Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD:Largimi i kryeministrit Rama me çdo mjet e forcë

Editorial
E shtunë, 11 Shtator 2021 03:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Luan Rama, LSI: “Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale dhe lobimi kriminal, natyrisht nuk mund të bëjë tjetër veçse do t’u kthejë reston grupeve kriminale”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Partia Socialiste propozoi dje datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore duke marrë të mirëqenë faktin se në qershorin e ardhshëm vendi do të shkojë normalisht në zgjedhje. Ndërkohë opozita edhe pse formalisht ka nisur diskutimet për datën e zgjedhjeve, praktikisht ka një tjetër skenar. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi dje se misioni i opozitës nuk është thjesht përgatitja për zgjedhje vendore, por largimi i kryeministrit Edi Rama me çdo mjet dhe forcë. Sipas numrit dy të PD-së, në situatën në të cilën ndodhet vendi nuk mund të flitet më për asnjë zhvillim tjetër pa larguar më parë kryeministrin Edi Rama. Duke folur për rrugët që do të ndiqen për largimin e kreut të qeverisë, Paloka nuk përjashton asnjë mundësi duke nisur që nga protestat dhe përplasja. “Misioni ynë është largimi i Edi Ramës me të gjitha mënyrat. Në një vend ku nuk ka më demokraci, ku bandat kanë marrë në dorë gjithçka, ku krimi drejton dhe as nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira, të gjitha mënyrat janë legjitime. Sot largimi i Edi Ramës është gjest patriotik”,- u shpreh dje për mediat nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Qëndrimi dhe shqetsimet e PD-së janë të njëjta me ato të aleatit tjetër në opozitë, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama deklaroi dje pas takimit me Presidentin për diskutimin e datës së zgjedhjeve, se problemi i vendit nuk është kur do të mbahen zgjedhjet, por çfarë zgjedhjesh do të ketë. Sipas LSI, në kushtet e një qeverisje që është denoncuar për skandale dhe afera korruptive, procesi zgjedhor është në pikëpyetje që në nisje të tij. “Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale dhe lobimi kriminal, natyrisht nuk mund të bëjë tjetër veçse do t’u kthejë reston grupeve kriminale. Ky është shqetësimi i madh, ky është problemi i madh dhe për sa kohë nuk ka vëmendjen, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar, ajo e para veten dhe pastaj edhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka tjetër pastaj është formale”,- deklaroi Luan Rama.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për drejtuesit e opozitës ekziston mundësia që bashkë me zgjedhjet vendore vendi të shkojë dhe në zgjedhje parlamentare. Por për të arritur këtë duhet që më parë kryeministri Edi Rama të pranojë kushtet e opozitës. Në këtë skemë PD dhe LSI duket se janë gati për gjithë variantet. Nënkryetari selisë blu, Edi Paloka deklaroi se një nga opsionet është djegia e mandateve, por jo i vetmi dhe më i domosdoshmi. Pas djegies së mandateve, opozita do të provojë protestat në rrugë dhe sheshe me qëllim detyrimin e Edi Ramës të dorëhiqet. Shenja e parë e protestave u dha dy ditë më parë në Kukës. Si në pak vende të tjera, qytetarët kuksianë zhvilluan një protestë kundër kryeministrit Rama që kishte zgjedhur këtë qytet për të folur për arritjet e qeverisë. Kukësi duket se ishte testi i parë opozitës për të nisur tubime të ngjashme në çdo qytet ku qeveria shkon dhe flet për suksese.

Ndërkohë pjesë e planit të opozitës për të krijuar klimën e protestave janë dhe denoncimet për korrupsion dhe afera të zyrtarëve të lartë. Lulzim Basha paralajmëroi dje përgjime dhe publikime skandalesh nga dosjet hetimore të ministrave të Edi Ramës, ku flitet për vjedhjen e zgjedhjeve. Denoncimet e fundit, bashkë me skandalet e tjera që janë publikuar më herët, sipas PD, do të krijojnë pakënaqësinë dhe rritjen e reagimit qytetar.

Kësaj strategjie qeveria deri më tani i është përgjigjur me një fushatë denoncimesh për shpifje dhe zbutje të skandaleve të opozitës në media dhe në opinionin publik. Veç kësaj, Edi Rama prej disa javësh ka nisur fushatën elektorale ku po teston kandidatët e mundshëm dhe përgatitet për zgjedhje. Ndërsa protestave sporadike të opozitës, Edi Rama deri tani u është përgjigjur me ironi dhe tallje.

Monika Kryemadhi që nga Kina ku është në një vizitë zyrtare, tha se kryeministri Rama duhet rrëzuar dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për opozitën dhe popullin, pa rrëzuar Ramën. Më pas shkojmë në zgjedhje normale që të vendos vota e lirë pa bandat e kryeministrit. Kurse Edi Rama përqesh dhe ironizon opozitën, duke i akuzuar se kanë frikë të futen në zgjedhjet vendore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.