Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Në gjyq shpifësit! Vasili: Paska rrjedhur!

Editorial E premte, 10 Shtator 2021 03:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dje në rrjetet sociale pikat e para të paketës anti-shpifje që pritet të propozohet si ligj në Kuvend. Projekti i kryeministrit Edi Rama, në parim mbështetet nga mediat dhe shoqëria civile, sidomos në raport me rregullimin e rrjeteve sociale, të cilat janë kthyer në një batërdi, ku vjedhin lajmet e njëri tjetrit dhe sakatojnë cilindo kanë piketuar. Në kaosin e rrjeteve sociale, portaleve dhe mediave tradicionale që operojnë në Shqipëri ka ardhur koha që institucionet të ndërhyjnë për të rregulluar me ligj ndalimin e fyerjeve dhe shpifjeve. Gjithashtu asnjë nuk është kundër që politika të bëhet pak më e përgjegjshme dhe kushdo që akuzon pa pasur prova të përballet në gjykatë për të gjetur të vërtetën. Ajo ku shumëkush nuk mund të bjerë dakord me projektin e Ramës është mënyra si po tentohet të bëhet dhe koha kur është zgjedhur të bëhet, sepse ka dyshime se e bën për shkak të skandalëve qeveritare që kanë filluar, por nuk dihet kur ndalojnë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mënyra e publikuar se çdo të bëjë mazhoranca duket e dhunshme dhe inatçore, bile hakmarrëse. E dyta nuk mund të vendosen rregulla të tilla drastike në një shoqeri akoma jo demokratike, e cila do vite të emancipohet. Natyrisht ligji të emancipon me zor. E përsërisim për portalet bën shumë mirë kryeministri, pasi asnjë nuk mund të fshihet pas anonimatit dhe të fyejë dhe masakrojë kundërshtarin. Duhet të regjistrohen në tatime, të paguajnë sigurimet shoqërore si dhe të ketë një përgjegjës në rast se dikush do ti drejtohet gjykatës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Por duket se kryeministri e propozoi idenë i nisur nga akuzat e fundit të opozitës për skandalet “Babale” dhe “Xhisiela”. Fillimisht tha se synohej që akuzat publike të merrnin përgjigje ligjore. Por në komunikimin e djeshëm Rama dha detaje se paketa anti-shpifje të ketë efekte dhe te mediat, si dhe gjithë profilet zyrtare digjitale, që mund të përkthehet edhe gjithë qytetarët që kanë adresa të verifikuara në rrjetet sociale. “Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë”,- deklaroi dje kryeministri Edi Rama. Me këtë status Edi Rama të bën të mendohesh mirë në projektin në fjalë, sepse urdhëri që ai u jep deputetëve dhe ministrave të tij kundër “shpifjeve”, natyrisht ato në media botohen, sidomos në mediat sociale, pra direktiva partiake kryeministrore mund ta kthejë gjithë PS në paditës gjykate, nga ku do të mbledhin para si Bord. Kjo direktivë e kthyer në urdhër krijon shqetsime shoqërore. Nuk mund ti thuash deputetëve dhe ministrave që në vend të merren me punët e qeverisjes apo legjislative, të regjistrojnë këdo që shkruan apo thotë fjalë kundra qeverisë, dhe me pas të harxhojnë kohën nëpër gjykata. Sejcili e gjykon vetë nëse e ndjen se duhet ti drejtohet gjykatës. Nuk mund të bëhet me urdhër dhe nuk mund të kthehet një parti politike në zyrë avokatie kundra çdokujt që shan apo sajon.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreu i qeverisë ka listuar gjithë mediat dhe deri deklaratat në debatet televizive si objekt i këtij ligji, por nuk ka dhënë konkretisht mënyrën sesi është formuluar neni që i çon gazetarët në gjykatë. Në ligje të tilla problem mbetet gjithmonë respektimi i lirisë së shprehjes. Në shumë vende ish-komuniste si Shqipëria, këto ndryshime ligjore janë bërë me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, si dhe me kontributin e aktorëve të medias. Rama nuk ka dhënë detaje se me kë është konsultuar për këtë ligj, ndërkohë dje nuk pyeste shoqatat e mediave, por kërkonte ndihmën e mbështetësve që ka në rrjete sociale për të dhënë ide. Dy projekte të ngjashme që ka prezantuar në pesë vitet e fundit ia kanë rrëzuar institucionet ndërkombëtare si ligje të rrezikshme për lirinë e medias. Shpresojmë që propozimi i fundit të mos jetë përsëritje e dy tentativave të para.

