Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të votosh a mos të votosh: Maqedonia vendos për emrin. Tensione të mëdha

Editorial
E enjte, 9 Shtator 2021 06:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qytetarët e Maqedonisë vendosin të dielën më 30 Shtator, nëse do ta ndryshojnë emrin e vendit në Maqedonia e Veriut për të rihapur procesin e integrimit në BE dhe anëtarësimin në NATO. Tensionet po rriten paraprakisht.     

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga debatet e nxehta politike Maqedonia ka qenë e përfshirë shumë kohë para referendumit për emrin e vendit. Nëse qytetarët e Maqedonisë vendosin për një shtojcë në emrin aktual të vendit, atëherë Maqedonisë së Veriut i hapen dyert për në NATO dhe anëtarësim në BE. Nëse jo, këto dyer do të mbeten të mbyllura për dekada dhe çmimi për një nga vendet më të varfra ekonomikisht në Europë do të ishte shumë i lartë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Qeveritë e Shkupit dhe Athinës e nënshkruan marrëveshjen për emrin në qershor 2018, 27 vjet pas grindjeve të vazhdueshme për përdorimin e emrit historik, “Maqedoni”. Por ka një rezistencë të madhe kundër kësaj marrëveshjeje në të dyja vendet, të shoqëruar me protesta, disa herë të dhunshme gjatë verës.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pak ditë para referendumit, më 30 shtator sondazhet tregojnë, se shumica e qytetarëve maqedonas që duan të shkojnë të votojnë do ta mbështesin marrëveshjen, por një pjesë e konsiderueshme e elektoratit po përpiqet ta minojë këtë referendum përmes bojkotimit. Ata shpresojnë, se nëse nuk arrihen më shumë se 50% e pjesëmarrësve, atëherë referendumi do të jetë i pavlefshëm.

Mazedonien - Risto Mijakovski (DW/BGeorgievski )Risto Mijakovski

Risto Mijakovski është njëri prej tyre. Ai qëndron ulur në një park pranë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup. Mijakovski është anëtar i platformës #Bojkotiram (bojkoto) e cila shikon si të vetmen mënyrë për të ndryshuar emrin e vendit, qëndrimin larg kutive të votimit.

“Duke e ndryshuar emrin, ata kërkojnë të fshijnë komplet kombin maqedonas. Ne po humbasim identitetin, gjuhën, gjithçka.” Në një kohë që emri është një çështje delikate për Mijakovskin, frika e tij nuk ndahet nga komunitetet e tjera të Maqedonisë, për shembull mes shqiptarëve, sipas sondazheve.

Shans historik

Qeveria në Shkup thekson se marrëveshja nuk e rrezikon identitetin maqedonas. Përkundrazi e forcon vendin në arenën ndërkombëtare. Një varg politikanësh të lartë europianë, përfshirë edhe Angela Merkelin erdhën në Maqedoni në mbështetje të referendumit. “Ky është një shans historik që një gjeneratë e ka vetëm një herë. Mos qëndroni në shtëpi: Përdoreni këtë shans demokratik për të thënë mendimin tuaj për të ardhmen e vendit”, tha Merkel në Shkup më 8 Shtator.

Edhe qeveria e Maqedonisë premton se një rezultat pozitiv do të hapë dyert për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ndërkohë ditët e fundit para referendimit partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE refuzon të shprehet, nëse do t’i bëjë thirrje mbështetësve të saj të shkojnë të votojnë, edhe nëse votojnë kundër. I trembur, se mund të humbasë mbështetjen në BE dhe SHBa, lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski nuk do të shihet si një pjesë zyrtare e fushatës për bojkotimin e referendumit, por e kritikon marrëveshjen për emrin si tradhti. “Marrëveshja për të ndryshuar emrin është e dëmshme dhe duhet refuzuar. Ajo është kundër interesave kombëtare të Maqedonisë dhe kundër shtetit maqedonas”, tha Mickoski para gazetarëve të dielën. Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, nga VMRO-DPMNE thotë se nuk do të votojë.

Mazedonien vor dem Referendum über Namensänderung (DW/B. Georgievski)

Të përballur me frikën e një pjesëmarrjeje të ulët në votime, kryeministri Zaev dhe qeveria ndryshuan taktikën në ditët e fundit. “Suksesi i referendumit fort të vendoset nga ata që votojnë. Ata që nuk votojnë as nuk numërohen”, tha Zaev në një konferencë shtypi të martën duke e kundërshtuar pjesëmarrjen si kusht për suksesin e referendumit. Një diplomat europian duke folur anonim për Deutsche Wellen tha se qeveritë e vendeve europiane dhe SHBA mund ta mbështesin Zaev, nëse arrihet një mazhorancë e qartë në favor të marrëveshjes edhe pa pjesëmarrjen e nevojshme.

Pengesa e fundit

Megjithatë pengesa më e madhe për çështjen e emrit mbetet pas referendumit. Qeverisë i duhet të sigurojë dy të tretat e mazhorancës në parlament për të ratifikuar marrëveshjen dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme për kushtetutën. Kjo nuk do të ishte e mundur, pa mbështetjen e opozitës, VMRO-DPMNE. Një burim i lartë nga qeveria u shpreh në anonimitet për DW, se qeveria shpreson se një kombinim i një vote të fortë në mbështetje të referendumit dhe presioni ndërkombëtar mund të bëjë të ndryshojnë mendim të paktën disa deputetë të VMRO-DPMNE në favor të ndryshimeve kushtetuese.

Për Risto Mijakovskin e papranueshme. “Vetëm njerëzit mund ta vendosin këtë çështje”. Ai vetë ka vendosur. Nuk do të dalë në referendum duke shpresuar se “emri Maqedoni shpëton.” Por dëshira e tij mund t’i kushtojë shumë Maqedonisë. “Nëse nuk e përdorni këtë mundësi, jam gati i sigurtë, se dritarja do të jetë e mbyllur për disa dekada”, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn së fundmi në Shkup./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.