Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:02 E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në Gjermania konfirmon koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO-n për të ardhmen e KFOR-it, ndërsa e ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Publikohen SMS-të në anglisht, ku Kryeministri Rama përcakton emrat në Gjykatën Kushtetuese

Publikohen SMS-të në anglisht, ku Kryeministri Rama përcakton emrat në Gjykatën Kushtetuese

Editorial
E martë, 26 Maj 2020 08:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur te Fevziu në “Opinion” detaje nga përplasja me qeverinë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe bllokimin e reformës në drejtësi.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Presidenti publikoi një mesazh të dërguar nga një diplomat në Tiranë në emër të Ambasadës së SHBA dhe BE-së. Mesazhi i përket kohës kur kreu i shtetit emëroi Marsida Xhaferrllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa qeveria “Rama” për të njëjtin vend në gjykatë kërkoi emërimin e Arta Vorbsit, në shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kreu i shtetit ka sqaruar, në atë kohë, ndërkombëtarët për problemet ligjore që emërimi i Arta Vorpsit dhe betimi i saj në noteri dhe jo në Presidencë, një diplomat ka nisur këtë mesazh: “Mirëmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos t’ju njoftojmë më herët. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë”.
Duke sqaruar përmbajtjen e SMS-së, Presidenti tha se “ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. …Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt. Aty është qëndrimi i tyre”, tha Meta. Emri i diplomatit që ka dërguar SMS-në për arsye etike nuk është bërë publik, por përmbajta e tij është e mjaftueshme për të kuptuar mënyrën sesi po sabotohet reforma në drejtësi dhe se si ajo drejtohet nga Edi Rama.
Mesazhi tregon se një ndërkombëtar, nga këta që flasin për dobinë e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit, i kërkon pazar kreut të shtetit. Teksti i SMS-së është i qartë, ndërkombëtarët i thonë kreut të shtetit që të dekretojë kandidaten e Ramës për në Kushtetuese Arta Vorpsin. Më pas, ata sugjerojnë se emri i Marsida Xhaferrllarit do të mbështetet nga Rama në një tjetër raund të përzgjedhjes së kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese. Mënyra sesi është bërë oferta-pazar, aq më tepër nga një diplomat, është një skandal i përmasave të papara ndonjëherë në Shqipëri. Diplomatët apo ekspertët e huaj që monitorojnë reformën në drejtësi kanë ardhur në Shqipëri për të vendosur standardet e zbatimit të ligjit dhe kontrollin e institucioneve të reja të drejtësisë. Ajo që shohim nga kjo SMS është se një pjesë e këtyre diplomatëve janë kthyer në pazaxhinj me ligjet e Shqipërisë dhe Kushtetutën. Më keq se kaq, ky SMS-së tregon se po një pjesë e këtyre diplomatëve janë kthyer në sekserë të Edi Ramës për të kapur reformën në drejtësi.
Mesazhi është një provë e fortë që diskretiton gjithë pavarësinë e reformës në drejtësi dhe institucioneve të saj. Shprehja se “Edi Rama ka rëndë dakord për (iksin) në Gjykatën Kushtuese…” është provë për një vepër të rëndë penale. Kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese s’kanë asnjë lidhje me qeverinë. Ata kalojnë në filtrat e institucioneve të reja të drejtësisë, te Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe te verifikimi i ndërkombëtarëve. Të gjitha këto institucione kanë rënë me një SMS dhe nuk vlejnë më, pasi sipas asaj që shkruhet në tekst, ai që vendos është vetëm Edi Rama.
Shkeljet ligjore që dëshmon ky mesazh janë të pafundme. Por mbi të gjitha, ky tekst u tregon shqiptarëve me pak rreshta se reforma në drejtësi e drejtuar personalisht nga Edi Rama dhe nga disa diplomatë në Tiranë është totalisht një dështim që në vend të zgjidhte problemet e Shqipërisë i ka komplikuar edhe më keq. Për të gjithë ata që thonë se pas reformës është SHBA, BE, ndërkombëtarët etj, mjaftojnë të lexojnë këtë tekst mesazhi. Pas reformës është Edi Rama dhe ndonjë burokrat ambasadash që bëjnë shantazhe, pazare dhe tallen me të gjithë ne, shqiptarët.
Mili Xhani

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 9 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 9 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 11 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 25 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.