Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tensione dhe sherr mes Shqipërisë dhe Greqisë

Editorial E shtunë, 11 Shtator 2021 00:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Vrasja nga policia shqiptare e Kostandinos Kacifas, i lindur në Bularat të Gjirokastrës dhe me nënshtetësi shqiptare dhe greke, ka tensionuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

-Në këtë histori që po hedh në erë marrëdhëniet mes dy vendeve, ajo që duhet të kuptojnë të gjitha palët është se Kostandinos Kacifas nuk u vra për flamurin dhe as se ishte grek. U vra se qëlloi policinë, siç vritet çdo person që nuk i bindet policisë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Vrasja nga policia shqiptare e Kostandinos Kacifas, i lindur në Bularat të Gjirokastrës dhe me nënshtetësi shqiptare dhe greke, ka tensionuar marrëdhëniet mes dy shteteve. Aksioni i policisë përfundoi me eliminimin e 35-vjeçarit të armatosur rëndë dhe që nuk pranonte t’i dorëzohej policisë. Informacionet që ka dhënë Policia e Shtetit shqiptar nuk lënë vend për asnjë dyshim se vrasja gjatë shkëmbimit të zjarrit me 35-vjeçarin ishte e vetmja mënyrë që ai të mos shkaktonte viktima. Një video e publikuar dje nga “Report Tv” dhe e realizuar nga banorët e fshatit tregon më së miri atë që ka ndodhur ditën e diel në Bularat. Pamjet shfaqin Kostandinos Kacifas, të veshur me rroba ushtarake, duke qëlluar me armë “Kallashnikov” drejt policisë. Veshja luftarake, arma me tre karikatorë dhe e modifikuar për të pasur pamje dhe natën, tregojnë se Kacifas nuk u gjend pa pritur para policisë, por e kishte planifikuar gjithçka. Ngjarja ndodh në momentin kur në rrugë kishte gra dhe fëmijë që kalonin nw punwt e tyre. Në video dëgjohen vetëm të shtënat që vijnë nga arma e Kacifas drejt makinës së Policisë së Shtetit. Vet banorët e fshatit, fqinj të Kacifas, ndjehen të terrorizuar dhe kanw kwrkuar ndihmën e policisë. Pamjet e videos sw publikuar mbrwmw vonw tregojnë nisjen e incidentit dhe rrëzojnë gjithë skenarin e ngritur nga pala greke se 35-vjeçari u vra se “ngriti flamurin grek”. Në pamje, shihen se në sheshin e fshatit ka jo një, por të paktën 4 flamuj grekë. Incidenti nuk ka pasur asnjë lidhje me flamujt grek.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një arsye tjetër se përse incidenti nuk lidhet me flamujt është fakti se të dielën në Bulart qeveria shqiptare dhe ajo greke, me protokoll shtetëror, organizuan ceremoni për nderimin e ushtarëve grekë që kanë rënë gjatë Luftës Italo-Greke. Pretendimi se një Kacifas u vra se nuk e lanë të ngrinte flamurin grek është jo vetëm lajm i rremë, por një sajesë e qëllimtë nga pala greke. Në Bularat kishte flamuj më shumë se çdo herë tjerë dhe këtë fakt e konfirmoi ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba, e cila ishte në ceremoni. Ministrja e kabinetit të Aleksit Tsipras ka rrëzuar variantin e Athinës se vrasja ishte për motive etnike, por edhe skenarin se policia shqiptare nuk veproi drejt. Në zonat e minoritetit grek vendosja e flamujve grek jo vetëm s’ka qenë ndonjë herë problem, por të dielën kishin leje speciale nga qeveria në Tiranë për të vendosur sa më shumë.

Një tjetër argument me të cilin Athina zyrtare po sulmon këto ditë Shqipërinë është se vrasja mund të ishte shmangur. Pas kësaj deklarate në Athinë, partitë e minoritetit e Shqipëri nisën të flasin dhe për shkelje të të drejtave të njeriut. Janë po të njëjtët njerëz, që të dielën për mediat shqiptare deklaronin se Kostandinos Kacifas ka probleme mendore dhe gjithë fshati ishte kërcënuar. Ndërsa dje po e paraqisnin vdekjen e 35-vjeçarit si atë të një martiri që u vra nga shteti shqiptar pwr flamurin grek. Vrasja mund të ishte shmangur vetëm nëse Kostandinos Kacifas dorëzohej. Por si mund të shmangej vrasja kur 35-vjeçari kishte me vete më shumë se 200 fishekë dhe jo vetëm nuk pranonte asnjë negociatë me policinë, por rrezikoi disa herë jetën e efektivëve të policisë së shtetit.

Sigurisht askush nuk do të donte një vrasje, por para se t’i kërkojmë llogari policisë shqiptare, është mirë të pyesim se çfarë bën policia në Greqi, SHBA, BE e kudo gjetkë kur ka një person të armatosur rëndë që nuk dorëzohet? Si reagojnë policitë e vendeve të tjera kur një person, kushdo qoftë, nuk i përgjigjet thirrjes për të lënë armët? Në të gjitha ligjet dhe manualet e veprimit të policisë, kur dikush nuk dorëzon armën dhe mund të rrezikojë jetën e forcave të rendit dhe banorëve, përgjigja është ekstreme. Policia greke ka të njëjtin protokoll dhe e ka zbatuar kundër shqiptarëve, grekëve dhe kujtdo që e qëllon. Në vende të tjera perendimore ka pa fund raste kur policia ka vepruar kështu, pavarësisht se kush është personi që qëllon dhe nëse ndjehet grek, italian, apo çfarëdo kombësie. Ndërsa një pjesë e opinionit në Greqi po e shpall hero Kacifasin, mediat serioze në vendin fqinj janë treguar më të matura duke publikuar dhe detaje për arrestimin e tij disa vite më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.

Në këtë histori që po hedh në erë marrëdhëniet mes dy vendeve, ajo që duhet të kuptojnë të gjitha palët është se Kostandinos Kacifas nuk u vra për flamurin dhe as se ishte grek. U vra se qëlloi policinë, siç vritet çdo person që nuk i bindet policisë. Kjo është e vërteta. Politika ekstreme në Athinë dhe as një pjesë e politikës në Tiranë nuk duhet ta ngatërrojë dhe të turbullojë më shumë ujërat.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.