Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prokuroria nuk guxon të thërrasë Kryeministrin. Në opozitë, Edi Rama, humbte gjyqet. Tani i fiton!

Editorial
E premte, 10 Shtator 2021 07:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi dje të mos fillojë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama për akuzën e “pengimit të së vërtetës” dhe “detyrimit për të dhënë prova”. Kryeministri u padit nga dy kryetarët e grupeve kryesore parlamentare, Edmond Spaho i PD dhe Petrit Vasili i LSI. Padia e PD dhe LSI bazohej në deklaratat e kryeministrit pas publikimit të video-përgjimit të pretenduar të Albert Veliut (Babalja) me vëllanë e ministrit të Brendshëm. Dy ditë pas publikimit të përgjimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte analizuar materialin, në një laborator privat, dhe se në të nuk kishte asnjë provë që implikonte qeverisë. Kreu i mazhorancës deklaroi se ajo që cilësohej si përgjim, sipas tij, ishte një imitim aktorësh të përdorur nga Partia Demokratike me qëllim shantazhi ndaj qeverisë. Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë ende pa nisur prokuroria hetimet dhe kur materiali i pretenduar si përgjim nuk ishte dërguar zyrtarisht në një laborator të huaj. Kjo ndërhyrje e kryeministrit në fazën e fillimit të historisë së njohur me emrin “Babale”, u cilësua nga opozita si një ndërhyrje në vendimmarrjen e prokurorisë. Opozita pretendon se politikisht Edi Rama shkatërroi hetimin, duke i dhënë që në fillim rezultatin ku duhet të orientohej prokuroria. Ndërsa nga ana ligjore, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili bënë kallëzimin penal ku e akuzonin kreun e qeverisë për pengim të zbardhjes së të vërtetës. Në padinë e tyre, deputetët e PD dhe LSI argumentonin se nëse qeveria e kreu një analizë të audio-përgjimit, përse nuk e bëri publike dhe me çfarë parash u paguan kjo ekspertizë. Gjithashtu, dy deputetët argumentojnë se kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë detyrë ligjore dhe institucionale që të kryejë hetime për çështje ndaj të cilave vepron prokuroria. Por të gjithave argumenteve që kanë renditur ligjvënësit e PD dhe LSI, prokuroria u është përgjigjur se “nuk ndodhemi para kryerjes së një vepre penale”. Sipas prokurorit veprimet dhe deklaratat e kryeministrit nuk kanë ndikuar në hetimin e çështjes “Babale”, pasi nuk janë përdorur si prova nga ana e prokurorisë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Vendimi Prokurorisë së Krimeve të Rënda duket se do të përdoret dhe për një padi tjetër të PD dhe PS ndaj kryeministrit. Më 3 tetor, Edmond Spaho ka paditur thuajse me të njëjtat akuza kreun e qeverisë për atë që njihet si skandali “Xhiseiala”. Edhe në këtë rast akuza është për pengim të institucioneve për zbardhjes së të vërtetës. Prokuroria duket se e ka gati vendimin e pushimit të çështjes dhe për këtë rast, mjafton t’i bëjë një kopje vendimit të parë për rastin “Babale”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ajo çfarë krijon kontrast të fort në këtë histori është sjellja e ndryshme e prokurorisë ndaj padive të qeverisë dhe ndaj padive të opozitës. Po për këto dy dosje që janë në proces hetimor dhe janë thirrur si dëshmitarë ose të dyshuar për kallëzim të rremë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tre deputetë të PD dhe dy gazetarë. Të gjithë kanë shkuar në prokurori. Mjaftoi një padi e Taulant Ballës dhe prokuroria ka vënë në rresht kreun e opozitës dhe gjithë deputetët që kanë folur në publik për çështjen “Babale” dhe “Xhisiela”. Basha shkoi në Prokurori brenda ditës kur iu bë thirrja, diçka jo e zakontë për krerët e opozitës shqiptare, si dhe dha llogari për të gjitha pretendimet e Taulant Ballës dhe PS. Ndërsa deputeti demokrat Edvin Salianji ka dhe një proces hetimor që mund të çojë dhe në arrestimin e tij, nëse e kërkon prokuroria. Për këto dy skandale prokuroria ka hyrë dhe në një tjetër terren, duke paditur njëlloj si politikanët, edhe dy gazetarë për “kallëzim të rremë”, kur në fakt ata kanë publikuar materiale dhe nuk kanë kallëzuar. Kur bëhen padi kundër opozitës prokuroria i merr të gjitha seriozisht dhe këtë vit Krimet e Rënda duket se do të kenë punë vetëm me paditë politike. Ndërsa kur paditet kryeministri, prokuroria ka frikë, qoftë edhe të nis formalisht një procedim.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Rama kur ishte në opozitë i ka humbur çështjet në prokurori. Tani që është në pushtet, i fiton të gjitha.

Q.Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.