Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:06 Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja u nderua këtë fundjavë në Teatrin “Skampa” për bashkëpunimin ndër vite me Federatën e Paqes Universale dhe mbështetjen në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama, grusht shteti me Kodin Zgjedhor

Rama, grusht shteti me Kodin Zgjedhor

Editorial
E martë, 6 Tetor 2020 07:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mazhoranca e Partisë Socialiste votoi dje, pa consensus me opozitën reale, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 96 vota pro, në bashkëpunim me një tufë deputetësh të së ashtuquajturës opozitë parlamentare, Rilindja hodhi në kosh konsensusin politik, marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe gjithë traditën 30 vjeçare për hartimin e rregullave të zgjedhjeve në bashkëpunim me gjithë aktorët politik. Ndryshimet ligjore që propozoi PS-ja dhe mënyra si u votuan ato, ku një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare e pranuan se “votat u blenë”, janë as më shumë dhe as më pak por një grusht shteti.

Me aktin e djeshëm Rilindja dhe kryeministri Edi Rama rrëzuan gjithë investimin e ndërkombëtar për të patur një reformë konsensuale. Marrëveshja e 5 qershorit u firmos në ambasadën e SHBA dhe kishte si qëllim që palët të shkonin në zgjedhje me rregulla loje të pranuara nga të gjithë. Dje, kryeministri nuk pyeti as për ndërkombëtarët dhe as për konsensus, por vendosi që ligjin e zgjedhjeve ta votojë, siç i intereson atij. Të gjitha reformat zgjedhore, të mira apo të këqija, kanë kaluar më parë nga miratimi i dy forcave kryesore politike. Sado probleme që kanë sjellë, reformat kanë pasur vulën e PD dhe PS. Vendimi i Ramës për të rrëzuar gjithë traditën e konsensusit është akti i fundit që shkatërron reformën, por dhe paralajmëron krizë të rëndë politike. Ndryshimet ligjore mbajnë vulën e Edi Ramës dhe sigurisht përgjegjësia për atë që do prodhojë kjo masakër ligjore do të jetë e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Efekti i parë i ndryshimeve u dha dje nga ndërkombëtarët. Ambasadorët huaj në Tiranë që dolën garant për marrëveshjen e 5 qershorit janë më të zhgënjyerit, pas partive të opozitës reale. Ambasada e SHBA në Tiranë shprehu keqardhjen për votimin e ndryshimeve në Kuvend. Bile ambasadën amerikane kryeministri e poshtëroi hapur sepse ishte marrëveshje e firmosur në tokën amerikane, te rezidenca e ambasadores. Ajo doli garant, por Rama e preu në besë. Ndërsa Ambasada e BE, si rrallë herë në qëndrimet e saj, ishte e qartë kur deklaroi se ndryshimet e miratura nga PS nuk kanë lidhje me rekomandimet e BE dhe as më Kërkesat e Këshillit Europian. Kjo do të thotë se Rilindja ka miratuar ligje që dalin kundër kornizës së BE dhe pasojat do të lidhen direkt me procesin e integrimit. Ndërsa Ambasada e Britanisë së Madhe, e cila ishte pjesë e marrëveshjes politike, e deklaroi hapur se votimet e djeshme në Kuvend nuk kanë lidhje me Këshillin Politik dhe 5 qershorin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por duket se keqardhja e ndërkombëtarëve nuk i bëjnë më përshtypje Rilindjes. Një mazhorancë që voton ligje me deputetë të blerë, që ka nxjerrë nga shinat Kuvendin dhe Kushtetutën, nuk do të tërhiqet para deklaratave që vijnë pasi krimi kushtetues dhe ligjor është kryer. Dhe kjo nuk është hera e parë që Edi Rama sfidon ndërkombëtarët dhe opozitën. E bëri këtë kur detyroi opozitën të ikte nga Kuvendi, e bëri kur zhvilloi zgjedhje moniste më 30 qershor 2019 dhe vijon ta bëj çdo ditë me ligje që shkojnë kundër interesave të vendit. Zgjedhjet e fundit vendore moniste, kanë krijuar idenë te Rilindja se mund të mbajnë pushtetin edhe duke mos bërë fare zgjedhje. Ndaj dhe 25 prilli po programohet nga Rilindja si një datë ku nuk ka rëndësi se për kë e hedhin votën shqiptarët. Çdo ligj dhe vendim i PS po përgatit një farsë elektorale që i jep fitoren qeverisë në tavolinë. Ndaj vendimi i djeshëm i Kuvendit ilegjitim nuk është asgjë tjetër veçse grusht shteti, ku një Rilindje si një grup i strukturuar i malavitës, po tenton të marrë pushtetin në tavolinë. Në kushtet kur ligjet e zgjedhjeve bëhen vetëm për të favorizuar qeverinë, opozita nuk ka më kohë për të humbur. Me aktet antiligjore kjo qeveri ka sfiduar gjithë shqiptarët dhe grushtit të shtetit nuk mund t’i përgjigjesh me negociata dhe me deklarata.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Presidenti Ilir Meta tha dje se do të dalë në popull, për të kundërshtuar këtë grusht shteti. Edhe opozita pritet të shkundet nga momenti që akoma nuk po vendos për protesta masive.

Diktatorët nuk rrëzohen me facebook!

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Tani

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 5 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 6 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Para 11 minutash

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.