Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK-u do pastrojë politikën shqiptare me arrestime!

Editorial
E shtunë, 4 Nëntor 2023 17:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Ky editorial shikohet më i plotë si video)

Derit tani Amerikanët nuk gjetën dot një formulë apo mënyrë se si ti largojnë politikanët e korruptuar nga politika dhe nga vendimmarrja e kombit shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 17 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

24 Tetor 2026, 19:00
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

24 Tetor 2026, 17:35

Priten sa priten se mos largohen vetë, por asnjë nuk iku. Paralajmëruan se ikni në pension politik, por politikanët u bënë edhe me zellshëm për të përlarë buxhetin e shtetit apo për të bashkëpunuar me mafien.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Atëhere SHBA nxori asin nën mengë, SPAK-un, që është një prodhim shqiptaro-amerikan, por që fijet luhen në Uashington.

Edhe vizita e fundit e prokurorëve të SPAK-ut në SHBA nuk ishte vizitë relaksuese, por bashkëbisedim dhe bashkërëndim për arrestime të mëdha VIP.

Avokati i njohur Spartak Ngjela shkruan sot në lidhje me vizitën e prokurorëve shqiptarë të cilët po hetojnë politikanët më të lartë të Shqipërisë.

Avokati shkruan: “A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodhur njëri pas tjetrit këto ditë në Shqipëri?

Fakti i parë është lajmi se 10 prokurorë të SPAK janë për vizitë në Shtetet e Bashkuara, të ftuar nga FBI.

Fakti i dytë është rrëmuja makabër që përkrahësit e Saliut bënë para dy ditësh në Kuvendin e Shqipërisë, me përmbysjen e karrigeve në sallë. Është në fakt, primitivizmi i vjetër politik i tyre që, duke mos prodhuar politikë të re, me akte të tilla, vjen e krijon neveri të brendshme në të gjithë shoqërinë.

E pra, a ka një lidhje logjike mes këtyre dy fakteve?

Sigurisht që ka një lidhje: është lufta antikorrupsion në Tiranë dhe nënkuptimi real se, të dhjetë prokurorët e SPAK, janë thirrur në Uashington për forcimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri.

Po të korruptuarit më të trembur ku janë? Sigurisht që janë në Parlament dhe nëpër rrethet e krimit të organizuar në Shqipëri.

Këtu vjen e bëhet lidhja e kësaj kohe politike: frika e të korruptuarëve që iu drejtua shkatërrimit të sallës së Kuvendit të Shqipërisë; është relacion i drejtpërdrejt i shqetësimit psikik që i ka tembur, dhe që i ka shtyrë në akt drejt shkatërrimit ambiental.

Në fakt ky është një gjest që tregon humbjen e perspektivës së një lëvizjeje politike, sepse autori e ka kuptuar që nuk e pranon shoqëria.

Nivel i ulët ky, sepse ajo nuk është shenjë force, por shenja e një shqetësimi të brendshëm që e krijon humbja. Dhe humbja e tyre dihet se tani është në dorë të procedurave penale të SPAK.

E pra, është padia penale që ka filluar kundër Saliut dhe burrit të vajzës së tij, që, brenda frikës, i hodhi në një revoltë jashtë arsyes politike. Dhe dihet tani se padia kundër Saliut është për korrupsion.

Por, a nuk është korrupsioni edhe motivi që ka shprehur ndaj tij Departamenti i Shtetit në Uashington, kur e nxori atë nongrata?

Domethënë që ky është thelbi i kësaj çështjeje: nongrata në Amerikë dhe padi penale kundër tij në SPAK.

Por, për faktin se këto janë shenja frike që shpesh vijnë e ta humbasin ekuilibrin politik, çfarë po ndodh realisht me të korruptuarit në politikën aktuale në Shqipëri?

Në fakt, tabloja reale është kjo:

SPAK drejtohet nga FBI.

FBI thërret prokurorët në Uashington.

Uashingtoni ka thënë se do ta luftojë me dorë të hekurt korrupsionin në Tiranë.

Atëherë, kjo na jep të kuptuar se SPAK duhet të jetë në prag të goditjes së madhe antikorrupsion.

E pra, shqiptarët këtë po presin me pyetjen e tyre: Kur do të fillojë kjo goditje?”-përfundon Spartak Ngjela.

Ndërkohë prokurorët e posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë zbritur sot  në Tiranë.

Mbetet të shikohet për pak ditë se cili arrestohet nga të mëdhenjtë e politikës shqiptare, por jo vetëm nga ata, edhe nga radhët e oligarkëve dhe bandave kriminale që merren me trafikun e kokainës.

SPAK-u do të ndryshojë historinë politike të Shqipërisë në më pak se një vit.

Këtu do të jemi dhe do të shikojmë!

Etiketat e lidhura

Daniel Muçaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.