Ajo që është shqetësuese në nismën e fundit të kryeministri është fakti se me shumë është marrë me mënyrën sesi do të harxhojë lekët që do të fitojë nga gjyqet, sesa me shpjegimin e asaj që kërkon të arrijë e natyrisht këtë nuk mund ta miratojë pa debatuar e diskutuar me gjithë aktorët mediatikë. Kryeministri thotë se do të ngrejë Departamentin Anti-shpifje dhe Fondin e Edukimit. Departamenti që duket se do ketë rolin e “Ministrisë së të Vërtetës” do gjurmojë gjithë ditën deklaratat e politikanëve, shkrimet e gazetarëve, raportimet e televizioneve, debatet televizive dhe statuset në rrjetet sociale për t’i dërguar në gjykatë. Ndërsa Fondi i Edukimit do të jetë një lloje “Banke” që do administrojë paratë e gjyqeve për të ndërtuar shkolla, çerdhe etj,. Të gjitha këto struktura do ngrihen nga njerëzit e PS dhe Qeverisë dhe sigurisht do paguhen me lekët e qytetarëve që paguajnë taksat.

Që këtu duket se ligji do jetë problematik, pasi nisur nga fryma e dhunës kundër shpifjes mund të kthehet në censurë. Ky ligj nuk mund të kalojë vetëm me votat e PS-së. Ndryshe do të jetë një ligj që do krijojë probleme dhunimi dhe cënimi lirie.

Mbetet të shihet projekti ligjor final i Kryeministrit, nëse kemi të bëjmë me një ligj që vërtetë lufton shpifjen, apo nisma shkon dhe më tej në heqjen e të drejtës për të kritikuar qeverinë. Një ligj modern që hartohet edhe nga ndërkombëtarët kundër shpifjes, nuk ka përse shqetëson askënd dhe aq më pak mediat dhe gazetarët profesionistë. Ndërsa një ligj që bëhet nga partia qeverisëse dhe pa minimumin e konsensusit, nga një nismë kundër shpifjes mund të jetë një formë e re censure. Këtë shqetësim real ka ngjallur dje projekti i Edi Ramës.

Publicisti Fatos Lubonja e quajti projektin e Ramës një model stalinist, qesharak dhe njëherazi të rrezikshëm. Juristi Ylli Manjani deklaroi se Edi Rama po guxon të kthejë në ligj një projekt që nuk e ka bërë dot as Presidenti turk Erdogan kundër medias dhe lirisë së shprehjes. Ndërsa kreu  i deputeteve të LSI-së, Petrit Vasili tha se me këtë projekt Edi Rama mund të padisë edhe SHBA dhe BE, të cilat në raportet për Shqipërinë akuzojnë Edi Ramën për drogën dhe krimin. “Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE, Francën, Gjermaninë se “shpifin” për ty dhe thonë, që ti mbushe Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion. Ore kryeministër karnavale mos pyet fare, padite gjithë globin. Kur të le mendja si puna jote çdo gjë lejohet”,- deklaroi Petrit Vasili. Dhe më tej shtoi se “kryeministri paska rrjedhur krejt”. Me parimin e projektit të ri të Edi Ramës, dy tre fjalë në deklaratën e Petrit Vasilit mund të quhen nga Departamenti i ri i qeverisë edhe si shpifje ndaj kryeministrit. Pra me këto fjalë Vasili paditet dhe humb gjyqin, sipas ligjit të ri.

Ndaj projekt-ligji duhet diskutuar, debatuar dhe të kalojë shumë filtra të shoqërisë shqiptare dhe nga të huajt e specializuar në këtë fushë. Më pas le të kalojë në ligj.

Mënyra se si po nxiton dhe inati se si po debaton kryeministri të krijon dyshimin se do jetë një hanxhar për eliminimin e kundërshtarëve me gjoba marramendëse dhe kufizim lirisë së shtypit. Por Rama shkroi mbrëmë vonë se” “Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur”, shkruan Rama në Twitter.

Ligji-rregull duhet, sidomos për mediat sociale dhe mediat që botohen edhe online. Por pas një debati publik të të gjithë aktorëve politikë, mediatik, shoqëror dhe natyrisht me të huajt e specializuar në këtë fushë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.