Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetëm ambasadori Borchadt si “person non grata” apo edhe një tjetër?!

Editorial
E martë, 19 Nëntor 2019 08:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri e kemi bërë të udhës që edhe parashikimin e motit presim ta dëgjojmë nga ambasadorët dhe ndaj kemi arritur në pikën ku datën e zgjedhjeve, fituesin, interpretimin e ligjeve, të Kushtetutës, madje dhe ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave e presim nga diplomatët e huaj. Është një çmenduri shqiptare që i ka kthyer ambasadorët në guvernatorë të pa shpallur të Shqipërisë që marrin vendime personale duke tejkaluar detyrën dhe misionin e tyre

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dje të bëjë një akt të fortë dhe dinjitoz kundër diplomatit të OSBE në Tiranë, ambasadorit Bernd Borchadt. Kreu i shtetit ka njoftuar Asamblenë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, si dhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë se ambasadori i OSBE në Tiranë nuk është më i mirëpritur në zyrën e Presidentit të Shqipërisë. Një vendim i tillë realisht është i pazakontë, por edhe motivet dhe gjestet e ambasadorit  Borchadt në Tiranë kanë qenë të pazakonta dhe fyese për një diplomat të një organizate të rëndësishme si OSBE. Vendimi i kreut të shtetit lidhet me qëndrimet personale të ambasadorit dhe jo organizatës që ai përfaqëson. Presidenti jep vetëm dy momente flagrante të qëndrimeve të ambasadorit që e kanë çuar në këtë vendim. I pari është vendosja në diskutim dhe mosnjohja e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet vendore. Një diplomat, sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet diplomatike e ka të ndaluar të komentojë apo të mbajë qëndrime për zhvillimet e brendshme politike në vend. Aq më pak të marrë rolin e “gjyqtarit” për një dekret të Presidentit të një vendi. Çdo diplomat e di se komentet apo mbajtja anë në procese të ndryshme politike të një vendi është shkelje që i kushton me mandatin e tij. Në Shqipëri e kemi bërë të udhës që edhe parashikimin e motit presim ta dëgjojmë nga ambasadorët dhe ndaj kemi arritur në pikën ku datën e zgjedhjeve, fituesin, interpretimin e ligjeve të Kushtetutës, madje dhe ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave e presim nga diplomatët e huaj. Është një çmenduri shqiptare që i ka kthyer ambasadorët në guvernatorë të pa shpallur të Shqipërisë që marrin vendime duke tejkaluar detyrën dhe misionin e tyre. Kur dihet se çdo diplomat ka mision vetëm të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve në vendin pritës dhe organizatave dhe jo të kthehen në shërbëtorë të aktorëve politikë në vendin që i mikëpret.

Arsyeja e dytë e vendimit të Presidentit për ambasadorin e OSBE ka të bëjë me çështjen e dinjitetit qytetar. Ambasadori Bernd Borchadt u filmua teksa fyente me gjeste gratë dhe protestuesit e Unazës së Re që kërkonin nga policia lirimin e të arrestuarve në tubimet e “Astir”. Një akt i tillë është pak të thuhet se është fyerje ndaj qytetarëve. Më shumë se kaq është një fyerje ndaj gjithë shqiptarëve. Një ambasador, aq më pak ai i OSBE që ka detyrë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndaj nuk mund të tallet deri në këtë pikë me qytetarët. Gjesti u dënua nga mediat, nga politikanë, por jo nga qeveria “Rama”. OSBE nisi një hetim por nuk mori masa ndaj tij duke u mjaftuar me një vërejtje. Fyerja ndaj grave dhe vajzave nga një ambasador nuk mund të trajtohet si një procedurë burokratike. Me vendimin për ta shpallur “non grata”, Presidenti ka ndërmarrë një akt që tregon respekt për qytetarët e Shqipërisë, kushdo qofshin ata.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Partia Socialiste akti i kreut të shtetit u anatemua si një qëndrim i rëndë. Në fakt, ky ambasadorë dhe të tjerë, këto vite janë kthyer në avokatët më të mëdhenj të keqqeverisjes së Edi Ramës. Janë të njëjtët ambasadorë që nuk folën kur vendi u mbush me hashash që nga fshatrat më të largët dhe deri afër vilave luksoze ku pushonin. E dini çfarë po ndodhte dhe cili ishte roli i qeverisë në këtë krim, megjithatë këta diplomatë nuk folën. Janë këta ambasadorë që lejuan në Shqipëri që të kryhen krimet më të mëdha politike të qeverisë duke heshtur për kapjen e gjithë institucioneve nga qeveria. Janë të njëjtët ambasadorë që dolën garantë për reformën në drejtësi dhe sot nuk po flasin kur qeveria “Rama” po kap çdo institucion. Janë këta ambasadorë që në konferenca lodhen duke folur për demokracinë e zgjedhjet dhe më 30 qershor mbështetën Edi Rama të bënte zgjedhje si në komunizëm. Janë po këta palo diplomatë që guxuan edhe të njohin vjedhjen e mandateve të deputetëve, pas djegies së mandateve nga opozita. Akti i kreut të shtetit u sulmua dhe nga disa palo gazetarë si një gabim diplomatik. Në fakt, nuk duhet të kemi asnjë keqardhje për zotin Borchadt. Që akti i Presidentit nuk ishte gabim diplomatik e tregoi vizita e djeshme e delegacionit po të OSBE në Tiranë. Pak orë pasi Presidenti njoftoi vendimin për Borchadt Presidenti u vizitua nga një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella. Nëse presidenti do e kishte gabim, siç thotë PS, drejtuesit e lartë të OSBE do kishin mbajtur qëndrim. Fakti që takuan Presidentin tregon se Borchadt ishte shkelje të misionit të tij dhe ky është fakt që e pranojnë dhe vet drejtuesit e OSBE.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kriza politike në Shqipëri dhe kaosi me reformën në drejtësi dhe korrupsionin është prodhuar nga qeveria, por në këtë katrahurë kanë dorë dhe disa diplomatë që kanë dalë nga misioni dhe pozicioni i organizatave që përfaqësojnë. Kjo krizë është prodhuar nga një pjesë e diplomatëve të papërgjegjshëm që duket se punojnë me mëditje për PS dhe Rilindjen. Borchadt e mori përgjigjen dinjitoze për sjelljen prej militant politik, por do të ketë dhe të tjerë që do demaskohen shumë shpejt. Janë njerëz që kanë futur duart në reformën në drejtësi dhe kanë ndihmuar Rilindjen të sabotojë institucionet e reja. Kjo tallje e këtyre pseudo diplomatëve duhet të marrë fund.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë e...

30 Tetor 2026, 10:27
Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

26 Tetor 2026, 08:39

Mili Xhani

Etiketat e lidhura

Mili XhaniOSBE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 40 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 42 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.