Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Sulm ndaj Yllit apo për të futur televizionin nën kontroll?!

Sulm ndaj Yllit apo për të futur televizionin nën kontroll?!

Editorial
E martë, 4 Gusht 2020 07:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Mënyra se si u turrën për të hyrë në mjediset e televizionit, me zhurmë e polici speciale, me armë të rënda dhe reparte antiterrori, të krijon dyshimin se nuk ishte halli shumë te pasuria e Ylli Ndroqit, por për të vendosur nën zap median e cila po kritikonte qeverinë. Pronari i televizionit përgjigjet personalisht para ligjit, por presioni dhe shantazhi ndaj kolegëve gazetarë të krijon bindjen e një shteti policor, që për dreq, duket se do vijë duke u bërë edhe më i rrezikshëm sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion vendosi dje sekuestrimin e pasurive të pronarit të kompanisë mediatike “Yldon Media Grup”, Ylli Ndroqi. Bllokimi aseteve të biznesit dhe mediave “Ora News” dhe “RTV Ora”, sipas prokurorisë, lidhet me një procedim pasuror. Prokuroria thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme (jo prova) se pasuria është vendosur në bazë të aktiviteteve kriminale. Prokuroria rendit çështjet që drejtësia i ka mbyllur për Ylli Ndroqin shumë kohë më parë dhe pasi janë verifikuar disa herë nuk ka gjetur asnjë akuzë të re, përveç dyshimeve. Çështja për të cilën është bllokuar media “Ora News” lidhet vetëm me procedimin për hetim pasuror, një akuzë që mund të ishte sqaruar që kur është ligji për pasuritë ka hyrë në fuqi në vitin 2009.  Në padinë ndaj Ylli Ndroqit është interesant fakti se hetimi ka nisur më 21 korrik të këtij viti dhe për më pak se 10 ditë pune prokurorët kanë krijuar bindjen dhe kanë arritur në përfundimin, sipas tyre, se duhet t’i sekuestrojnë që nga makina personale, e cila rezulton e blerë më kredi dhe deri tek televizioni, i cili është jo thjeshtë pronë private, por edhe pasuri publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Avokatët e Ylli Ndroqit deklaruan dje se do të apelojnë vendimin dhe do të kundërshtojnë gjithë masat që ka marrë prokuroria speciale. Normalisht, biznesmeni Ylli Ndroqi do të vijojë betejën personale në të gjitha shkallët e drejtësisë dhe do të thotë të vërtetën e tij. Në vendimin e djeshëm të SPAK dhe aksionin e Policisë së Shtetit nuk pati vetëm procedim ndaj një biznesmeni, por dhe një sjellje jo normale të shtetit përballë medias, gazetarëve dhe fjalës së lirë. Problemet që SPAK pretendon se Ylli Ndoqi ka me pasurinë, nuk kanë pse të kthehen në një fushatë terrori dhe linçimi shtetëror ndaj medias. Pas deklaratës të SPAK kundër Ylli Ndoqit, dhjetëra forca speciale të RENA-s dhe agjentë të armatosur rëndë të Policisë së Shtetit mësynë në ambientet e televizionit “Ora News” për të bërë sekuestrimin e pronës. E kuptojmë zellin e forcave të rendit për të zbatuar urdhrat e prokurorisë speciale, por nuk kuptojmë çfarë rreziku paraqesin gazetarët dhe punonjës të një televizioni për të zhvilluar një operacion anti-terror. Forca e RENEA-s veprojnë vetëm për eliminimin e personave të rrezikshëm dhe elementëve të grupeve kriminale. Çfarë kriminelësh ndodheshin në studiot e një televizioni? Çfarë vepre penale terroriste bëjnë gazetarët që Policia e Shtetit duhet të dërgojë repartet speciale me maska dhe me automatik? Rrethimi i një media me polici speciale, njëlloj si të përballeshin me kriminelë dhe jo njerëz të medias, vë në pikëpyetje dhe gjithë historinë e procedimit pasuror për median “Ora News”. Aq më e çuditshme duket ky aksion, kur deri pak kohë më parë kryeministri, prokurorët dhe gjyqtarët që sot kanë nisur aksionin ndaj kësa media, ishin të ftuar në studiot e këtij televizioni. Nëse kanë pasur të dhëna që më herët për ato që pretendojnë, përse folën dhe vepruan këto ditë dhe jo kur ishin në dijeni? Apo në momentin që “Ora Neës” nuk u bindet linjave të qeverisë përdoren institucionet e drejtësisë së re si masha për hakmarrje politike?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se mënyra sesi veproi policia dhe prokuroria tregojnë se qëllimi i institucioneve nuk është Ylli Ndroqi, por bllokimi i medias “Ora Neës”. “Lajmet mbi 25 pasuri me origjinë të dyshimtë të Ylli Ndroqit u shoqëruan nga dyndje e hordhive te narkobanditëve me uniformë të armatosur deri në dhëmbë në ndërtesën e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve “Ora Neës” në mjediset dhe oborrin e këtij televizioni. Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetarëve provon qartë se objekti i vërtet i akuzave nuk është pronari i këtij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe dënuar për implikimin e tij në trafik droge, por janë gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative të tyre për aferat e korrupsionit të shfrenuar të ministrave, të Erion Velisë dhe vet Edvin Hajdutit”,- deklaroi Berisha.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Mënyra se si u turrën për të hyrë në mjediset e televizionit, me zhurmë e polici speciale, me armë të rënda dhe reparte antiterrori, të krijon dyshimin se nuk ishte halli shumë te pasuria e Ylli Ndroqit, por për të vendosur nën zap median e cila po kritikonte qeverinë. Pronari i televzionit përgjigjet personalisht para ligjit, por presioni dhe shantazhi ndaj kolegëve gazetarë të krijon bindjen e një shteti policor, që për dreq, duket se do vijë duke u bërë edhe më i rrezikshëm./Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 9 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 16 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.