe mori vendime pa transparencë. Gjyqtarët e kolegjit zgjedhor u ndikuan në pavarësinë e tyre për shkak të vettingut.

-“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”,- thuhet në raport. Në këtë mënyrë, dokumenti i jep fund dhe debatit të PS-së lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir Meta. Prakisht, OSBE/OHIR thonë qartë se ligji është shkelur nga PS dhe Edi Rama.

Votimet moniste të 30 qershorit kanë marrë kritikat më të rënda që janë bërë ndonjëherë për zgjedhjet në një raport ndërkombëtar. Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për 30 qershorin, i vetmi dokument që certifikon cilësinë e zgjedhjeve thotë se votimet u mbajtën pa marrë në konsideratë interesat e qytetarëve. “Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit dhe se në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione dhe se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike, ku shumë vendime të administratës zgjedhore u morën me objektivin politik për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve”,- thuhet në dokument. Pra, dokumenti kryesor i ndërkombëtarëve për zgjedhjet nuk shpreh, si në rastet e tjera, se zgjedhjet ishin demokratike apo të lira, por në mënyrë të qartë thotë se qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin. Një konfirmim i tillë në raportin që zyrtarisht do të prezantohet sot, hedh poshtë gjithë procesin e 30 qershorit dhe praktikisht nuk i quan zgjedhje, por ishin votime një partiake. Nëse më parë në dokumentet e OSBE/ODIHR thuhej se zgjedhjet ishin një hap para, këtë herë janë hequr gjithë termat që përcaktojnë një demokraci dhe kjo është një tjetër goditje që u jepet proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Raporti në mënyrë të qartë kritikon qëndrimin e PS-së dhe Qeverisë në raport me institucionin e Presidentit të Republikës. Ndërkombëtarët deklarojnë se kryeministri Edi Rama shkeli ligjin me mos publikimin në Fletoren Zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 tetor.  ODIR vë në dukje se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”,- thuhet në raport. Në këtë mënyrë, dokumenti i jep fund dhe debatit të PS lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir Meta. Prakisht, OSBE/OHIR thonë qartë se ligji është shkelur nga PS dhe Edi Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në dokumentin voluminoz të OSBE/ODIHR ka një lumë kritikash për rolin e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Të dy këto institucione që morën veprime të jashtëligjshme për 30 qershorin, vlerësohen me notat më negative në këtë raport. Sipas OSBE/ODIHR thuhet se KQZ e interpretoi ligjin në mënyrë gati amatore duke cenuar parimet e sigurisë juridike. “KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike”,- thuhet në dokument. Situata paraqitet më e rëndë në rastin e Kolegjit Zgjedhor. OSBE thotë se vendimet e tyre ishin të njëanshme duke nënkuptuar vendimin për interpretimin e dekretit të kreut të shtetit. “Konstatohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre”,- thuhet ndër të tjera në raportin e OSBE/ODIHR. Goditja që ndërkombëtarët i bëjnë KQZ dhe Kolegjit rrëzon gjithë procesin e 30 qershorit. PS dhe kryeministri Rama e justifikuan gjithë farsën e votimeve me argumentin se vendimet kundër dekretit të Presidentit janë marrë nga institucionet e ligjshme si KQZ dhe Kolegjit. Ndërkombëtarët e thonë hapur se KQZ dhe Kolegji, përveç se nuk ishin profesionale dhe shkelën ligjin mund të jenë shantazhuar nga qeveria. Për mënyrën sesi u zhvillua votimi më 30 qershor, OSBE/ODIHR thotë se vëzhguesit panë nga afër raste të kërcënimit të votuesve dhe çuditërisht nuk u regjistrua asnjë hetim nga ana e Prokurorisë. Në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, asnjë raport ndërkombëtar nuk ka qenë më kritik se kaq.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Praktikisht me raportin final të OSBE/ODIHR rrëzohen votimet njëpartiake të PS-së, bie akuza dhe komisioni hetimor i mazhorancës për dekretin e Presidentit, me pak fjalë vuloset se zgjedhjet nuk janë demokratike.

Pra duhet të shkojmë në zgjedhje të reja vendore, por me sa duket edhe parlamentare.

Mili Xhani

Lexoni edhe…

  • OSBE/ ODIHR nxin 30 qershorin e Ramës: KQZ cënoi sigurinë
  • ODHIR: Mospublikimi nga Rama i dekretit të Metës për 13 tetorin është i paligjshëm 
  • “Kolegji Zgjedhor rrëzoi në mënyrë të paligjshme dekretin e Presidentit”
  • Andi Bushati: Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet
  • Raporti i OSBE/ODIHR, reagon PD: Kontribut për demokracinë shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 1 minute

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 2 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 18 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 29 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.