Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:12 Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë Në një mbrëmje të vështirë për Interin në Bergamo, ku zikaltërit u ndalën në një barazim spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, një emër spikati mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
SHBA-BE kundër Ramës: Zbato paktin e 5 qershorit!

SHBA-BE kundër Ramës: Zbato paktin e 5 qershorit!

Editorial
E martë, 29 Shtator 2020 07:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pak ditë para se PS-ja të çojë për votim ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën reale, ndërkombëtarët kanë vendosur kufijtë që nuk mund të kalohen nga Edi Rama. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi dje nga qyteti i Himarës se klasa politike nuk duhet të devijojë nga marrëveshja e 5 qershorit.  “Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë! Është çështje nderi. Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nënshkruar 5 qershorin t’i qëndrojë fjalës”,- deklaroi ambasadorja e SHBA. Pak orë më vonë, Ambasadori i BE në Tiranë, Lugi Soreca deklaroi se Bashkrimi Europian pret që 5 qershori të respektohet. “Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”,- u shpreh Soreca.

Qëndrimet e ndërkombëtarëve duket hapur që janë të koordinuara dhe në pamje të parë u drejtohen gjithë partive politike. Edhe pse përmenden gjithë partitë, në fakt mesazhet janë vetëm për PS dhe kryeministrin Edi Rama. Opozita reale ka kërkuar prej kohësh vetëm zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Çdo propozim tjetër që u bë pas kësaj date, si ndryshimi i Kushtetutës, hapja e listave gjoja me 100 % dhe sajesat e tjera janë shpikje të Partisë Socialiste. Për opozitën reale reforma zgjedhore përfundoi me 5 qershor dhe qeveria me deputetët anonim të opozitës së re kishte detyrë vetëm të kalonte me vota në Kuvend marrëveshjen e firmosur në rezidencën e SHBA. Marrëveshja dhe rregullat e lojës u prishën nga Edi Rama me qëllimin e vetëm për të shpërberë koalicionet dhe të tallej me listat e hapura duke joshur opozitën gjasme parlamentare. Në këtë mënyrë, ndërkombëtarët nuk kanë çfarë kërkojnë dhe as nuk kanë arsye për të paralajmëruar opozitën reale. Ato që kërkuan ndërkombëtarët nga PD dhe LSI u plotësuan me kohë, madje dhe jo pa kosto për qëndrimet e frontit opozitar. Topi tashmë është në fushën e PS, jo për të ndryshuar rregullat e lojës siç po ndodhë me qëndrimet e fundit, por vetëm për ti dhënë vlerë juridike në Kuvend pakti të firmosur në rezidencën e SHBA. Ndërkohë PS dhe Edi Rama e shkelën me të dyja këmbët paktin me opozitën reale. Ndryshimi i Kushtetutës ishte një akt flagrant që minoi konsensusin. Ndërsa loja me hapjen e listave është jo vetëm qesharake, por edhe e rrezikshëm për fatin e zgjedhjeve dhe demokracinë në vend. Edhe ata në PS që kanë propozuar draftin e hapjes e listave e dinë se hapja 100 % që thotë Edi Rama është një idiotësi, sepse listat vetëm mbyllen me këtë variant. Çështja e listave nuk ishte pjesë e 5 qershorit dhe u sajua e gjitha nga Rilindja. Për të justifikuar nismën i kërkuan dhe opozitës reale propozim dhe PD dhe LSI e dorëzuan të dielën projektin e tyre që realisht i hap listat 100 %.  Tashmë qeveria dhe manekinët e opozitës false në Kuvend kanë vetëm një mënyrë për të miratuar një marrëveshje normale, të pranojnë propozimin e opozitës reale ose të lenë Kodin Zgjedhor siç ka qenë më parë. Futja e duarve në ligj sipas tekave të PS dhe partive anonime në Kuvend që nuk janë krijuar ende, nuk është asgjë më shumë sesa shkatërrimi i zgjedhjeve dhe sigurisht shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkombëtarët e dhanë dje sinjalin e parë të fortë kundër marrëzisë që po ndjek rilindja me reformën zgjedhore. PS e ka shtyrë miratimin e projektit të saj që ishte planifikuar në datën 1 tetor. Nuk dihet nëse është tërheqje e PS nga drafti i saj apo lëvizje taktike për të fituar kohë. Këto vite Edi Rama ka treguar se nuk ndryshon asnjëherë atë që ka nisur dhe nuk duket se është ky rasti që do bëjë hapa pas. Ndërkohë qëndrimi i ndërkombëtarëve nuk mund të mbetet më me deklarata përgjithësuese. Sepse deklarata të forta bënë dhe në muajin korrik para votimeve të ndryshimeve Kushtetuese, por kjo nuk e ndali Edi Ramën të vazhdonte me masakrimin e kushtetutës.  Pasi i votoi shprehën vetëm keqardhje për votimin pa konsensus, por keqardhja nuk e ndalon Edi Ramën dhe as i shpëton standardet e zgjedhjeve të 25 prillit 2021./Mili Xhani/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë
Para 1 minute

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Para 8 minutash

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 12 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 13 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.