Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri: Edhe rruga Tiranë-Durrës do jetë me koncension dhe tarifë

Editorial
E premte, 13 Gusht 2021 04:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas rrugës Durrës-Kukës qytetarët shqiptarë duhet të bëhen gati për të paguar një tjetër rrugë. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se qeveria ka në plan të vendos tarifë kalimi për rrugën Tiranë-Durrës. Projekti është ende në fazën e diskutimit, por nga ajo që tha kryeministri Edi Rama, patjetër që autostrada Tiranë-Durrës do të jetë me pagesë. Ndërkohë që pritet të riparohet dhe rruga e vjetër që lidh dy qytetet, duke u dhënë mundësinë që të zgjedhin kalimin me pagesë, ose kalimin e lirë në rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa të Durrësit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks midis një rindërtimi dhe zgjerimi të aksit Tiranë-Durrës dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke krijuar 2 korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë. Ky është procesi ku jemi. Besoj deri në mes të korrikut do të kemi një pamje të qartë të të gjithë analizës dhe të skenarëve të mundshëm”,- tha kryeministri Edi Rama dje pas mbledhjes së qeverisë në Durrës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Rruga Tiranë-Durrës për shkak të numrit të madh të banorëve është një nga akset me më shumë qarkullim në gjithë vendin. Qeveria ka zgjedhur si skemë për përballimin e shpenzimeve të rregullimit të rrugës pagesën e qytetarëve. E njëjta mënyrë pritet të vihet në zbatim dhe për rrugët e tjera që do të ndërtohen si Rruga e Arbrit, Rruga Kashar-Rrogozhinë, si dhe rrugët e tjera që janë ndërtuar më parë, Fier- Vlorë, apo Fier-Gjirokastër. Ideja e taksës është hedhur dhe për rrugën Elbasan-Tiranë. Nëse këto variante vihen të gjitha në zbatim, kushdo që hyn apo del nga Tirana duhet të paguajë. Skema është e njëjtë me taksën e rrugës Durrës-Kukës. Diskutimi dhe debatet janë vetëm për shumën e parave që do të paguajnë qytetarët shqiptarë. Në Kukës plani për taksën dështoi për shkak të reagimit që bënë qytetarët për koston tepër të lartë të vendosur. Për shkak se banorët u gjendën para faktit të kryer dhe nuk u njoftuan më parë për këtë tarifë të lartë, reagimi ishte i dhunshëm. Këtë gabim që qeveria bëri në Kukës po mundohet të mos e përsërisë në qytetet e tjera. Rama dhe ministrat e qeverisë, në çdo dalje publike për rrugët theksojnë se kostoja e mirëmbajtjes së tyre është e lartë për buxhetin e shtetit dhe paralajmërojnë vendosjen e tarifave për kalim. Kështu ndodhi dhe dje me paralajmërimin për tarifën e rrugës Tiranë-Durrës. Tashmë qytetarët duhet të llogarisin, brenda pak muajve, që bashkë me shpenzimet e karburantit të shtojnë edhe shpenzimet që duhen për pagesat e kompanive koncesionare. Pagesa që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë të vogla.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas protestës të fortë të kuksianëve kundër tarifës, në vend është hapur një debat nëse duhet apo jo që qytetarët të paguajnë tarifën e kalimit të rrugës. Argumentet kundër tarifave janë të ligjshme dhe nisen nga fakti se shqiptarët paguajnë miliona euro për karburantet dhe qarkullimin dhe nuk duhen më taksa të tjera për rrugët. Gjithashtu rrugët ndërtohen me paratë publike dhe qytetarët nuk mund të paguajnë për diçka që e kanë ndërtuar po vetë. Megjithatë mirëmbajtja e rrugëve kushton dhe dikush duhet të paguajë që brenda vitit akset rrugore të mos bëhen të pakalueshme. Ka dhe një argument tjetër që e rrëzon logjikën ekonomike, por në Shqipërinë e koncesioneve vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur qytetarët po paguajnë për koncesionet e karburanteve dhe doganave të Berishës, kur po paguajnë për koncesionet e analizave të shëndetësisë dhe të naftës së Edi Ramës, kur do paguajnë para dhe për televizionet private, përse të mos paguajnë dhe për rrugët. Këto të fundit janë më të dobishme.

Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen për vendosjen e tarifave ose traut në çdo autostradë, por problemi shtrohet sa do jenë tarifat që mund të përballojnë xhepat e shqiptarëve.

Nisur nga gjendja ekonomike e qytetarëve do të ishte mirë që qeveria të mendohej mirë para se të vendosë traun dhe të mos ndodhë siç u përplasën në Rrugën e Kombit.

A.Toli

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 21 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 22 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 23 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 25 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.