Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Video editorial i “Koha Jonë”: Ushtria e të varfërve që pret shpëtim nga opozita

Editorial E premte, 7 Gusht 2020 20:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Video editorial i “Koha Jonë”: Ushtria e të varfërve që pret shpëtim nga opozita

Pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike që po e shoqëron atë ka efektet e një cunami financiar në jetën e qytetarëve shqiptarë. Një raport i organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) jep të dhëna alarmante për zhvillimet ekonomike. Si pasojë e krizës COVID-19 dhe keqqeverisjes së një mazhorance të mbytur në borxhe, numri i qytetarëve shqiptarë që mund të hyjnë këtë vit zyrtarisht në varfëri është rreth 230 mijë. Kjo shifër e frikshme i shtohet edhe rreth 200 mijë shqiptarëve të tjerë që jetonin në kushtet e mbijetesës. Pra, parashikimet  e zymta thonë se janë rreth 500 mijë shqiptarë që këto vite kanë hyrë në zonën gri të luftës për bukën e gojës, në kuptimin e plotë që ka kjo fjalë. Koncepti i varfërisë për ndërkombëtarët llogaritet mbi një bazë të thjeshtë. Për OKB-në dhe institucionet e tjera, i varfër quhet një person që ushqehet, vishet, kurohet, arsimohet dhe jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Ky është standardi ndërkombëtar që mat varfërinë, por nëse kësaj njësie matje i shtojmë të dhënat fiktive që përdorin institucionet tona, gjasat janë që gjysma e popullsisë të jetë në kufijtë e varfërisë ekstreme. Gjithsesi, shifra prej gati 500 mijë është një ushtri të varfërish që në vitin 2020 e shënjon Shqipërinë si vend të Botës së Tretë. Rritja e varfërisë na tregon se në 30 vite pluralizëm shumë pak gjëra kanë ndryshuar për shqiptarët. Gati gjysma e tyre jeton në varfëri dhe më shumë se gjysma duan të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Të vetmit që nuk shohin mizerjen që ka rrethuar qytetet dhe fshatrat shqiptarë janë elita rilindëse e dehur nga pushteti dhe zullumet. Këta të fundit, e njohin realitetin vetëm nga fotot e qytetarëve në Instagram dhe Facebook ose shohin zhvillimin ekonomik nga resortet luksoze ku jetojnë 365 ditët e vitit. Nga rrjetet e rrejshme sociale dhe mediat që transmetojnë spektakle kabare, të një Shqipërie që nuk ekziston, vendi mund të duket bukur. Por jashtë syve të mediave miope dhe larg tendave të vilave luksoze është një tjetër Shqipëri. Është një Shqipëri që ulëret nga skamja dhe askush nuk e dëgjon. Një Shqipëri që mpaket çdo ditë dhe të vetmen forcë reagimi ka arratisjen nga ky vend, siç bënte dikur para viteve ’90.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Gjeste dashurie apo show? Trekëndëshi me drama në BBVK5, publiku ”zgjedh” çiftin e preferuar

Gjeste dashurie apo show? Trekëndëshi me drama në BBVK5, publiku ”zgjedh” çiftin e pref...

20 Nëntor 2026, 15:28
Jona zbulon “sekretin” e Kledjës! Mori info Bejta? Fuego gati g*det Anjezën, nis romancën e 3-të?

Jona zbulon “sekretin” e Kledjës! Mori info Bejta? Fuego gati g*det Anjezën, nis romanc...

19 Nëntor 2026, 14:15

Ka vetëm një ditë kur kryesisht rilindja kujtohet për këtë ushtri qytetarësh dhe ajo është dita e votimeve. Në atë ditë hapen thasët me para dhe hallexhinjëve, të përbuzurve dhe përjashtuarve nga pushteti u merret vota me 20, 30 apo në rastet më të mira 50 euro. Kaq është kontrata e pushtetit me varfërinë. I jep ca qindarka ose miell e makarona një herë në 4 vjet dhe më pas nuk i hedh më sytë nga ushtria dërrmuar e Shqipërisë së varfër. Këto vota, bashkë me manipulimet, ndajnë peshoren e pushtetit dhe sado lekë të hidhen për një ditë, nuk janë asnjëherë shumë përballë miliardave të koncesioneve, vjedhjeve dhe pisllëqeve që siguron pushteti në 4 vjet. Ndaj dhe zgjedhjet këtu nuk kanë programe, nuk kanë ide dhe fitohen me çitjane dhe batuta tepsie. Sepse në fund, të varfrit blihen me pak lekë dhe kush ka barkun bosh nuk ka dëshirë të dëgjojë muzikën bajate politike. Kjo shëmti elektorale dhe tallje me varfërinë e shqiptarëve duhet të marrë fund. Beteja e kryesore e opozitës është që ushtrisë së të varfëve që ndodhet në çdo cep të Shqipërisë t’i kthejë shpresën dhe dinjitetin. Jo duke kopjuar rilindjen dhe as duke përdorur skemat e jashtëligjshme të saj. Tallja dhe njëherë tjetër me Shqipërinë e varfër do të ishte falimentim. Opozitës i duhet të prijë me program, ide dhe shpresë këtë ushtri votuesish dhe qytetarësh dinjitoz për të bërë ndryshimin kombëtar. KJ

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 9 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 17 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.