Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti të zgjidhet nga populli

Presidenti të zgjidhet nga populli

Editorial
E diel, 31 Maj 2020 18:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Partitë kryesore politike janë në orët e fundit të diskutimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në historinë e zgjedhjeve, kodi Zgjedhor është ndryshuar më shumë se çdo ligj tjetër në vend. Janë provuar sisteme të ndryshme elektorale, modele spanjolle, rajonale dhe deri në eksperimente zgjedhore të padëgjuara më parë. Ndryshimet që do të bëhen së fundi nga partitë ngjajnë si arnime në ligj që asnjëherë nuk ka sjellë zhvillime pozitive duke e lënë gjithmonë vendimmarrjen në dorë të kryetarëve dhe jo të qytetarëve. Përsa kohë reformat do të merren vetëm me detaje dhe jo me thelbin, situata nuk do të ndryshojë dhe krizat politike vetëm sa do të përsëriten.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Veç garancive për mos vjedhjen e votës, çdo reformë nuk duhet t’i shmanget më përgjegjësisë për lista të hapura dhe ndryshimin e sistemit elektoral si dhe vendosjen e standardit të zgjedhjes së Presidentit nga populli. Zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhja e presidentit, në thelb janë dy gjëra të ndryshme, por hapja e listave dhe votimi i kreut të shtetit direkt nga populli janë të dyja vendime që u japin pushtetin real qytetarëve. Në shumicën e vendeve perëndimore kreun e shtetit e zgjedhin qytetarët. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria do të bëhet republikë presidenciale. Parlamenti do të ketë të njëjtin funksion politik, por zgjedhja e kreut të shtetit nga qytetarët i jep i shtetit një tjetër hallkë efikase në kontrollin e pushteteve dhe garantimin e demokracisë. Aktualisht, Presidenti i Republikës zgjidhet në raundin e fundit me 71 vota, pavarësisht se presidenti Meta u zgjodh me 87 vota. Ndërkohë që kreu i KLSH, Avokati i Popullit dhe institucione të tjera duan 84 vota. Është një nonsens juridik që duhet korrigjuar duke u dhënë qytetarëve të drejtën të shprehen. Presidenti, në përkufizimin e Kushtetutës është institucioni që garanton unitetin e popullit. Ky përkufizim i lartë për një institucion, kërkon që edhe mënyra sesi ai zgjidhet të jetë verdikt direkt i popullit. Nëse presidenti zgjidhet vetëm nga partitë politike dhe përgjithësisht nga 2-3 partitë kryesore në vend, gjithmonë roli i tij do të jetë i paragjykuar edhe kur zbaton rreptësisht Kushtetutën. Në krye të shtetit janë zgjedhur gjithmonë figura të spikatura që kanë dalë nga politika dhe zyrtarë që kanë mbajtur qëndrime korrekte ligjore, por për ta bërë me efektiv këtë post duhet që Presidenti të jetë në atë detyrë si pasojë e vullnetit të qytetarëve. Një vendim i tillë është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet demokracisë dhe nuk e lë shtetin dhe politikën vetëm në dorë të kryetarëve.

Swiss Digital

Pas presidencës së Sali Berishës në vitin 1996, të gjithë krerët e shtetit kanë pasur përplasje të ashpra me qeveritë edhe kur kanë ardhur në këtë detyrë nga kampi qeveritar. Mjafton të kujtojmë përplasjet e Rexhep Meidanit me Fatos Nanon, të Alfred Moisut me Fatos Nanon, të Bamir Topit me Sali Berishën, të Bujar Nishanit me qeverinë e Edi Ramës dhe përplasjet e fundit të ashpra mes Ilir Metës dhe qeverisë së Rilindjes. Pavarësisht profilit të secilit President, shumica e përplasjeve ligjore kanë ardhur si pasojë e abuzimeve të qeverisë dhe oreksit për më shumë kompetenca. Janë qëndrime që nuk lidhen më anësi politike, por në shumicën e rasteve kanë pasur bazë të fortë Kushtetuese. Pra, kreu i shtetit nuk është thjesht një figurë honorifike, por një garant i Kushtetutës që ka nevojë për më shumë pushtet legjitim. Dhe ky pushtet nuk mund të vijë më nga partitë dhe as nga salla e Parlamentit, por nga vota e qytetarëve.

Betejat e ashpra të Presidentit Meta në ruajtje të Kushtetutës dhe ndalimit të përvetsimit të çdo pushteti prej kryeministrit Rama janë epokale. Së fundi edhe Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta, por janë dy vite e kusur përplasje mes Kreut të Shtetit dhe mafies së Rilindjes.

Sot Ilir Meta e përsëriti se Presidenti duhet votuar direkt nga populli, ndaj akti i tij duhet përshëndetur, ndonëse PS ka frikë ta ndryshojë Kushtetutën që Kreu i Shtetit të zgjidhet nga populli, pasi synon një President që ta zgjedh partia apo partitë që nesër ti bëjnë presion.

Ilir Meta është kalibër tjetër dhe nuk ha presion nga asnjeri, por nëse Presidenti zgjidhet nga populli ka tjetër fuqi.

Fuqia është populli ndaj ai duhet ta votojë Presidentin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.