Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:48 Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah Barcelona ka marrë një vendim për të mos rrezikuar me Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka shfaqur shqetësime në kyçin e djathtë të këmbës dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
SPAK-u duhet të bëjë arrestime për dosjen e gjykatës kushtetuese, pasi falsifikimet janë haptazi kriminale

SPAK-u duhet të bëjë arrestime për dosjen e gjykatës kushtetuese, pasi falsifikimet janë haptazi kriminale

Editorial
E premte, 21 Shkurt 2020 07:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës publikoi dokumente që çmontojnë grushtin e shtetit të qeverisë “Rama” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ja si u përdorën Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë për të shkelur Kushtetutën, ligjet dhe për të manipuluar gjithë procesin.

Dje u provua me dokumenta se pjesë e këtij skenari për kapjen nga Rilindja të Gjykatës Kushteturese ishte edhe Kuvendi i Shqipërisë e Ministria e Drejtësisë. Sekretarët e Përgjithshëm të dy institucioneve, me urdhër të shefave të tyre, kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante antiligjore që emri i Arta Vorpsit të botohej në Fletoren Zyrtare si kandidaturë e “zgjedhur”, ndërkohë që praktika është mafioze, sqaron presidenca.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Ilir Meta ka dalë dje në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka prezantuar para shqiptarëve fakte të reja të grushtit të shtetit të rilindjes dhe kapjen e institucioneve. Presidenti dhe Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, publikuan shkresa zyrtare dhe dokumente të institucioneve të qeverisë “Rama” të cilët dëshmojnë për shkelje ligjore flagrante dhe vepra kriminale të zyrtarëve të rilindjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konkretisht, deri më sot është njohur vetëm emri i kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, si njeriu që me urdhër të Edi Ramës manipuloi garën për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që Presidentit dekretoi emrin e Marsida Xhaferllarit, sipas ligjit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Dvorani, në shkelje ligjore dhe Kushtetuese mori kompetencat e Presidentit, manipuloi listën e kandidatëve dhe quajti të “zgjedhur” si anëtarë të kushtetueses, Arta Vorpsin.  Por në këtë skandal kushtetues Dvorani nuk ishte i vetëm dhe veprimet e tij lidhen qartësisht me interesat e PS për të vendosur në këtë institucion emrat që janë më afër saj. Dje u provua me dokumenta se pjesë e këtij skenari për kapjen nga Rilindja të Gjykatës Kushteturese ishte edhe Kuvendi i Shqipërisë e Ministria e Drejtësisë. Sekretarët e Përgjithshëm të dy institucioneve, me urdhër të shefave të tyre, kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante anti ligjore që emri i Arta Vorpsit të botohej në Fletoren Zyrtare si kandidaturë e “zgjedhur”. Pra Dvorani dhe zyrtarë e ministrisë, pa asnjë frikë nga ligji morën përsipër të vendosin se Presidentit i kish mbaruar afati për të dekretuar anëtarin që i takon sipas Kushtetutës. Po ashtu, pa ju dridhur dora këta zyrtarë që nuk kanë asnjë të drejtë juridike dhe ligjore urdhërojnë institucionet që të botojnë si akte ligjore në Fletoren Zyrtare letrat e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi. Kujtojmë që në fletoren zyrtare botohen, dekrete të Presidentit, ligje të Parlamentit dhe akte qeverie, por jo vendime të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pra, zyrtarët e rilindjes jo vetëm “vodhën” kompetencat e Presidentit, por me papërgjegjshmëri kanë sabotuar gjithë procedurën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Sigurisht dy sekretarët e përgjithshëm dhe ministria e Drejtësisë, ashtu si Dvorani, nuk u “çmendën” që të shkelnin ligjin pa vetëdije e pa urdhër politik. Përvoja juridike u mjafton të kuptojnë se kompetencat  e Presidentit dhe Kushtetuta flet qartë se kush i zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por aktet e tyre të firmosura tregojnë se me urdhër të shefave politik kanë vendosur të kryejnë një krim ligjor duke mashtruar dhe manipuluar dokumente, sipas presidencës. Skandali i publikuar dje me dokumentet e Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë është vetëm një shkelje më shumë në projektin total të Edi Ramës dhe PS për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe gjithë institucionet në vend. Mënyra sesi kanë vepruar Dvorani, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë tregon edhe mënyrën sesi dekretet e Presidentit për zgjedhjet vendore u hoqën nga fletorja zyrtare. Në këtë mënyrë nuk kthemi thjesht zyrtarë që kanë shkelur ligjin, por përfaqësues politik që kanë vepruar njëlloj si një strukturë kriminale për uzurpimin e institucioneve. Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se shpjegimi i vjedhjes së një anëtari i Gjykatës Kushtetuese, që u bë dje me monitor dhe dokumente për gjithë publikun do të prezantohet dhe për ndërkombëtarët, madje edhe deri në Bruksel. Gjithashtu ftoi qytetarët që të dënojnë me protestë, më 2 mars, aktet e shëmtuara të cilat po tregojnë fytyrën e vërtetë të organizatës që qeverisë sot vendin.

Dokumentat zyrtare që po publikon përditë presidenca tregojnë se ka nevojë urgjente që SPAK-u të hetojë, duke thërritur Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e KED, kryeparlamentarin Ruçi, ministren e drejtësisë, sekretarin e përgjithshëm të parlamentit, etj. Hetimi duhet i shpejtë dhe profesional, duke marrë të pandehur atë që do rezultojë fajtor në këtë histori të madhe ku krejt shteti është në rrëmujë e në kapje nga një grup i strukturuar politiko-mafioz.

SPAK-u ka shansin të tregojë se është një organ dinjitoz dhe që nuk pyet për asnjeri që ka shkelur ligjin në këtë çështje për gjykatën kushtetuese. Sepse SPAK-u hap udhë edhe krijimit të gjykatës kushtetuese, ndonëse duket si paradoks, por duke hetuar këtë dosje, ku aktorë janë të gjithë emrat kryesorë të shtetit, ka mundësi të vendosë para përgjegjsisë përgjegjsin apo përgjegjsit e kësisoj problemi i Kushtetueses fillon zgjidhjen.

Më pas do kemi gjykatë kushtetuese e cila vendos për të gjithë në Shqipëri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Tani

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 13 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 18 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 23 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.